Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË- Gjergj Fishta u lind ne Fishtë të Zadrimës me 23 tetor 1871 dhe u pagëzua me emrin Zef. Marian Pizzochini, themeluesi i seminarit franceskan në Troshan të Lezhës, ua kërkoi prindërve ta bënte frat. Ai e dërgoi në kolegjin Franceskan të Shkodrës deri më 1982 e më vonë në kolegjin Franceskan në Troshan. Më pas Fishta studioi filozofi e teologji në Bosnje. Viti 1894, 23 vjeç, e gjen meshtar në Troshan.
Më 1899 qe ndër anëtarët themelues të shoqërisë “Bashkimi”. Më 1902 u bë i pari drejtor shqiptar i Gjimnazit Françeskan në Shkodër. Porsa mori drejtimin e shkollës, ndërroi gjuhën e mësimdhënies nga italishtja në gjuhën shqip. Më 15 shkurt 1907 me Gjeçovin themeloi të parën bibliotekë shkollore në viset shqiptare.
Ishte përkthyes i Shqipërisë në Konferencën e Versajës 1919, dhe sekretar I delegacionit shqiptar në konferencën e paqes së Parisit. Ishte deputet i Shkodrës dhe në 1921 ishte zv/kryetar i parlamenti. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937).
Fishta është nderuar me dekoratën Maarif Nisani Klasi II (e para nga e majta), nga Sultan Mehmed V në 1912. Iu dha Kryqi i Kalorësit i Urdhrit Perandorak të Austrisë Franz Joseph (e dyta nga e majta). Në vitin 1925 iu akordua “Medaglia di Benemerenza” nga Papa Piu XI (e treta nga e majta). Në vitin 1931, iu akordua medalja “Komandant i Urdhërit të Feniksit” nga qeveria Greke (Medalja e varur në qafë).
At Gjergj Fishta vdiq më 31 dhjetorit 1940 dhe u varros ne kishën e Gjuhadolit në Shkodër. Pas vitit 1945, regjimi komunist e censuroi poetin kombëtar Gjergj Fishta. U hoq vepra e tij nga qarkullimi letrar, u ndalua studimi i tij institucional, për të shkaktuar një nga vakuumet më të tmerrshme në kulturën kombëtare.
Më 1967 varri i Fishtës u dhunua, dhe sipas dëshmitarëve okularë, eshtrat u hodhën në lumin Drin. Ceremonia e rivarrimit te poetit bëhet me 29 dhjetor 1996 në Kishën franceskane të Gjuhadolit, Shkodër. Më 23 tetor 2020 inagurohet shtëpia e lindjes së poetit në Troshan të Lezhës.
Foto nga Kel Marubi e vitit 1931/ Përpunuar me ngjyra për DOSJA.al nga Suad Barbullushi
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Përjashtimi i konkurentes Shqipja nga emisioni ‘Përputhen’ solli reagimet të shumta në studio e sidomos në rrjetet sociale.Të shumtë ishin at...
TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe Linda festojnë sot përvjetorin e tyre të dhjetë të martesës. Mirëpo nga ana tjetër edhe Armina Mevlani së bashku me djalin e is...
Nga Fjola Graçi-Dosja.alTIRANË- Kush i frymëzon, kush i vesh, kush i bën për të qeshur?! Këto janë pyetje që shumëkujt i kalojnë nëpër mend kur një ...
TIRANË- Fifi ka folur aq shumë për personin e saj të zemrës saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, por këtë herë kapet mat ...
TIRANË- Modelja Emina Cunmulaj ka treguar shpesh me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet e saj sociale lidhjen e ngushtë që ka patur me nënën e saj, e c...
TIRANË- Marina Vjollca është padyshim një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar, e cila së fundmi ka tërhequr edhe vëmendjen e artistit me famë botë...
TIRANE– “Edhe një herë, thashethemet e tmerrshme të lajmeve na kujtojnë se një koleksion disqesh nuk ka vetëm vlerë muzikologjike dhe rekreative, por edhe vlerë...
SHBA- Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar përsëri një operacioni të ri zemre, i cili këtë gjë e ka bërë edhe para dy vitesh për të zëvendësuar një valvul p...
TIRANË- Këngëtarja Tuna, ka vendosur të shkëputet përkohësisht nga muzika. Burime pranë “Prive” kanë bërë me dije se në muajt në vazhdim nuk do të ketë ndo...