LIVE UPDATES
Editorial

Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

13 Mars 2022, 12:45 Nga DOSJA
Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj

“Paketa e Rezistencës” nuk rezistoi as 24 orë, nuk mjaftoi as për të ulur pak numrin e protestuesve, as për të rrëzuar ndonjë prej kërkesave të tyre. Edi Rama po bredh me dëshpërim nëpër biznese sot, duke tentuar të bëjë ritualin e ndarjes së shqiptarëve në të mirët që heshtin dhe e falendrojnë dhe në të këqinjtë që prostestojnë poshtë zyrës së tij.

Paniku që e ka kapur që ditën e parë të protestës, mungesa e qetësisë dhe pastaj reagimi i menjëhershëm me çmimin e naftës, pasi refuzoi të ndërhynte për ditë me radhë, vetëm sa e ekspozojnë si fajtor që po hedh paketa dhe propagandë për të mbuluar fajin në kohë krize.
Faji i tij nuk është vetëm mbingarkimi i ekonomisë me borxhe të brendshme dhe të jashtme për rrugë nga 20 milionë euro kilometri që shkojnë pa tender tek klubi i biznesmenëve ekskluzivë që vazhdon t’i shtrëngojë fort edhe në krizë. Rritja e borxhit është vetëm një nga arsyet që sot qeveria i ka duart e lidhura për të marrë masa, është një nga fajet që po mundohet të fshehë.

Ato 30 mijë lekë të vjetra, që do të japë për shtresat në nevojë, nuk krahasohen me asnjë nga masat që vendet fqinje, po aq ose më të varfra se Shqipëria kanë marrë, duke hequr taksa dhe akciza dhe duke subvenionuar çmime. Kjo për shkak të borxhit të rritur për shpenzime luksi, për PPP, rrugë 300 milionë euroshe që nuk bëjnë, koncesione qindramilionëshe që as nuk funksionojnë por vetëm sa ushqejnë parterët e klubit ekskluziv.

Mbështetja për cmimin e energjisë faturën e të cilës e shpall 200 milionë euro, rezultoi një mashtrim kur vendi, jo vetëm ka 2 javë që nuk importon energji, por sipas ministres së Energjetikës, po depoziton energji për ditë më të vështira. As çmimi 61 lekë për kilovat, nuk ka lidhje me realitetin, pasi edhe nëse blihet kaq në import, në rastin më të keq, është vetëm 30 për qind e asaj që shpenzohet.

Në fakt Qeveria po fitonte nga kriza, protesta vetëm sa i uli marzhin e fitimit. Rritja e çmimit të naftës, bashkë me efektin zinxhir që shkaktoi tek produktet e tjera, veçanërisht ato ushqimore, i dha një rritje të ndjeshme të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), që në buxhetin e 2022 ishte llogaritur me çmimet e ulëta të 2021. Në vend që ta bënte TVSH nominale, ta mblidhte në vlerën e parashikuar kur u miratua Buxheti, Edi Rama veproi si spekulantët, duke arkëtuar pa u ndjerë dhe duke dalë nga 3 herë në ditë në media për t’i bërë PR-in zhvatjes.

Akoma sot nuk flet për të ardhurat shtesë në buxhet për shkak të rritjes së çmimeve, akoma sot nuk bën transparencë sa hyjnë dhe sa dalin nga buxheti për shkak të krizës, akoma nuk e dimë sa për qind të energjisë importuam, importojmë apo pritet të importojmë, sa shkon cmimi nëse llogaritet dhe prodhimi vendas, a kanë importuesit rezerva 3-mujore apo do të kemi mungesë nafte në të ardhmen e afërt, ashtu siç parashikon ai dhe ministrja e energjetikës.

Nuk e dimë a ka rezerva në drithë, apo në produkte të tjera jetike, që, jo vetëm të mbrojnë rritjen e cmimit, por edhe të garantojnë furnizmin e tregut të paktën për disa muaj. Këto masa i ka marrë tashmë çdo vend i Ballkanit, përveç Shqipërisë, i kanë bërë publike të gjitha qeveritë e Ballkanit përveç Qeverisë spekulante të Edi Ramës.

Në vend të transparencës, në vend të daljes përpara publikut me shifra dhe me fakte, në vend të daljes përpara mediave për ballafaqimin e fakteve, del në Instagram, të gënjejë kë të mundet. Paraqet paketën e ndërhyrjes së Qeverisë në krizë në atë platformë ku lundron për të blerë online modelin e fundit të citjaneve firmato.

Pastaj me citjanet firmato, me ndriçuesin 10 mijë euro në sfond, merr shprehjen e fytyrës së Sokratit të vuajtur dhe fillon propagandën. Kur propaganda nuk funksionon për të proshur protestën, kur e kupton se monologjet e përsëritura përpara webcam-it high definition nuk i dëgjon më njeri, vendos që ta fusë propagandën tek fatura e dritave, ashtu siç futi në telefonat e çdo shqiptari këshillat prej eksperti të pandemisë.

Njësoj si për pandeminë, kur me dy paketa të turpshme ndihmash, i la qytetarët vetëm përballë faturave të shtrenjta dhe mungesës së mjekimit, duke u kujdesur vetëm të rregullonte statistikat e fataliteteve, edhe sot, po nxjerr të njëjtin lloj pakete ndihme të shoqëruar me propagandën tipike të Pushtetit totalitarm, asaj që nuk i shmangesh dot, as kur mbyll TV, as kur mbyll telefonin. Tani ajo të vjen në shtëpi me faturën e energjisë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial enton abilekaj proteste kunder rritjes se cmimeve enton abilekaj proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll
Editorial 13 Mars 2022, 10:30

Humbësi etik

Nga Meri LikaNë politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të hu...

Editorial 11 Mars 2022, 17:50

Dy rastet e sindromës së të pasmes në ujë

Nga Meri LikaKemi një shprehje ne shqiptarët “i ra b*tha në ujë”. Në këtë situatë është sot lideri ynë suprem, pas protestave kundër rritjes pa frena dhe pa asn...

Editorial 8 Mars 2022, 13:08

Qëndrimi i Bashës i shërben vetëm Edi Ramës

Nga Dosja.alPërpjekjet e Lulzim Bashës për të qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas disfatës së 6 marsit, morën një goditje të rëndë mbrëmjen e së hënës, ...

Editorial 7 Mars 2022, 15:05

Mundësia e fundit që fitoi PD në 6 mars

Nga Enton Abilekaj Lulzim Basha i befasoi të gjithë me daljen përpara mediave në mëngjesin pas disfatës. Pa folur akoma fituesi i zgjedhjeve të pjesshme, Edi Ra...

Editorial 1 Mars 2022, 10:28

E ardhmja e vjedhur e Rusisë

Nga Joschka Fischer“Project Syndicate”Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka nisur luftën kundër Ukrainës. Ky është një moment vendimtar p...

Editorial 26 Shkurt 2022, 12:45

As kriza nuk e bëri Kryeministër

Nga Enton AbilekajI pyetur në Konferencën për shtyp pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, nëse qëndrimi i Serbisë kundër sanksioneve për Rusinë do të ndikon...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet