LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të tkurret në 7.5% këtë vit, plan rezervë nëse pandemia përkeqësohet. Jo amnistisë, kujd

29 Shtator 2020, 05:55 Nga DOSJA
FMN: Ekonomia shqiptare pritet të tkurret në 7.5% këtë vit,

SHQIPËRI-Fondi Monetar Ndërkombetar (FMN) në një deklaratë të fundit pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë vit, nga -5% që ishte pritshmëria në prill, kur sa kishte nisur pandemia.

Fondi ka bërë thirrje per rritjen e të ardhurave dhe një sistem më transparent fiskal si dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar, pasi pritet rritje e kredive me probleme.

Fondi ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër amnistisë fiskale, si dhe ka kërkuar kujdes në menaxhimin e projekteve të partneritetit publik privat ( PPP). Fondi shtoi se korporata e investimeve do të jetë një risk i shtuar fiskal

Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të ekipit të FMN-së në mbyllje të një vizite virtuale nga një ekip zyrtar (ose “misioni”). Misionet kryhen si pjesë e konsultimeve të rregullta (zakonisht vjetore) në bazë të Nenit IV të Statutit të FMN-së, në kuadër të një kërkese për të përdorur burimet e FMN-së (hua nga FMN), si pjesë e diskutimeve të programeve të monitoruara nga ekipi ose si pjesë e monitorimeve të tjera që u bën ekipi zhvillimeve ekonomike.

Sipas njoftimit zyrtar, Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Yan Sun, zhvilloi një vizitë virtuale gjatë periudhës 17-28 shtator 2020, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit (MPP).

Procesi i MPP-së është instrument mbikëqyrjeje i rregullt në ato vende që kanë një nivel kredie të pashlyer të FMN-së, në mbi 200 për qind të kuotës. Misionet e MPP-së kanë fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet për aftësinë ripaguese ndaj FMN- së. Në përfundim të vizitës, misioni doli me këtë deklaratë:

Pikat kryesore

Tërmeti i muajit nëntor 2019 dhe pandemia e COVID-19 kanë pasur pasoja të mëdha për jetën e njerëzve dhe ekonominë e Shqipërisë. Falë menaxhimit të përshtatshëm të politikave dhe kushteve financiare lehtësuese në botë, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i Shqipërisë është ruajtur. Kapaciteti i Shqipërisë për t’i kthyer huanë Fondit është gjerësisht i përshtatshëm, por risqet janë rritur për shkak të krizave.

Krahas një pandemie botërore më të rëndë, risqet kryesore vijnë nga defiҫitet dhe borxhi i rritur publik, dobësitë në financat publike dhe nga një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme. Menaxhimi i këtyre risqeve mes pasigurive të mëdha do të kërkojë mbështetjen e vazhdueshme për ekonominë, duke rikrijuar gradualisht hapësirën për manovrim të politikave ndërkohë që rimëkëmbja të hedhë rrënjë, si edhe mbikëqyrje më të afërt të sektorit financiar.

Financat publike—baraspeshim mes mbështetjes për ekonominë dhe adresimit të hendeqeve në zhvillim, me nevojën për të rikrijuar hapësirë për manovrim me politika buxhetore dhe për të ulur borxhin

Rritja e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020 për të zbutur ndikimin e krizave është e përligjur. Për shkak të varësisë ndaj turizmit dhe ndaj dërgesave të emigrantëve, ekonomia parashikohet të tkurret me rreth 7,5% në vitin 2020. Defiҫiti fiskal parashikohet të rritet në rreth 7 përqind të PBB-së dhe borxhi publik pak mbi 80 përqind të PBB-së deri në fund të vitit 2020.

Mbështetja financiare ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të FMN-së, si dhe emetimi i Eurobondit në qershor do të ndihmojë në mbulimin e nevojave për financim. Parashikojmë që ekonomia do të rimëkëmbet duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2020 dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë vitit 2021, me zbutjen e efektit të goditjeve dhe me vijimin e rindërtimit pas tërmetit. Inflacioni parashikohet të vijojë të jetë i ulët dhe ne e përkrahim qëndrimin e Bankës së Shqipërisë për të ndjekur një politikë lehtësuese monetare dhe regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Mbështetja për ekonominë duhet të vijojë në vitin 2021, por me rimëkëmbjen e rritjes ekonomike, buxheti duhet të përpiqet të arrijë edhe një rënie modeste të nivelit të borxhit. Progres i mëtejshëm në fushën e rikrijimit të hapësirës për manovrim me politikën buxhetore nëpërmjet uljes së defiҫitit fiskal duhet të trupëzohet në një program buxhetor afatmesëm të besueshëm. Gjatë vitit 2021, autoritetet duhet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cënuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, pasi risqet ndaj aktivitetit anojnë kryesisht nga ana rënëse. Vijimi i rindërtimit pas tërmetit duhet të bazohet në një kuadër solid institucional me transparencë dhe llogaridhënie. E mirëpresim ndryshimin e bërë kohët e fundit në rregullin fiskal për të pasur një bilanc primar të paktën zero duke filluar nga vitit 2023 dhe vërejmë se ky kusht duhet parë si dysheme dhe jo si objektiv.

Mbështetja buxhetore duhet të jetë e përkohshme, me përfitues të identifikuar, dhe subjekt i transparencës dhe llogaridhënies dhe me masa adekuate kontrolli të menaxhimit të financave publike (MFP). Anashkalimi i nevojshëm i procedurave të MFP-së gjatë situatës së jashtëzakonshme, duhet vënë sa më shpejt brenda rregullave dhe fondet e rindërtimit të tërmetit duhet t’u nënshtrohen masave adekuate kontrolluese të MFP-së, përfshirë planifikimin nëpërmjet procesit buxhetor. Është e rëndësishme të sigurohen procedurat e duhura të prokurimit, monitorim adekuat dhe raportim në kohën e duhur, mbikëqyrje adekuate dhe auditime të pavarura të mëpasshme. Përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e kuadrit ligjor të parandalimit të pastrimit të parave dhe lufta kundër financimit të terrorizmit duhet të vijojnë.

Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërinë e detyrimeve tatimore si edhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe me qeverisjen.

Theksojmë rëndësinë e përfundimit, miratimit dhe fillimit të zbatimit të një strategjie solide afatmesme për të ardhurat në vitin 2021, pas konsultimeve të nevojshme publike. Një nivel i lartë të ardhurash tatimore është thelbësor për mbështetjen e investimeve shumë të nevojshme në kapitalin fizik dhe atë njerëzor, duke ulur ndërkohë defiҫitet fiskale dhe raportin e lartë të borxhit publik. Sistemi tatimor i Shqipërisë është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta ad hoc e kanë cënuar stabilitetin dhe transparencën.

Një sistem tatimor më i drejtë, më i thjeshtë, më efikas dhe më transparent mund ta fuqizojë mobilizimin e të ardhurave buxhetore, duke përmirësuar ndërkohë klimën e investimeve dhe duke ulur informalitetin. Përgatitja në proces e një strategjie afatmesme për të ardhurat ofron një mundësi të mirëpritur për të shqyrtuar dhe riprojektuar në mënyrë të gjithanshme sistemin tatimor dhe duhet të vijojë pa vonesa të mëtejshme.

Ka një nevojë urgjente për të fuqizuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve. Projektet duhen përzgjedhur nga një listë projektesh e gatshme e cila ka kaluar nëpër një proces rigoroz përgatitjeje, vlerësimi dhe prioritizimi që duhet të kontribuojnë mjaftueshëm në një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse.

Ritheksojmë thirrjen që kemi bërë për një proces të unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve publike, përfshirë edhe partneritetet publike-private (PPP). Përdorimi i PPP-ve me propozim të pakërkuar duhet të vazhdojë të parandalohet.

Risqet fiskale po rriten dhe duhen monitoruar dhe menaxhuar me kujdes.

Nevojiten përpjekje të forta për të vlerësuar dhe menaxhuar me rigorozitet jo vetëm ndikimin e drejtpërdrejtë në buxhet, por edhe detyrimet e kushtëzuara që lindin nga PPP-të. Ligji për PPP-të me të drejtë ka fuqizuar rolin e filtrit që luan Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), e cila duhet të rrisë kapacitetet për të përmbushur këtë detyrë të rëndësishme. MFE duhet të monitorojë nga afër si dhe të raportojë dhe buxhetojë në mënyrë transparente për dy skemat e fundit të dorëzanisë shtetërore.

Duhet të vijojë puna për përmirësimin e ecurisë së sektorit shtetëror të energjisë elektrike dhe të ndërmarrjeve të tjera shtetërore (NSH-ve). Mbetemi të shqetësuar që Korporata Shqiptare e Investimeve (KSHI) do të sjellë risqe të reja fiskale kur të fillojë nga puna.

Autoritetet duhet të shmangin krijimin e detyrimeve të reja të prapambetura të shpenzimeve buxhetore dhe në rimbursimin e TVSH-së dhe t’i qëndrojë planit për shlyerjen e stokut ekzistues. Këto detyrime të prapambetura, jo vetëm që cënojnë klimën e biznesit dhe besimin tek qeveria, por dëmtojnë edhe flukset monetare të bizneseve në një kohë kur tashmë janë nën trysni për shkak të krizave.

Ne e mirëpresim progresin e bërë deri tani për shlyerjen e stokut të detyrimeve të prapambetura të TVSH-së. Një zgjidhje përfundimtare e detyrimeve të prapambetura të TVSH-së kërkon parashikime realiste të të ardhurave, shkëputjen e rimbursimit të TVSH-së nga arkëtimi dhe fuqizimin e masave kontrolluese buxhetore. Po të kemi parasysh nivelin e rritur të borxhit dhe nevojat e larta bruto për financim, duhen rritur përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin e likuiditetit dhe të borxhit.

Sektori financiar – të ruhet stabiliteti financiar duke mbështetur ndërkohë huamarrësit e goditur nga krizat

Sistemi bankar ka vijuar të jetë deri tani i qëndrueshëm dhe likuid, por ka xhepa cenueshmërie dhe aftësia e tij rezistuese do të vihet në provë nga krizat. Në veçanti, niveli relativisht i lartë i kredive me probleme ka mundësi të rritet për shkak të ndikimit që ka pandemia tek huamarrësit. Po të kemi parasysh se goditjet janë veçanërisht të forta dhe ndikimi i tyre i plotë mund të duket në bilancet e bankave vetëm pas disa kohësh, rritja e pikave të cënueshme në banka mund të mos diktohet në kohën e duhur nëse nuk mbahen nën monitorim dhe menaxhohen me kujdes nga Banka e Shqipërisë.

Një prioritet afatshkurtër për Bankën e Shqipërisë është monitorimi nga afër dhe orientimi i ristrukturimit të portofoleve të kredive të bankave. Mbështetim ristrukturimin e kujdesshëm të kredive nga bankat, aty ku është i nevojshëm për të mbështetur huamarrësit që kanë marrë goditje. Është e nevojshme të sigurohet kujdesi dhe njëtrajtshmëria e praktikave të ristrukturimit që ndjekin bankat. Vendimi i Bankës së Shqipërisë për t’i lehtësuar përkohësisht rregullat për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive mund të vonojë kohën kur ndikimi i goditjeve në cilësinë e aktiveve dhe pozicionin e kapitalit mund të vlerësohet me saktësi. Ne theksojmë rëndësinë e ruajtes së rregullave për klasifikimin dhe provigjionimin e kredive në mënyrë që humbjet e mundshme të bankave të vlerësohen sa më saktë është e mundur.

Mbështesim vendimin për të pezulluar shpërndarjen e dividendëve deri në fund të vitit 2020 dhe rekomandojmë të mbahet në zbatim deri sa të dihet ndikimi i plotë i pandemisë dhe të vlerësohet pozicioni i kapitalit të bankave, në bazë të rregulloreve vendase por edhe në bazë të standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF-9), për të mundësuar kështu amortizimin e humbjeve të ardhura nga krizat. Bazuar në mbikqyrjen sipas riskut, Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë nga afër pozicionin e kapitalit të bankave të cënueshme. Aty ku ka mungesa, një plan i besueshëm për rimëkëmbjen e kapitalit duhet të miratohet, ndërsa përkohësisht kapitali mund të lejohet të bjerë nën kufijtë rregullatorë.

Autoritetet duhet të përgatiten për një rritje të mundshme të kredive me probleme dhe të vijojnë të përmirësojnë kuadrin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Duhen rritur përpjekjet: i) për të vënë në funksionim dhe zbatuar me shpejtësi dhe besueshmëri kuadrin e paaftësisë paguese dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme; ii) për të zbatuar kuadrin rregullator për ristrukturimin jashtëgjyqësor të kredive; dhe iii) për të pasur progres në reformën e përmbarimit. Me rëndësi do të ishin edhe përmirësimet e procesit gjyqësor.

Nevojitet vijimi i punës për të harmonizuar kuadrin rregullator të Shqipërisë me standardet ndërkombëtare. Procesi i zbatimit duhet të vijojë, pavarësisht se bankave mund t’i jepet një periudhë mjaftueshëm e gjatë e zbatimit me faza për të shmangur prociklizimin dhe pengesat e punës gjatë pandemisë. Rekomandojmë ndjekjen nga afër të risqeve që vijnë nga huadhënia mes palëve të lidhura, huadhënia ndërkufitare dhe ekspozimet e mëdha.

Risku i një pandemie më të rëndë–gatishmëri për t’u përshtatur dhe për të ruajtur stabilitetin

Kjo pasiguri e paprecedentë e pandemisë nënvizon rëndësinë që ka planifikimi irezervave. Në rastin e një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të marrin masa të reja për të siguruar ofrimin adekuat të kujdesit shëndetësor dhe për të mbrojtur grupet më në nevojë, duke identifikuar mundësitë për rishpërndarje të buxhetit dhe financime shtesë dhe për të mbajtur likuid tregun e brendshëm financiar.

Autoritetet duhet të qëndrojnë në gatishmëri për të marrë këto masa si edhe masa të tjera që mund të jenë të nevojshme, duke ruajtur ndërkohë stabilitetin makroekonomik dhe financiar, pêrfundon deklarata e FMN.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia tkurret me 7.5% fondi monetar nderkombetar ekonomia tkurret me 7.5% fondi monetar nderkombetar

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje