LIVE UPDATES
Ekonomi

Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë, ja çfarë u diskutua me Sejkon

ë nisje të këtij takimi Guvernatori Sejko falënderoi Guvernatorin Holzmann për vizitën dhe vlerësoi marrëdhënien historike mes dy vendeve, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

8 Tetor 2024, 20:49 Nga M.B
Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, vizitë
Foto nga takimi

TIRANA- Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë Robert Holzmann, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Kombëtare të Austrisë. Ajo u çel me takimin dypalësh zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, nën kujdesin e Guvernatorit Sejko.

Në nisje të këtij takimi Guvernatori Sejko falënderoi Guvernatorin Holzmann për vizitën dhe vlerësoi marrëdhënien historike mes dy vendeve, si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Guvernatori Sejko theksoi se dëshmi e kësaj lidhje të fortë mes dy vendeve janë investimet e huaja direkte të Austrisë të cilat përfaqësojnë rreth 6% të totalit të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, me një kontribut të dukshëm në sektorin financiar. 

Gjatë këtij takimi Guvernatori Sejko vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Austria në procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian, dhe u shpreh besimplotë se bashkëpunimi ekonomik dhe teknik midis dy vendeve mund të zhvillohet edhe më tej.

Sejko e njohu homologun e tij me zhvillimet më të fundit makroekonomike në vend, reformat e ndërmarra, si edhe pritshmëritë për periudhën në vazhdim. Guvernatori Sejko theksoi se pavarësisht situatave sfiduese me të cilat është përballur, ekonomia shqiptare qëndron në një trajektore pozitive zhvillimi,  ku vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit.  Inflacioni mbetet në nivele të ulëta, por pritet të kthehet gradualisht në objektivin e Bankës se Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, bilancet financiare të sektorit privat dhe të sektorit bankar janë të shëndetshme.  Së fundmi vihet re dhe një përmirësim në balancën e sektorit të jashtëm ku niveli i borxhit të jashtëm është ne nivelet më të ulëta të dekadës.

Duke u ndalur në veçanti në zhvillimet e sektorit bankar Guvernatori Sejko theksoi se ky sektor karakterizohet nga bilance financiare likuide dhe të mirëkapitalizuara si dhe ka një rezistencë të lartë ndaj goditjeve potenciale.  Sektori bankar po furnizon gjithnjë e më shumë me kredi ekonominë shqiptare. Kredia për sektorin privat ka shënuar në vazhdimësi rritje,  ritmi i së cilës kulmoi në 16.8% në muajin gusht, duke qene në nivelet më të larta të më shumë se një dekade. 

Ky përshpejtim i rritjes se kreditimit është një tregues i rëndësishëm i kontributit qe jep sektori bankar në zgjerimin e aktivitetit ekonomik te vendit.  Gjithashtu falë reformave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë vërehet një përmirësim i cilësisë së portofolit të kredisë,  ku raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta historike.  Guvernatori theksoi se këto zhvillime në tërësi janë pasqyrim i politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, si dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme të sektorit bankar.

Euroizimi i ekonomisë shqiptare dhe sistemit të saj financiar dhe sfidat qe ai sjell, ishte një tjetër çështje e diskutuar gjatë këtij takimi.  Guvernatori Sejko u shpreh se euroizimi i sistemit financiar ka ndikim të rëndësishëm mbi efektivitetin e politikave ekonomike,  dhe për këtë qëllim Banka e Shqipërisë në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash që synojnë zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare.  Rezultatet e deritanishme kanë qenë inkurajuese, ku konstatohet një rritje e peshës së kredisë në lekë.

Duke u ndalur në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian, Guvernatori Sejko theksoi se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA.  Ne këtë drejtim Banka e Shqipërisë, ka përmbushur me sukses të gjitha kërkesat ligjore e rregullatore dhe në qershor të 2024 finalizoi procesin e aplikimit.  Paralelisht po punohet edhe me projektin e pagesave të shpejta (Instant Payment), për të cilin Banka e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane.

Dy Guvernatorët nënvizuan se pjesa më e madhe e vendeve në rajon, përshirë Shqipërinë, janë të lidhura ekonomikisht me Eurozonën dhe financiarisht janë të ekspozuara ndaj saj. Ciklet ekonomike janë të sinkronizuara me ato të Eurozonës dhe sistemet financiare kanë një shkallë të lartë integrimi dhe varësie nga politikat monetare, mbikëqyrëse e rregullatore të ndjekura në Eurozonë.

Gjatë takimit të pranishmit diskutuan dhe mbi planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe rëndësia që ka implementimi tij në procesin e integrimit evropian të vendit. Guvernatori Sejko njohu homologun e tij me vrojtimet që kryen Banka e Shqipërisë drejtuar bizneseve, konsumatorëve dhe bankave, të cilat kanë si qëllim t’i vijnë në ndihmë procesit të njohjes dhe vlerësimit të aspekteve të ndryshme ekonomike të agjentëve të ndryshëm në ekonomi.  Të tjera çështje të prekura ishin edhe ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë vendase dhe adoptimi i sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Banka e Shqipërisë organizoi gjithashtu një tryezë me përfaqësues të sistemit bankar dhe drejtues të lartë të Bankës së Shqipërisë,  ku u diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike, inflacioni në rajon dhe BE, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sistemin bankar si masat mbikëqyrëse dhe rregullatore të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane dhe modernizimi i sistemeve të pagesave.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim Holzmann vlerësoi pozitivisht rolin dhe politikën dhe kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë çka ka mundësuar që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon. Holzmann gjithashtu vlerësoi reformat e ndërmarra prej saj në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit. Guvernatori austriak, i cili vjen nga një vend ku turizmi është thelbësor, theksoi rëndësinë e përqendrimit të vëmendjes drejt turizmit te qëndrueshëm. Turizmi i qëndrueshëm jo vetëm që sjell përfitime për mjedisin, por gjithashtu përforcon komunitetet vendase dhe siguron rritjen ekonomike afatgjatë. 

robert holzmann

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit