Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Sulmohet me thikë ministri i sigurisë në Indonezi, merr dy plagë të rënda në stomak
11 Tetor 2019, 07:14Nga DOSJA
INDONEZI-Nga mediat e huaja është mësuar se Ministri i Sigurisë në Idonezi është goditur rëndë me thikë. Sipas policisë vendase thuhet se autori i dyshuar është largua menjëherë nga vendngjarja.
Ndërsa pas ngjarjes së rëndë policia dyshon se personi që ka goditur me thikë ministrin ka lidhje me Shtetin Islamik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur ministri po dilte nga makina, në provincën Banten. E ndërkohë përmes kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi sulmi është arritur të shikohet agresori.
Minsitri ka marrë dy plagë të thella në stomak,por është mësuar që është jashtë rrezikut për jetën.
Një oficer policie dhe dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa dy të dyshuarit, një burrë dhe një grua, u arrestuan.
Ministri u dërgua me helikopter në spitalin e kryeqytetit Xhakartë. Ai është i vetëdijshëm, tha shefi i policisë Banten.
Policia tha që sulmuesi ishte ekspozuar ndaj “radikalizmit IS”, ndërsa shefi i Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore Budi Gunawan u tha gazetarëve se besohej se të dyshuarit ishin pjesë e rrjetit Jamaah Ansharut Daulah (JAD), i cili është i lidhur me IS.
“Nga hetimi ynë paraprak, sulmuesit e dyshuar ishin të ekspozuar ndaj radikalizmit pasi objektivi i tyre është një burokrat publik dhe anëtar i policisë, të cilin ata e panë si armik”, tha Dedi Prasetyo, zëdhënësi i policisë kombëtare indoneziane, për BBC Indonesian. “Këto profesione kërcënojnë ekzistencën e tyre.”
ANGLI – Njerëzit me sindromën Down janë tej mase të paragjykuar nga opinioni publik, si njerëz të pa aftë për të komunikuar dhe për t’ja dalë mbanë në shoqërinë...
KOSOVË- Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit, do të th...
AMERIKË – Numri i emigrantëve të cilët tentojnë të shkojnë në Amerikë në mënyrë të paligjshme, është rritur ndjeshëm këtë vit, në krahasim më 12 vite...
UGANDË – Uganda pritet të miratojë ligjin e ri, i cili dënon me vdekje njerëzit me orientimin homoseksual.Ky ligji kishte rreth 5 vite që ishte anulluar ng...
UKRAINË – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka mohuar që ka pasur ‘shantazhe’ gjatë telefonatës së tij me presidentin Donald Trump , e cila u bë buri...
TURQI – Presidenti i turqisë Erdogan, gjatë një deklaratë ka kërcënuar me tone të ashpra Bashkimin Europian, duke thënë se ajo po ndikon në agravimin e situatë...
PRISHTINE– 4 ditë pas fitores në zgjedhjet e parakohshme Lëvizja Vetëvendosje është më afër se kurrë për t’u ngjitur në pushtet. Kandidati për kryeministër, Alb...
SERBI- Një grup shqiptarësh kanë prerë në mënyrë të paligjshme një pyll afër Kursumlija dhe më pas kanë qëlluar mbi policinë serbe.Patrulla e policisë serbe ës...