LIVE UPDATES
Ekonomi

Bizneset e familjet në Tiranë do paguajnë 17 milionë euro më shumë taksa për ndërtesën, rritje 80%

Sipas raportit të realizimit të buxhetit për 8 mujorin, të Bashkisë Tiranë, për vitin 2024, Bashkia TIranë pret të mbledhë 3.8 miliardë lekë nga taksa e ndërtesës, nga e cila 2.9 miliardë lekë (77%) nga bizneset dhe 869 milionë lekë nga familjet. Kjo shumë është 80% më e lartë sesa mesatarja vjetore që është mbledhur përgjatë 2018-2023 nga bizneset e familjet, që rezulton 2.1 miliardë lekë. Në vlerë, bizneset dhe familjet do të paguajnë 1.7 miliardë lekë (17 milionë euro) taksë ndërtese këtë vit.

10 Tetor 2024, 07:18 Nga N.F
Bizneset e familjet në Tiranë do paguajnë 17 milionë euro
Foto ilustruese

TIRANË- Bashkia e Tiranës planifikon të mbledhë këtë vit një rekord të ardhurash nga taksa e ndërtesës, sidomos nga bizneset, si rrjedhojë e aplikimit të çmimeve të reja të referencës, që filloi të zbatohej nga korriku i vitit të kaluar, duke shtuar automatikisht detyrimin për këtë taksë.

Sipas raportit të realizimit të buxhetit për 8 mujorin, të Bashkisë Tiranë, për vitin 2024, Bashkia TIranë pret të mbledhë 3.8 miliardë lekë nga taksa e ndërtesës, nga e cila 2.9 miliardë lekë (77%) nga bizneset dhe 869 milionë lekë nga familjet. Kjo shumë është 80% më e lartë sesa mesatarja vjetore që është mbledhur përgjatë 2018-2023 nga bizneset e familjet, që rezulton 2.1 miliardë lekë. Në vlerë, bizneset dhe familjet do të paguajnë 1.7 miliardë lekë (17 milionë euro) taksë ndërtese këtë vit.

Realizimi faktik, për 8 mujorin 2024, ndërkohë ka qenë gati 2.5 miliardë lekë, ose rreth 20% se mesatarja vjetore  e 2018-2023. Sipas të dhënave për buxhetin faktit të 8 mujorit, rritja më e lartë e arkëtimeve në 2024 për taksën e ndërtesës është për subjektet tregtare.

Për kategorinë e biznesit arkëtimet faktike të 8 mujorit janë 2 miliardë lekë (20 mln euro) sipas të dhënave të raportit të monitorimit për realizimin e treguesve të buxhetit për këtë periudhë. Krahasuar me mesataren vjetore vitin 2023 arkëtimet e periudhës janar-gusht 2024 janë rritur 11%.

Shtimi i arkëtimeve të taksës mbi ndërtesën për këtë kategori ishte i pritshëm, pasi rritja e çmimeve fiskale për 32 zonat kadastrale të Tiranës, shtoi detyrimin e bizneseve nga 5 deri 91% (sipas llogaritjeve të Monitor për 32 zonat kadastrale duke marrë shembull një njësi tregtare me sipërfaqe 100 m2).

Krahasuar në vlerë taksa vjetore e ndërtesës që u pagua nga bizneset, pas rritjes së çmimeve fiskale është gati 9 herë më tepër se pagesat e familjarëve për taksën e ndërtesës.

Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Po ashtu teksa për familjarët detyrimet e reja për taksën mbi ndërtesën u reflektuan nga agjenti i Ujësjellës- Kanalizimeve që në faturat e ujit të pijshëm të muajit gusht 2023. Për subjektet e biznesit bazuar dhe në orientimet e marra nga Ministria e Financave, nga drejtoria e tatim-taksave vendore, ngarkimi i detyrimeve për periudhën gusht -dhjetor 2023 u përcaktua që të bëhet me detyrimet e vitit 2024.

Për kategorinë e familjarëve arkëtimet e 8 mujorit 2024 rezultojnë se kanë arritur 460 mln lekë apo sa 53% e vlerës së parashikuar për t’u arkëtuar në 2024. Arkëtimet e 2024-s parashikohen të shtohen 30% krahasuar me 2023. Sipas llogaritjeve të Monitor (duke marrë shembull një apartament me sipërfaqe 90 m2) individëve nga ndryshimet e çmimeve fiskale iu shtua pagesa vjetore e taksës nga 5% deri në 76%.

Për vitet 2018-2022 ecuria e arkëtimit të taksës për ndërtesën rezulton të ketë qenë në nivele gati të njëjta arkëtimesh, në rreth 2-24 miliardë lekë në vit. Përjashtuar vitit 2020 ku arkëtimet për biznesin ranë 14% krahasuar me 2019-n për shkak të vendimit për uljen e detyrimit për sektorin e hotelerisë në masën 30% për detyrimin vjetor të kësaj takse.

Pjesa e detyrimeve të papaguara në vitin 2020 u arkëtua në vitin 2021 duke pasur nivelin më të lartë të arkëtimeve krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërsa shtimi i arkëtimeve në 2023 erdhi pasi ndryshimet e detyrimit për kategorinë e familjarëve u reflektuan nga agjenti në faturat e ujit të pijshëm që në muajin gusht 2023.

Pas taksës së ndikimit në infrastrukturë, taksa mbi ndërtesën është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë për vitin 2024 dhe përbën mesatarisht 21% të totalit të të ardhurave të veta.

Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%.

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Rritja e çmimeve fiskale shtoi automatikisht detyrimin e pagesës vjetore të taksës mbi ndërtesën, të njësive tregtare dhe ndërtesave të tjera, pasi taksa llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit. Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve mesatare të referencës. Për shtëpitë e banimit niveli i taksës është 0,05% e vlerës, ndërsa për njësitë tregtare 0,2%. / Monitor

biznese tirane takse

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës