LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTOT-VËZHGIMI/ Çfarë shohin politikanët shqiptarë në Instagram, Rama i ‘marrosur’ pas Adidas dhe Yamamoto, Kryemadhi

24 Tetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
FOTOT-VËZHGIMI/ Çfarë shohin politikanët shqiptarë

Nga Fjola Graçi-Dosja.al

TIRANË- Kush i frymëzon, kush i vesh, kush i bën për të qeshur?! Këto janë pyetje që shumëkujt i kalojnë nëpër mend kur një lider politik i del në ekranin e televizorit apo telefonit. Instagrami! Rrjeti social që ka krijuar varësi në miliona adoleshentë dhe të rinj në mbarë botën e ka hedhur “grepin” edhe në Shqipëri. Të gjithë politikanët, duke nisur në ata të niveleve më të larta, që nga kryeministri e deri tek zyrtari më i fundit i administratës, përdorin Instagramin, si rrjet komunikimi, pune, por edhe frymëzimi. ndjekin? Kush i ndjek? A është edhe për politikanët rregulli “Followback” dhe “unfollow” kur raportet janë vaj apo të tensionuara? Dosja.al ka bërë një vëzhgim të detajuar në profilet e politikanëve kryesorë në Shqipëri, ku jemi surprizuar jo me pak të dhëna

Kryeministri Edi Rama, me një popullaritet të admirueshëm në Instagram, prej gati 451 mijë ndjekësish, ndjek vetëm 16 llogari të tjera, të cilat siç edhe do i shihni i ka zgjedhur me merak. Për të qenë i pari në kohë me çdo model të atleteve “Adidas” që dalin në treg, kryeministri ndjek faqen zyrtare të kompanisë, ku lançohen risitë e gjigantit botëror të veshjeve sportive. Nëse në samitin e radhës e shihni me një palë atelete të reja “Adidas”, mos i ‘vini’ faj… dijeni se nuk mundi ti rezistonte tundimit për një palë “Stan Smith” të reja, akull si dëbora me ajrosje dhe dizenjo të re.

Por atletet duket se nuk janë “mëkati” i vetëm i Ramës në Instagram. I mbani mend “shallvaret” e famshme, që kryeministri i ka inaguruar sa herë që ka ngjarje të rëndësishme. Për t’i “porositur” i pari, Rama ndjek në Instagram “Yamamoto”, për të na befasuar sa herë i jepet mundësia

Kryeministri e ka kufizuar numrin e llogarive që ndjek në Instagram, duke hequr çdo negativitet që mund t’i dalë përpara nga rivalët. Rama nuk ndjek as konkurrentin e tij, Lulzim Basha, as presidentin Ilir Meta, as Ambasadën Amerikane, dhe as ndonjë nga vartësit e tij të besuar. Të vetmit shqiptarë të njohur në Instagramin e kryeministrit, janë dy pjesëtarët e tij të familjes, Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes, Lindës, dhe Greg Rama, djali i madh i Edi Ramës. A gjen “paqe” dhe frymëzim shefi i ekzekutivit në Instagram? Këtë nuk e dimë me siguri, por një element i veçantë është se Rama ndjek hashtagun “architechture”, ku miliona postime që lidhen me dizajnin, projektimin e ndërtesave, dhe arredimin e brendshëm të shtëpive apo zyrave. Një Instagram i “personalizuar” dhe tërësisht privat, ky është përshkrimi që ne të Dosja.al do të thonim nëse do të na pyesnit ta jepnim në një fjali, aktivitetin e kryeministrit në këtë rrjet social.

Një pamje tërësisht tjetër vjen disa qindra metra larg zyrës së kryeministrit. Teksa kalon Bulevardin, në selinë blu, në zyrën e tij, kandidati i ardhshëm për kryeministër, Lulzim Basha, me gjasë përdorues i vetë llogarisë së tij, Instagramin e përdor si rrjet “pune”. Kryedemokrati ka një llogari modeste me rreth 70 mijë ndjekës, ndërsa vetë është sërish i kursyer, ndjek vetëm 30 ‘llogari’.

dallim nga kryeministri që ndjek atletet dhe shallvaret, Basha ndjek të parën ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për ta pasuar me të tjerë zyrtarëlartë amerikanë, duke nisur që nga presidenti Donald Trump, e për të vijuar tek ish-presidenti George Bush. Një vend të veçantë për të zë edhe Gjermania. Kryetari i PD-së, ndjek kancelaren Angela Merkel, disa media kryesore evropiane…por asnjë zyrtar të partisë që drejton apo të shtetit shqiptar.

I padekriptueshëm Basha…

Nëse kryetari i Partisë Demokratike është shumë vështirë të lexohet përmes rrjeteve sociale, situata është ndryshe në Presidencë. Presidenti Ilir Meta në “Instagram” është një ‘libër i hapur’… Presidenti ndjek vërtet pak persona, por siç e thotë edhe populli “pak e saktë”. Meta nuk ndjek asnjë “hashtag”, por ndjek 18 llogari interesante. Duke nisur që nga futbollisti shqiptar Arlind Ajeti, Meta nuk e fsheh pasionin për këtë sport të vështirë, e shumë larg peshëngritjes ku ai njihet si “kampion”. Kreu i shtetit nuk lë pas dore mikun e tij të ngushtë Bes Kallakun, të cilin e ndjek për t’u siguruar që i del në “feed” çdo postim i tij.

Po po, të gjitha ato postime për ekipin e “Celticut” ia kanë vlejtur barra qiranë. Presidenti ndjek faqen zyrtare të ekipit, për të parë kur luajnë, ku, dhe çdo detaj tjetër me rëndësi, por edhe të preferuarit e tij në skuadër, Kristoffer.v.ajer.

Presidenti mes Donald Trump dhe Joe Biden duket se e ka bërë zgjedhjen e tij, pasi ndjek Trump. Në Evropë, qëndrimi i tij është i qartë. Kancelarja Angela Merkel është e preferuara e tij, ndërsa të shoqen Meta e ka “lënë” pas dore, e po ashtu edhe mikun e tij të veçantë, doktor Sali Berishën. Presidenti ndjek këngëtaren Bebe Rexha, e njohur për afërsinë farefisnore me Monika Kryemadhin, por nuk e ndjek të shoqen, ndërsa nuk e ka kursyer butonin për këngëtaren Dua Lipa. I çuditshëm Meta….

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e përdor “Instagram” thjesht si “network” të thjeshtë për ta patur aktiv. Me një numër modest ndjekësish, krahasuar me milionin e famshëm në Facebook, ku Berisha mban rekord me postimet për qytetarin dixhital, ai i ka të “zgjedhur” ndjekësit. Berisha ndjek vetëm 4 llogari, ose më mirë le të themi, ndjek familjen e tij. Ish-kryeministri ndjek të birin, Shkëlzenin, por jo bashkëshorten e tij të ardhshme Arminën, dhëndrin, Jamarbërin, zëdhënësen e tij, Erla Mëhillin dhe Fondacionin për Fëmijët Shqiptarë që drejtohet nga e shoqja, Liri Berisha. Berisha nuk ndjek as mikun e tij Ilir Meta, duke i “mbajtur inat” për mos-ndjekjen nga presidenti i pari, as kryedemokratin Lulzim Basha, apo ndonjë emër tjetër të PD dhe më gjerë.

Ndjekjen në Instagram, familja presidenciale e ka me kursim. Në të njëjtin ritëm me të shoqin, është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ndjek vetëm 18 llogari, përfshirë edhe të shoqin, Ilir Meta. Kryemadhi duket se e mban në vëzhgim aktivitetin e të shoqit në rrjetet sociale, duke e ndjekur, por edhe duke i ndarë përgjegjësitë. Kështu, nëse presidenti ndjek aktorin e humorit, Bes Kallaku, mik i familjes, Kryemadhi ndjek edhe gjyshen e Besit, personazhin viral të rrjeteve sociale, “Ijen”. Monika gjithashtu ndjek edhe të shoqen e Kallakut, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ish-ministren e Arsimit në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Nora Malaj, dhe zyrtarë të tjerë të LSI-së, si Luan Rama, apo Floida Kërpaçi. Kryetarja e LSI-së, ndjek disa gazetarë dhe blogerë të rrjetit, si Fiori Dardha apo Olti Curri. Si media, Kryemadhi ka zgjedhur të ndjekë “hashtagun Opinion Tv Klan, për të patur në “feed-in” e saj në kohë reale të gjitha zhvillimet e programit televiziv. Ajo nuk ndjek as aleatin e saj, Lulzim Basha, i cili po ashtu nuk e ndjekur duke ruajtur një raport të mirë, por duke mos e bërë as të vështirë një “ndarje” në të ardhmen pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku ende nuk është e qartë mënyra sesi dy partitë kryesore të opozitës do të garojnë, bashkë apo veçmas.

Ndërkohë që vëzhgimi ynë në rrjetet sociale vazhdon… Në artikullin e radhës, të tjerë politikanë të njohur do të kalojnë në “skanerin” e Dosja.al për të parë se çfarë ndjekin, dhe pse!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi politikanet ne instagram sali berisha edi rama ilir meta lulzim basha monika kryemadhi politikanet ne instagram sali berisha

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Tetor 2020, 08:18

Arnold Schwarzenegger operohet në zemër sërish

SHBA- Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar përsëri një operacioni të ri zemre, i cili këtë gjë e ka bërë edhe para dy vitesh për të zëvendësuar një valvul p...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni