LIVE UPDATES
Ekonomi

Të pasurit po bëhen më të pasur; Dhjetë depozituesit më të mëdhenj kanë 917 milionë euro në banka

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2022, dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.9% të totalit të depozitave bankare, nga 6.8% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

19 Korrik 2023, 07:31 Nga I.A
Të pasurit po bëhen më të pasur; Dhjetë depozituesit
Foto ilustruese

TIRANË- Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri një rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2022, dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.9% të totalit të depozitave bankare, nga 6.8% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

Një tendencë e ngjashme vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 9.1% të depozitave, kundrejt 9% në vitin 2020. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 12.3% të totalit të depozitave, nga 12.2% që kishin një vit më parë.

Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare. Megjithëse informacioni i bankës qendrore nuk i ndan depozituesit sipas kategorisë, besohet se në shumicën e tyre bëhet fjalë për biznese.

6.9% e depozitave totale në fund të vitit 2022 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 104.7 miliardë lekë ose rreth 917 milionë eurosh (me kursin e fundit të vitit 2022) në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2021, depozitat e zotëruar nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 97.3 miliardë lekë.

Kjo tregon se në vlerë absolute gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 7.4 miliardë lekë ose 7.6% vitin e kaluar.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2022 llogaritej në afërsisht 138.1 miliardë lekë, në rritje me 7.2% krahasuar me një vit më parë.

Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 186.7 miliardë lekë, në rritje me 6.9% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2022 depozitat bankare ato kishin vlerën e 1.52 trilionë lekëve, në rritje me 5.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ritmet e rritjes u ngadalësuan ndjeshëm krahasuar me vitin 2021, kur rritja kishte qenë pothuajse 11%.

Ngadalësimi i rritjes erdhi si rezultat i inflacionit të lartë, konkurrencës në rritje nga bonot dhe obligacionet qeveritare, por edhe nga efekti statistikor i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit.

Megjithëse depozitat e individëve ngelen dominuese, me pothuajse 80% të totalit, në dy vitet e fundit po vërehet një rritje me ritme më të larta e depozitave të biznesit.

Edhe vitin e kaluar depozitat në segmentin e biznesit shënuan rritje më të shpejtë krahasuar me atë të individëve. Depozitat e bizneseve vitin e kaluar u rritën me 8.9%, ndërsa ato të individëve me 5.2%. 

Marrë nga Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!