LIVE UPDATES
Editorial

Gjyshja e Kosovës

24 Mars 2022, 10:41 Nga DOSJA
Gjyshja e Kosovës

Nga Enver Robelli

Jemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, planeve paszgjedhore, të preokupuar me hallet e përditshme dhe aderimet sa të papritshme po aq edhe të parëndësishme – ne harrojmë çdo ditë e më shumë. Në disa qytete të Kosovës ka rrugë që mbajnë emrin e Madeleine Albright, por sot(dje), kur ajo mbush 80 vjet, një jubile padyshim i rëndësishëm i jetës, askush, asnjë institucion dhe asnjë medium, nuk solli në vëmendjen e publikut ditëlindjen e diplomates amerikane.

«Kam qenë 59-vjeçare kur zbulova rrënjët e mia hebraike», tha Albright pasi mori detyrën e ministres së Jashtme amerikane më 23 janar 1997. Ishte gruaja e parë në postin e shefes së diplomacisë. E mbajti këtë post në kabinetin e Bill Clintonit deri në vitin 2001. Origjina e saj hebraike luajti rol edhe në formulimin e politikës së jashtme amerikane. Ishte Albright ajo që kishte ndjeshmërinë më të madhe për të drejtat e njeriut. Nga viti 1993 deri në fillim të vitit 1997 ajo ishte ambasadore e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe u ballafaqua me pasojat e politikës kriminale të Beogradit në Kroaci dhe sidomos në Bosnjë. Ndërsa diplomatë të tjerë (nga Britania apo Franca) përpiqeshin t’i fajësonin të gjitha etnitë në Bosnjë për shpërthimin e dhunës, për Madeleine Albright nuk kishte dyshim se agresori kishte emër: Slobodan Millosheviqi, Radovan Karagjiqi e Ratko Mladiqi me armatën e tyre dhe njësitë paramilitare. Kur mori postin e kryediplomates amerikane asaj nuk i duhej të ndiqte një kurs të shkurtër për të kuptuar politikën ballkanike.

Madeleine Albright u lind në një familje hebraike në Pragë më 15 maj 1937 me emrin Maria Jana Korbelová. 25 anëtarë të familjes së saj janë vrarë në Holokaust, gjenocidin nazist kundër hebrenjve. Në autobiografinë e saj kjo profesore e shkencave politike ka përshkruar rrugën e saj jetësore dhe të familjes së saj. Që në moshën dyvjeçare Albright u gjend në Londër, ku familja e saj iku nga terrori nazist në Çekosllovaki. Në vjeshtë të vitit 1945 i ati i saj u emërua ambasador çekosllovak në Beograd, ku u vendos me familjen e tij, përfshirë edhe «Madlenkën» e vogël. Pas puçit komunist në Pragë në vitin 1948 familja emigroi në SHBA. Më 1957 ajo mori shtetësinë amerikane. Prindërit i kishin folur asaj shumë për jetën si refugjatë, por jo edhe për origjinën hebraike. Madeleine u rrit me besimin katolik, të cilin e kishin përqafuar prindërit e saj. 60 vjet pasi babai i saj kishte shërbyer në Beograd si ambasador e bija e tij ishte njëra prej përkrahësve më venidmtare të bombardimit të këtij qyteti, prej nga kishte filluar fushata për vrsajen dhe pushtimin e popujve të tjerë të Ballkanit.

Gjatë kohës së ushtroi detyrën e ministres së jashtme ajo e quajti Amerikën një «komb të pashmangshëm», pa të cilin nuk mund të zgjidhen shumë probleme. Gjatë fushatës së fundit elektorale ajo ishte kundërshtare e rreptë e Donald Trumpit dhe përkrahur Hillary Clintonin. Albright u bëri apel grave të votojnë kandidaten demokrate duke thënë se në ferr ekziston një sektor për gra, të cilat nuk i përkrahin gratë. E zemëruar me deklaratat urrejtëse të Trumpit kundër të huajve, e sidomos myslimanëve, Albright paralajmëroi se në shenjë solidariteti me myslimanët do të regjistrohej si myslimane.

Në biografinë e saj ajo flet hapur për problemet me të cilat përballet një grua mes burrave në diplomaci, ajo nuk i fsheh dobësitë e saj, tregon me sinqeritet për dështimin e martesës dhe përkundër fuqisë së padiskutueshme të SHBA-ve nuk përpiqet të duket si shpëtimtare e botës.

Si grua dhe si diplomate Albright ka rrezatuar përherë elegancë. Në paraqitjet e saj publike nuk mungojnë stolitë simbolike: vathët dhe karfica e vendosur në jakë në formë të pëllumbave të paqes. Një dhuratë nga Lea Rabin, e veja e ish-kryeministrit të vrarë izraelit, Jicak Rabin, siç ka shpjeguar ish-ministrja e Jashtme amerikane. Historia e stolive të zonjës Albright është legjendare. Kur Sadam Huseini nga Bagdadi e kishte quajtur «gjarpër», diplomatja amerikane – atëbotë ambasadore e SHBA-së në OKB – ishte shfaqur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit me një stoli në jakë në formë gjarpri. Njëherë ajo e kishte përshëndetur liderin palestinez, Jasir Arafatin, me një grerëz në jakë, një shenjë e qartë e disponimit të sekretares së shtetit kundrejt kryeneçësisë së Arafatit në procesin paqësor.

Ndonëse e njohur si intervencioniste, Albright mendon se pushtimi i Irakut është katastrofa më e madhe e politikës së jashtme amerikane. «Ka dështuar politika, e cila e ka ndarë botën në të mirë dhe të këqij. (…) Iraku është shkaku i shumicës së problemeve. Ka qenë një luftë e dëshiruar, jo e nevojshme, e cila jo patjetër është dashur të zhvillohet në momentin e zgjedhur kohor, sepse ne ende nuk i kishim kryer punët tona në Afganistan”, ka thënë Albright në një intervistë me radion gjermane Deutschlandfunk. Ajo është kritike edhe ndaj retorikës që e barazon fenë islame me terrorizëm. «Islami nuk është fe e luftës. Shumë njerëz i ndërlidhin terroristët me islamin – ky është gabim. Në realitet islami është fe paqësore. Ekstremistët radikalë barazohen me islamin. Ne, ndërkaq, nuk lejojmë që feja e krishterë të definohet nga Ku-kluks-klani», ka deklaruar Albright në një intervistë me gazetën gjermane «Süddeutsche Zeitung».

Një temë e përhershme e saj mbetet Kosova, ku ajo gëzon imazhin e një heroine, në vende të tjera, ndërkaq, e fyejnë si «kriminele e luftës», së fundi në Pragë në vitin 2012 nga ana e anëtarëve të shoqatës «Přátelé Srbů na Kosovu» (Miqtë e serbëve në Kosovë). Para disa vitesh Albright ka thënë se njerëzit në Kosovë dinë ta çmojnë faktin se tani janë pjesë e botës së lirë: «Pas fitores sonë në Prishtinë u mblodhën shumë njerëz, të cilët bartnin transparente ku shkruante: Faleminderit, Amerikë! Çfarë më gëzon edhe më shumë: vitin e kaluar, më 4 korrik, në ditën e Pavarësisë së Amerikës, atje u mbajt një koncert i madh roku. Aty kam kuptuar se Kosova vërtet është një vend ku neve amerikanëve na duan. Mua po më tregojnë se atje është një gjeneratë e vajzave, të cilat mbajnë emrin Madeleine. E pranoj: kjo është një ndjenjë shumë, shumë e mirë».

Albright ka folur edhe për sulmet e vazhdueshme që i bëhen asaj nga Serbia, madje drejtori i kopshtit zoologjik të Beogradit me qejf lavdërohej para vizitorëve me një kobra, të cilën në vitin 1999 e ka pagëzuar me emrin «Medeleine». «Kjo nuk më befason. Edhe Arafati më ka quajtur gjarpër. Serbët më urrejnë edhe më shumë. Ata, me sa duket, ende besojnë se unë jam fajtore për mjerimin e tyre dhe jo Slobodan Milosheviqi dhe ideja e tij e çmendur për perandorinë serbomadhe. Unë kam qenë në Vukovar, kur qyteti ende ishte në duar të serbëve, dhe kam dashur të përzihem mes popullit të thjeshtë. Por njerëzit iknin. Meqë unë e kuptoj gjuhën (serbishten), kam dëgjuar se si më quanin kurvë. Më kanë gjuajtur me gurë», ka treguar Albright. Ajo ka thënë se nuk beson që do të shkojë ndonjëherë në Serbi, në një vend «ku mua më quajnë kurvë amerikane». Ka një vend ku Albright do të pritet përherë me dashamirësinë më të madhe. Ai vend është Kosova.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial enver robelli vdes madeleine albright enver robelli vdes madeleine albright

Sondazh

Poll
Editorial 23 Mars 2022, 14:23

Pse të ndalemi vetëm tek oligarkët rusë?

Nga Yanis VaroufakisMjaftoi që Roman Abramovich, i sapo shënjestruar nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj oligarkëve rusë, të njoftonte se po shiste klu...

Editorial 22 Mars 2022, 09:16

Iku apo s’iku?

Nga Meri LikaLulzim Basha dje bëri një hap pas. Nuk them dorëheqje sepse vetëm e tillë nuk mund të quhet. Sipas mendimit tim, media gaboi kur e quajti dorëheqje...

Editorial 21 Mars 2022, 19:15

Basha dështoi edhe me dorëheqjen

Nga Enton AbilekajTIRANË– Dorëheqja si akt personal nuk mund të mos përshëndetet. Pavarësisht vonesës, pavarësisht pasojave, është gjithmonë një mund...

Editorial 16 Mars 2022, 11:03

Çfarë ndodh pas Ukrainës

Nga Ben BlushiSa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot...

Editorial 15 Mars 2022, 08:00

Qenkam me Putinin dhe s’e paskam ditur!

Nga Meri Lika Që ta dini, dje e mora vesh se unë jam me Putinin dhe sa për dijeni këtë nuk e mora vesh nga persiatjet e mia. Pozicionin tim të armikut, ma sqaro...

Editorial 13 Mars 2022, 12:45

Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj“Paketa e Rezistencës” nuk rezistoi as 24 orë, nuk mjaftoi as për të ulur pak numrin e protestuesve, as për të rrëzuar ndonjë prej kërkesave t...

Editorial 13 Mars 2022, 10:30

Humbësi etik

Nga Meri LikaNë politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të hu...

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!