LIVE UPDATES
Ekonomi

Varfëria energjetike, Sekretariati i Vjenës: Miratoni përkufizimin dhe vendosni objektiva për uljen

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë në raportin “Adresimi i varfërisë energjetike tek vendet e Komunitetit të Energjisë” ku hyn edhe Shqipëria jep disa rekomandime që duhet të merren parasysh për të sjellë ndryshime pozitive.

11 Tetor 2024, 15:08 Nga N.F
Varfëria energjetike, Sekretariati i Vjenës: Miratoni
Foto ilustruese

TIRANË- Pavarësisht disa masave të marra si afatshkurtra edhe afatgjata në lidhje me varfërinë energjetike Shqipëria ende sot nuk ka një përkufizim të miratuar për këtë aspekt. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë në raportin “Adresimi i varfërisë energjetike tek vendet e Komunitetit të Energjisë” ku hyn edhe Shqipëria jep disa rekomandime që duhet të merren parasysh për të sjellë ndryshime pozitive.

Por çfarë është në fakt varfëria energjetike? Sipas përkufizimit kjo është gjendje e një familjeje që di duhet të reduktojë konsumin e saj të energjisë në një shkallë të tillë që ndikon negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e anëtarëve të saj.

Në Shqipëri janë disa masa të marra që synojnë zbutjen e kësaj varfërie duke nisur që nga kompensimi që jepet për energjinë për disa shtresa në nevojë ku dominojnë pensionistët e deri tek ato masa afatshkurta siç ishte ajo për subvencionimin e impianteve për ngrohjen e ujit për familjet aplikuar vetëm një herë deri më tani.

Pavarësisht këtyre masave duket se Shqipëria ashtu edhe si shumë vende të tjera në rajon nuk e ka një plan të qartë për evidentimin e situatës reale të varfërisë energjetike dhe miratimin e objektivave konkretë për uljen e saj. Kjo ka bërë që në raportin e fundit Sekretariati të bëjë disa rekomandime.

Kështu së pari është propozuar që të bëhet zhvillimi i një metodologjie për të vlerësuar numrin e familjeve në varfëri energjetike siç kërkohet nga Rregullorja e qeverisjes.

Së dyti vendosja e një objektivi tregues kombëtar për reduktimin e varfërisë energjetike, duke përfshirë një afat kohor. Së treti rekomandohet miratimi i një përkufizim për varfërinë energjetike.

“Përfshini një afat kohor të detajuar, buxhetin e vlerësuar dhe burimet e financimit për politikat dhe masat. Ofroni mbështetje të veçantë për familjet në varfëri energjetike në politikat dhe masat përkatëse për eficencën e energjisë dhe burimet e energjisë së rinovueshme për të adresuar shkaqet rrënjësore të varfërisë së energjisë.

Përafroni objektivat dhe masat e Planeve Kombëtare të Energjisë dhe Klimës për varfërinë energjetike me Planin e Veprimit për Efiçiencën e Energjisë (EEAP) dhe Planin e Veprimit për Energjinë e Qëndrueshme (SEAP) dhe anasjellta”, thuhet në rekomandimet e tjera të Sekretariatit./Monitor

sekretariati i vjenës varfëria energjetike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj