LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTOT-P2/ Çfarë shohin politikanët në rrjetet sociale, Yuri Kim ndjek Samir Manen por s’lë pas dore ‘Luli Bashën’, s

24 Tetor 2020, 16:07 Nga DOSJA
FOTOT-P2/ Çfarë shohin politikanët në rrjetet sociale,

TIRANË– Aktiviteti në rrjetet sociale është bërë i pashmangshëm për të gjithë milenialët. Të përfshirë si kurrë më parë janë edhe figurat publike, të cilët përveçse kalojnë kohën e tyre, e përdorin edhe për promovimin e vetes, tek e fundit krijojnë bazat e tyre të ndjekësve besnikë, të cilët protencialisht mund të kthehen edhe në votues.

Në pjesën e dytë të vëzhgimit të bërë nga Dosja.al, janë zgjedhur 6 personazhe të tjerë që kalojnë kohë më shumë se të tjerët në rrjete sociale, ku ndjekin të preferuarit e tyre. Disa prej tyre janë mjaft popullorë, ndërsa të tjerë zgjedhin të kenë 0 ndjekës, për të ruajtur profilin e tyre sa më diskret që të jetë e mundur.

Një prej tyre që nuk jep asnjë detaj lidhur me pëlqimet apo ndjekjet e tij është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit nuk ndjek asgjë dhe askënd, por ka mijëra persona që i shikojnë gjithë çka poston, duke përfshirë fëmijët dhe qenushët e tij.

Pasardhësi i tij në detyrë, Sandër Lleshaj, ashtu si kryeministri Edi Rama është i apasionuar pas arredimit. Mesa duket Lleshaj nuk ka një shtëpi të madhe pasi kërkon vetëm “small space living(shqip;jetesa në hapësira të vogla).

Në profilin e Lleshaj vihet re se sheh vetëm punën e tij. Literalisht! Ministri ndjek vetëm Ministrinë e Brendshme dhe ambasadorin shqiptar, Marc Ghorayeb, i cili është përfshirë në detyrën për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve në kampin e Al-Holit në Siri.

Meqë jemi tek ambasadorët, edhe e deleguara e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është mjaft aktive. Ajo ndjek politikanë shqiptare, por vendin kryesor ia zënë socialistët: Taulant Balla dhe Erion Braçe. Po ashtu një “follow” e ka merituar edhe miku i saj “Luli Basha”, i cili drejtorin Partinë Demokratike.

Kim duket e interesuar shumë edhe për kulturën shqiptare, dhe ndjek disa nga bizneset e guidave turisitike në vend dhe faqen e arkeologes shqiptare, e cila publikon fakte për vendin tonë dhe kulturën e lashtë që na përfaqëson. Gazetarët nuk mungojnë dhe po ashtu njerëzit e artit. Ashtu siç tha edhe vetë në intervistën e saj me gazetarin Blendi Fevziu, ajo “faleminderit Zotit” ka njohur edhe miq artistë në Shqipëri. Një ndër to është edhe drejtuesja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela.

Biznesmenët nuk kishin si të mungonin. Mesa duket ambasadorja Kim ka zgjedhur një nga një më të përfolurit, Samir Manen, në resortin e të cilit kaloi edhe pushimet e verës (Shiko këtu). “Qokën e follow për follow”, Kim ia ka bërë edhe kolegëve të tjerë ndërkombëtarë në Shqipëri.

Meqë jemi tek biznesmenët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndjek Fatmir Hysenbelliut. Sigurisht që nuk mungojnë kolegët (vetëm socialist sigurisht) por edhe skuadra e tij e zemrës, Bayern Munchen. Ndërsa për gjërat që kërkon në Instagrim, Balla tregon natyrën e tij romantike… Ai kërkon bashkëshorten, Iris Pekmezin por edhe dashurinë e tij të dytë (ose dhe të parë nuk dimë të themi) Partinë Socialistë të Shqipërisë.

Ndërsa zv.kryeministri Erion Braçe është shumë popullor. Ndjek pafund njerëz, shefa kuzhinë, moderator, faqe memesh dhe aktorën e “Casa de Papel”, Urusla Corbero ose e njohur ndryshe se “Tokyo”. Epo qenka me shije… Nga ndjekësit e tij kuptuam edhe për kë bën “tifo” Braçe në zgjedhjet që do të zhvillohen në Amerikë më 3 nëntor.

Socialisti mbështet kandidatin për president Joe Biden, ndërsa Donald Trump-in nuk e ka farë në listë. Qindra ndjekësit e tjerë, ose janë biznese botërore, ose futbollistë të skuadrave të tij të preferuara, Italisë dhe Juventuesit. Epo e ka me pasion…

Nga vëzhgimi i bërë, Braçe pëlqen shumë teoritë konspirative pasi kërkon postime për rrjetin e shumëpërfolur 5G, por një pjesë të kohës e kalon edhe me arkitekturën. Pra përveç punëve të qeverisë, sportit ka edhe për çfarë tjetër flet me kreun e qeverisë. (Lexo këtu)

Pak i dyshimtë është fakti që nuk e ndjek kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Por ç’të themi, një familje e madhe janë, edhe ndodh të zihen. Nejse se fshehim dot kuriozitetin për të zbuluar se përse kanë pasur mosmarrëveshje.

Jemi që jemi tek Veliaj, i hedhim një sy edhe profilit të tij. Ata që ndjek Veliaj konsistojnë në anëtarë të Partisë Socialiste, gazetarë, faqe të huaja lajmesh por edhe këngëtarë. Enca, Capital T, Mariza Ikonomi, Ermal Mamaqi janë në listën e të preferuarve të Veliaj. Por ky ndryshe nga Braçe ka zgjedhur një tjetër të preferuar për garën presidenciale në Amerikë. Ka zgjedhur atë dhe të vetmin, Donald Trump.

Sa i përket “tageve” më të kërkuara, kryebashkiaku intersohet vetëm për ide sa më inovative. Kërkon foto dhe postime për: 100 vjetorin e Tiranës, planifikimin urban, vende turistike në Tiranë dhe… veten e tij… Kushedi çfarë se për çfarë!

Meqë iu futëm “me kokë” socialistëve, duhet ta mbyllim siç duhet! Nuk mund që të bënim dy artikuj dhe mos të kontrollonim njëherë figurën më të rëndësishme të dekadave të fundit, ish-kryeministrin Fatos Nano. Faqja e vetme që gjetëm ishte e pacertefikuar, gjë që tregon se mund të mos menaxhohet nga ai por megjithatë ia hodhëm një sy vëzhgues. Në faqen që gjetëm, Nano ndiqte vetëm 5 llogari; atë të pasardhësit të tij, Edi Rama dhe socialistin tjetër Pandeli Majko. Nëse mendoni se është çudi që Nano ndjek kreun e PAA-së, Agron Dukën, ç’mund të na thoni për faqen e personazhit të animuar të pinguinit “Pingu“?

Personazhi më i vetmuar i rrjeteve sociale duket se është ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Ai ndiqet vetëm nga të rinjtë e LSI-së, pasi as Monika Kryemadhi dhe as presidenti Ilir Meta, edhe pse e duan shumë nuk ia “kanë varur” për t’i bërë ndonjë follow. Por kjo se ka penguar “Titin” që të ndjekë ata që do ai… Duke përfshirë faqet e memeve, juristen Eni Çobani dhe ish-zv.kryeministrin italian, Matteo Salvini.

Në dy artikujt vihen re qartë interestat e politikanëve shqiptarë; vetja e tyre; puna e tyre; skuadra futbolli dhe këngëtarë… Po ju të njëjtat interesa keni???

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete erion brace erion veliaj fatos nano petrit vasili politikanet ne instagram taulant balla yuri kim erion brace erion veliaj fatos nano petrit vasili politikanet ne instagram taulant balla yuri kim


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Tetor 2020, 14:33

TIRANË -Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme është shfaqur ndryshe nga herët e tjera në rrjete sociale duke postuar një foto me bashkëshorten, Lindën.T...

Art&Argëtim 24 Tetor 2020, 08:18

Arnold Schwarzenegger operohet në zemër sërish

SHBA- Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar përsëri një operacioni të ri zemre, i cili këtë gjë e ka bërë edhe para dy vitesh për të zëvendësuar një valvul p...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj