Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për portofolin e kredisë me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme zbriti në 3.9% në mesin e këtij viti, nga 4.3% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.
TIRANA- Me gjithë shqetësimet lidhur me rritjen e shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, raporti i kredive me probleme për këtë segment pësoi rënie në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për portofolin e kredisë me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme zbriti në 3.9% në mesin e këtij viti, nga 4.3% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.
Segmenti i kredisë për blerjen e banesave nga individët në veçanti vazhdon të ketë raport edhe më të ulët të kredive me probleme dhe në mesin e këtij viti zbriti në 1.7%, nga 2% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Në mesin e këtij viti, stoku i kredive të kolateralizuara me pasuri të paluajtshme ishte 360 miliardë lekë, me një rritje të lehtë krahasuar me nivelin e raportuar në fund të vitit 2023.
Në total, sipas të dhënave të fundit të muajit korrik, ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme ka arritur në 371 miliardë lekë ose afërsisht 3.7 miliardë euro. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e kredisë për pasuri të paluajtshme (vlerë nominale, e parregulluar për ndryshimet e kursit) është në rritje vjetore me 33%. Kjo shifër përfshin të dyja segmentet e klientëve, biznese dhe individë.
Pjesa më e madhe e portofolit i takon individëve, me afërsisht 53% të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 47% është kredi e dhënë për bizneset.
Megjithatë, rritja e shpejtë e madhësisë së portofolit së fundmi i detyrohet sidomos biznesit. Për 12 muajt e fundit, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme të biznesit është rritur me 60%, ndërsa në segmentin e individëve me 16%.
Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme e individëve dhe bizneseve përbën rreth 49% të portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë. Rritje e shpejtë e kredisë për investimin në prona ka ngjallur fillimisht shqetësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që qysh në janar të këtij viti paralajmëroi Bankën e Shqipërisë për rreziqet e rritjes së shpejtë të kredisë, sidomos në segmentin e pasurive të paluajtshme.
Banka e Shqipërisë reagoi në fund të muajit qershor, duke rritur më tej kërkesat për nivelin e majftueshmërisë së kapitalit, nëpërmjet aplikimit për herë të parë një norme kundërciklike, që ka si qëllim direkt frenimin e rritjes së shpejtë të kreditimit.
Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar për 6-mujorin e parë të këtij viti tregojnë se bankat kanë perceptuar për herë të parë paqëndrueshmërinë e vlerave të pasurive të paluajtshme ndër rreziqet sistemike. Megjithatë, ky rrezik nuk renditet ende midis rreziqeve kryesore sistemike të identifikuara nga bankat./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i kredive me probleme ra në muajin gusht dhe preku nivelin më të ulët në 16 vitet e fundit. Sipas ...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor në dhjetëditëshin e parë t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Bashkia e Tiranës planifikon të mbledhë këtë vit një rekord të ardhurash nga taksa e nd&eum...
Foto nga takimi TIRANA- Në datat 5-6 tetor 2024, u organizua "Shkolla Rinore për Edukimin Financiar", në ambientet e selisë nr. 2 ...
Foto ilustruese TIRANË- Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, sjell me vete mundësi t...
Foto nga takimi TIRANA- Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë Robert Holzmann, zhvilloi një vizitë zyrtare në ...
Foto ilustruese TIRANA- Leku po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor edhe në pjesën e parë të muajit tetor....
Foto ilustruese TIRANË- Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij ...
Foto ilustruese TIRANË- Enti Rregulolator ni Energjisë vendosi këtë javë në mbledhjen e fundit të Bordit të Komisio...
Foto ilustruese TIRANA- Kërkesat për miratimin e licencave të agjencive ndërmjetësuese për punësim do të shqyrtohen...