LIVE UPDATES
Ekonomi

Efekti i turizmit në konsum, fitimet e bizneseve dhe taksat mbi pagën çojnë në nivel rekord të ardhurat buxhetore për qershorin

Pozitivisht kanë ndikuar dhe fitimet e rritura të bizneseve si dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Ndërkohë, të ardhurat në doganë mbeten të ulëta, të ndikuara nga rënia e çmimeve të mallrave të importuara.

18 Korrik 2023, 07:50 Nga I.A
Efekti i turizmit në konsum, fitimet e bizneseve dhe taksat mbi pagën
Foto ilustruese

TIRANË- Qershori ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të të ardhurave buxhetore, të ndikuar nga përmirësimi i konsumit nga turizmi, që ka rritur të ardhurat nga TVSH e brendshme. Pozitivisht kanë ndikuar dhe fitimet e rritura të bizneseve si dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Ndërkohë, të ardhurat në doganë mbeten të ulëta, të ndikuara nga rënia e çmimeve të mallrave të importuara.

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale për 6 – mujorin e vitit 2023 arritën 319.9 miliardë Lekë, duke u rritur me 14.5%, ose 40.5 miliardë lekë më shumë. Për 5 mujorin të ardhurat ishin rritur me 10.5%.

Përmirësimi i rendimentit të të ardhurave erdhi nga ecuria e mirë e qershor, ku u arkëtuan 62 miliardë lekë, një nivel rekord mujor ky. Në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, rritja është shumë e lartë, prej gati 35%.

Nga 40.5 miliardë lekë që janë rritur të ardhurat në total për 6 mujorin, 8.9 miliardë lekë më shumë u mblodhën nga tatim fitimi; 6.2 miliardë lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe 3.7 miliardë lekë nga TVSH (neto), sipas statistikave të Ministrisë së Financave.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të ardhurat totale për 6 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 319.9 miliardë Lekë ose 105% të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me +40.5 miliard lekë ose +14.5% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 270.6 miliardë lekë, 24.9 miliardë ose 10.1% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 12 miliardë ose 4.6% më shumë se plani 6-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 102.9 miliardë lekë, 77 milionë lekë ose 0.1% më pak se 6 mujori 2022, si dhe 2.7 miliardë lekë ose 2.6% më pak se plani i të ardhurave doganore për 6 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 6 mujorin rezultojnë 70.7 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 2.5% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 1.5 miliardë ose 2% më pak se plani për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 26.4 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 9.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 675 milionë lekë ose 2.5% më pak se plani i akcizës për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.5 miliardë lekë, 785 milionë ose 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 63.2% kundrejt planit për 6-mujorin 2023.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4.2 miliardë lekë, 336 milionë lekë ose 8.6% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe realizim në masën 107.9% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT),  për 6 mujorin 2023 u realizuan në masën 167.8 miliardë lekë, 25 miliardë ose 17.5% më shumë se 6 mujori  i vitit të kaluar, si dhe 14.7 miliardë lekë, ose 9.6% më shumë se plani i 6 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 22.3 miliardë lekë, 3.7 miliardë ose 20% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 1.7 miliardë ose 8% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 6 mujore 2023 janë 9.1 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 15.9% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 610 milionë lekë ose 7.2% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 33.8 miliardë lekë 8.9 miliardë lekë, ose 35.8% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 7.7 miliardë lekë ose 29.4% më shumë se plani i 6 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, 6.2 milardë lekë ose 28.6% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe 3.9 miliardë ose 16.4% më shumë se plani i 6 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për peridhën 6 mujore 2023 u realizuan në masën 17.6 miliardë lekë, 3.1 miliardë lekë ose 14.9% më pak se 6 mujori 2022, si dhe 4.2 miliardë lekë ose 19.2% më pak se plani i përcaktuar për 6 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore  (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 66.3 miliardë lekë, 9.2 miliardë lekë ose 16.2% më shumë se 6 mujori 2022, si dhe realizim 109.2% të planit për 6 mujorin 2023.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2023, arritën në rreth 273.8 miliard LEK me një realizim në masën 91.3 përqind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar ky zë ka rezultuar 3.6 përqind më i lartë ose rreth 9.6 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 6 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 39.2 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 6 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 95.4 përqind dhe 78.2 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 44.4 përqind dhe 24.8 përqind të tij.

Shpenzimet korente për periudhën 6 mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 242.9 miliard LEK, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 7.3 përqind më i lartë ose rreth 16.6 miliard LEK më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 6 mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 30.8 miliard LEK. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 2.6 përqind më i lartë ose rreth 783 milionë LEK më shumë.

Niveli i sufiçitit për periudhën 5 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliard LEK nga rreth 7 miliard LEK suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 87.5 përqind më i lartë ose rreth 16.9 miliard LEK më shumë.

Marrë nga Monitor.al

turizmi ministria e financave

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!