LIVE UPDATES
Ekonomi

Qershor 2023/ Fatura e gjykatave ndërkombëtare në buxhet arrin në 214.4 milionë euro

Siç shihet nga tabelat e mëposhtme që ka publikuar Ministria e Financave, nga totali i 192.7 milionë euro për vendimet e Arbitrazhit, shumë më e lartë është ajo për çështjen Becchetti.

18 Korrik 2023, 07:33 Nga I.A
Qershor 2023/ Fatura e gjykatave ndërkombëtare në buxhet arrin
Foto ilustruese

TIRANË- Fatura e Gjykatave Ndërkombëtare në buxhetin e shtetit po rritet vit pas viti si rrjedhojë e gabimeve që ka bërë qeveria shqiptare në marrëdhëniet financiare kontraktuale me kompani dhe individë. Ministria e Financave raportoi se deri në fund të qershorit 2023 fatura totale që duhet paguara nga buxheti në qershor 2023 arriti në 214.4 milionë euro, nga cilat 21.7 milionë euro janë vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut dhe kryesisht janë në favor të ish pronarëve dhe 192.7 milionë euro të tjera rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Arbitrazhit që janë investitorë që kishin kontrata me qeverinë.

Siç shihet nga tabelat e mëposhtme që ka publikuar Ministria e Financave, nga totali i 192.7 milionë euro për vendimet e Arbitrazhit, shumë më e lartë është ajo për çështjen Becchetti.

Qeveria shqiptare ka pranuar si detyrim gjyqin e fituar nga Becchetti me çështjen “Hydro dhe te tjerët kundër Shqipërisë” me një vlerë 108 milionë euro, por Financat e kanë raportuar si detyrim por nuk e kanë faturuar. Kompania nga ana tjetër prej vitesh po aplikon instrumentin e sekuestros mbi llogaritë e qeverisë shqiptare jashtë vendit. Krahas detyrimit janë dhe 5.1 milionë euro kosto ligjore për këtë arbitrazh.

Detyrimi i dytë më i lartë është ai i kompanisë greke të rrugëve Copri Actor ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), me 42.9 milionë euro.

Detyrimi i tretë më i lartë i njohur është ai i GBC OIl Company ndaj Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, AKBN dhe Albpetrol, me 13.4 milionë euro. Këto të tre institucione institucione kanë dhe kosto ligjore prej gati 8 milionë eurosh për procedurat e përfaqësimit për dy çështje.

Në total, vetëm kostot ligjore për mbrojtjen e çështjeve të ndryshme në Arbitrazh kanë arritur në rreth 26 milionë euro.

Ministria e Financave vuri në dukje se, vendimet e Arbitrazhit kanë të bëjnë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar. Duke pasur parasysh efektet e qenësishme financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Sipas Ministrisë së Financave, në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje), të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet përkatëse. Ndërkohë që, në rastet kur palë e paditur cilësohet ‘shteti shqiptar’ apo ‘qeveria shqiptare’, këto vendime likuidohen përmes buxhetit të MFE dhe/ose Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja.

“MFE, në vazhdimësi dhe me këmbëngulje, ka rekomanduar forcimin e rolit negociues të institucioneve buxhetore dhe Avokaturës së Shtetit në çështjet e kësaj natyre, si edhe disiplinimin e procesit të shlyerjes financiare të përfituesve. Kjo, me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit” theksoi Ministria e Financave.

Marrë nga Monitor.al

gjykatave ndërkombëtare ministria e financave

Sondazh

Poll
Ekonomi 16 Korrik 2023, 07:46 I.A

Politikë fiskale e shfrenuar

Foto Ilustruese TIRANË- Gjendja e tmerrshme e buxheteve qeveritare të vendeve të pasura do të linte me gojë hapur edhe zonjën...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!