LIVE UPDATES
Editorial

Iku apo s’iku?

22 Mars 2022, 09:16 Nga DOSJA
Iku apo s’iku?

Nga Meri Lika

Lulzim Basha dje bëri një hap pas. Nuk them dorëheqje sepse vetëm e tillë nuk mund të quhet. Sipas mendimit tim, media gaboi kur e quajti dorëheqje. Dorëheqja ka veprimin e heqjes së dorës dhe bërja një hap pas ka veprimin e të ecurit një hap pas, në rrugën që tashmë e ke bërë një herë. Të bësh një hap prapa, ashtu si Lenini, i cili thoshte “dy hapa para një hap pas” do të thotë që të kesh mundësinë të kthehesh pas dhe të mund të korrigjosh gabimet që ke bërë.

Shumë mund të jenë entuziazmuar nga ky “hap pas”, duke me menduar se më në fund Lulzim Basha, ky lider i vockël që do të rri i ngjitur me një karrige të madhe, dha dorëheqjen kurse unë nuk u entuziazmova aspak. Sipas mendimit tim, ai nuk është dorëhequr, madje mund të them se ai nuk ka aspak ndër mend që të iki por, në gjithë këto ditë kur luante kukafshehti me kamerat, ka menduar se si mund të krijonte mundësinë që të rikthehej sërish e tashmë e ka lënë këtë mundësi, me klauzolën “pas zgjedhjeve lokale të vitit tjetër”.

“Një lider është një person që e di se ku dëshiron të shkojë dhe ngrihet e shkon,”- ka thënë John Erskine.

A e di Lulzim Basha se ku dëshiron të shkojë? Sipas mendimit tim, po ai e di se ku dëshiron të shkojë, problemi është se ai nuk ngrihet dot që të shkojë atje ku dëshiron, sepse që të ngrihet dhe të përpiqet të shkojë do të thotë të përballet. Nëse deri para 6 marsit, ai dhe përkrahësit e tij mendonin se mund t’ia dilnin në përballje për 100 mijë arsye që, me imagjinatat e tyre të blinduara, rrugës gjenin apo stisnin, sot, të gjithë e dinë se kjo përballje është e humbur. Dje kam dëgjuar shumë analistë të cilët kërkonin që edhe Berisha të tërhiqet dhe të bëj një hap pas ashtu si Basha.

Unë nuk mendoj kështu.

Për mua Berisha është fajtor që vendosi në krye të PD-së një lider flluskë.

Për mua Berisha është fajtor që për tetë vite nuk reagoi.

Për mua Berisha është fajtor që pas kuvendit të 11 dhjetorit, në 8 janar shkoi të merrte selinë me lajmërime dhe paralajmërime.

Por për mua Berisha nuk është fajtor pse arriti që me votën e 6 marsit të tregonte se në stadium në 11 dhjetor ishin më shumë delagatë se 5004 delegatët e ulur në 1800 karriget e pallatit të kongreseve në 18 dhjetor.

Për mua Berisha nuk është fajtor që me votën e 6 marsit, tregoi se kryesinë e partisë demokratike të vulës nuk e mbështeste as kryesia vetë.

Për mua Berisha nuk është fajtor pse do të garojë edhe pse ne të gjithë e dimë se ai do të fitojë këdo që të ketë përballë, edhe pse me një non-grata mbi kurriz.

Për mua Berisha nuk është fajtor, që të sëmurës të politikës dhe opozitës shqiptare e cila ka 9 vite që lëngon, i dha një goditje me electroshock e tani të gjithë ne, që duam një opozitë, jemi duke pritur njësoj si mjeku, i cili pasi i ka dhënë pacientit goditjen elektrike, pret me shpresë kthimin e tij në jetë.

Në këtë moment Partia Demokratike e vulës, të vetmen gjë që mund dhe duhet të bëj është ta hapet pa kufizime, e pa bërë ndarje në të pezulluar apo të përjashtuar, pa vendosur kushte fëmijësh (humbësi nuk mund të vendos kushte, dreqi e mori) “unë do iki po iku dhë ai tjetri”, të cilat më kujtojnë historinë e dy vëllezërve të varfër, ku njëri prej vëllezërve i lutej Zotit që të jepte pasur e Zoti ia plotësoj dëshirën. Vëllai tjetër kur e pa se vëllai i tij u pasurua filloi t’i lutej edhe ai Zotit. Pas shumë lutjesh Zoti e dëgjoi dhe e pyeti nëse donte që ta pasuronte edhe atë, por ai i tha “Jo, o Zot, kam vetëm një lutje. Hiqja pasurinë vëllait tim”.

Unë dua, uroj dhe shpresoj që, pas electroshock-ut, të ndodhë kthimi i opozitës në jetë, sepse dua një opozitë që t’i japë fund zullumeve të pushtetit.

Unë dua, uroj dhe shpresoj që kryesia e kryetarit, që është një hap pas, të dalë nga flluska ku ka hyrë dhe të frymojë ajër opozitar.

Unë dua, uroj dhe shpresoj që Partia Demokratike të heq bunkerizimin fizik, moral dhe mendor.

Gara është ajo që i realizon të gjitha këto, pa kufizime, pa afate absurde, pa kushte dhe pa hile e mendime të mbrapshta.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial kryesore editorial nga meri lika meri lika editorial nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 21 Mars 2022, 19:15

Basha dështoi edhe me dorëheqjen

Nga Enton AbilekajTIRANË– Dorëheqja si akt personal nuk mund të mos përshëndetet. Pavarësisht vonesës, pavarësisht pasojave, është gjithmonë një mund...

Editorial 16 Mars 2022, 11:03

Çfarë ndodh pas Ukrainës

Nga Ben BlushiSa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot...

Editorial 15 Mars 2022, 08:00

Qenkam me Putinin dhe s’e paskam ditur!

Nga Meri Lika Që ta dini, dje e mora vesh se unë jam me Putinin dhe sa për dijeni këtë nuk e mora vesh nga persiatjet e mia. Pozicionin tim të armikut, ma sqaro...

Editorial 13 Mars 2022, 12:45

Propaganda në faturën e dritave, Rama nuk mjafton

Nga Enton Abilekaj“Paketa e Rezistencës” nuk rezistoi as 24 orë, nuk mjaftoi as për të ulur pak numrin e protestuesve, as për të rrëzuar ndonjë prej kërkesave t...

Editorial 13 Mars 2022, 10:30

Humbësi etik

Nga Meri LikaNë politikë, ekziston një term për ata që humbasin dhe largohen me dinjitet, quhen Humbës Etik.  Humbësit etik janë ata që preferojnë më mirë të hu...

Editorial 11 Mars 2022, 17:50

Dy rastet e sindromës së të pasmes në ujë

Nga Meri LikaKemi një shprehje ne shqiptarët “i ra b*tha në ujë”. Në këtë situatë është sot lideri ynë suprem, pas protestave kundër rritjes pa frena dhe pa asn...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet