LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko: Sistemi unik i pagesave, katalizator për të forcuar integrimin financiar me vendet e BE-së

Ai shtoi se Banka e Shqipërisë e sheh SEPA-n si katalizator për të forcuar integrimin financiar me vendet e BE-së. Pjesëmarrja në SEPA është e rëndësishme në shumë drejtime.

29 Shkurt 2024, 07:20 Nga M.B
Sejko: Sistemi unik i pagesave, katalizator për të forcuar integrimin
Gent Sejko

TIRANA- Guvernatori Gent Sejko në Ministerialin: “Ballkani Perëndimor drejt Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA)” diskutoi rëndësinë që ka integrimi ekonomiko-financiar i vendeve tona me Bashkimin Evropian dhe për të shprehur angazhimin tonë maksimal në krijimin e kushteve të përshtatshme për realizimin e tij.

“Integrimi ekonomik është parimi bazë i krijimit dhe funksionimit të Bashkimit Evropian. Natyrshëm, ai ka qenë gjithmonë një promotor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e integrimit edhe në fusha të tjera. Me kënaqësi konstatoj se integrimi ekonomik brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian nis me sistemet dhe shërbimet e pagesave. Falë pjesëmarrjes së vendeve tona në Tregun Unik të Pagesave në Euro i njohur ndryshe si SEPA, po vendosim themele të sigurta për përshpejtimin e shkëmbimeve në planin ekonomik, me vendet e rajonit dhe me ato të Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian na ka ofruar mundësinë historike për të hyrë në tregun evropian shumë para ardhjes së momentit final të anëtarësimit të plotë në të, ndaj duhet të përfitojmë maksimalisht nga kjo mundësi”.

Ai shtoi se Banka e Shqipërisë e sheh SEPA-n si katalizator për të forcuar integrimin financiar me vendet e BE-së. Pjesëmarrja në SEPA është e rëndësishme në shumë drejtime. Së pari, ajo nxit ngritjen e një sistemi pagesash eficient dhe të besueshëm për vende të vogla si Shqipëria. Nëpërmjet standardizimit të pagesave ndërkufitare dhe përdorimit të një teknologjie të përparuar, bëhet i mundur zhvillimi i një tregu më bashkëkohor të pagesave, në përputhje me politikat evropiane. Së dyti, anëtarësimi në SEPA pritet të përmirësojë konkurrencën në tregun e pagesave me vlerë të vogël, si dhe transparencën dhe besueshmërinë e produkteve që i ofrohen publikut për pagesat ndërkufitare. Nga këndvështrimi i një banke qendrore, një sistem pagesash bashkëkohor, konkurrues dhe i besueshëm kontribuon në arritjen e një tregu të pagesave më efektiv dhe më produktiv, duke sjellë përfitime për të gjithë popullatën. Përtej modernizimit të sistemit të pagesave në vetvete, integrimi me një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale.

Pjesëmarrja në SEPA mundëson kryerjen e pagesave ndërkufitare më eficiente në terma të kostos, kohës dhe sigurisë. Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me Bashkimin Evropian pritet të nxisë edhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në, partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë. Me vendet e BE-së kryhen rreth 2/3 e tregtisë; janë destinacion për rreth 71% të eksporteve të mallrave tona; dhe janë origjina e më shumë se gjysmës së stokut të Investimeve të Huaja Direkte. Nga ana tjetër, pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në SEPA mbështet nxitjen e tregtisë ndërmjet vendeve të rajonit dhe aktivitetin ekonomik në tërësi. Në lidhje me këtë, dëshiroj të sjell në vëmendje se vitet e fundit, aktiviteti tregtar dhe shkëmbimi i shërbimeve dhe turizmit ndërmjet 6 vendeve tona janë rritur dhe pritet të intensifikohen më tej me zhvillimet infrastrukturore në transport. Më tej, pothuajse të gjitha dërgesat e emigrantëve vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, e cila gjithashtu është anëtare e SEPA-s.

Sikurse nënkuptohet, pjesa më e madhe e transaksioneve financiare ndërkufitare kryhet me vendet e BE-së, ndaj përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë për sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha. Unë besoj se këto përfitime janë të ndërsjella, pasi edhe partnerët evropianë mund të jenë të sigurt që po marrin të njëjtin trajtim. Përdorimi i pagesave SEPA do të sjellë ndryshime pozitive në sjelljen e kompanive shqiptare dhe të individëve sa i përket mënyrave për kryerjen e pagesave. Projekti për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike të SEPA-s kryesohet nga Banka e Shqipërisë. Shqipëria ka përparuar dukshëm në përafrimin e legjislacionit të pagesave me atë evropian. Vlerësimet e Bankës Botërore cilësojnë se Shqipëria është pothuajse gati për t’u bërë anëtare e SEPA-s. Guvernatori theksoi se, arritjet e përmendura janë rezultat i përpjekjeve të gjata në kuadër të procesit të integrimit, por jo vetëm. Ato janë rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta për modernizimin e tregut vendas të pagesave me vlerë të vogël, nëpërmjet Strategjisë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël në Shqipëri. Jo pa qëllim përmend strategjinë, për të vënë në dukje faktin se, Shqipëria – por jam i sigurt se edhe vendet e tjera të rajonit – po përafrojnë kuadrin rregullator me standardet evropiane si një zgjedhje e tyre për të pasur standardet më të mira dhe jo thjesht si një detyrim për të përmbushur në kontekstin e integrimit.

“Kështu, në kuadër të kësaj strategjie, kemi harmonizuar legjislacionin evropian për pagesat nëpërmjet transpozimit të Direktivës për Shërbimet e Pagesave (PSD2) dhe Direktivës për Pagesat elektronike, të cilat janë njëherazi thelbësore për suksesin e SEPA-s. Nga viti 2018, Shqipëria ka përshpejtuar përpjekjet e saj në këtë drejtim nëpërmjet hartimit dhe miratimit të Ligjit “Për shërbimet e pagesave” dhe të kuadrit rregullator për zbatimin e këtij ligji. Rezultatet nga tregu, në lidhje me inovacionin dhe konkurrencën që promovon ky ligj, janë inkurajuese. Në tregun e pagesave janë shtuar 6 institucione të reja jobanka, ndërsa numri i llogarive të pagesave të ofruara prej tyre arriti në rreth 200 mijë në vitin 2023. Kjo shifër është trefishuar në krahasim me vitin 2022. Tregu ynë po gëzon disa nga përfitimet e pjesëmarrjes në SEPA në terma të kostos dhe të kohës, nëpërmjet veprimtarisë së një institucioni të parasë elektronike, i cili operon gjithashtu dhe në Bashkimin Evropian. Kjo i bën rezultatet e pritura nga pjesëmarrja e komunitetit tonë të pagesave në SEPA më të prekshme nga publiku. Tregu shqiptar është në fazën përfundimtare të zbatimit të rregulloreve për bankingun e hapur dhe për autentifikimin e thelluar të klientit, të cilat do të akomodojnë të gjithë inovacionin që promovon Direktiva e BE-së, PSD2.

Në këtë drejtim, përfshirja e mundshme e tregut tonë në “Skemën e aksesit në llogarinë e pagesave SEPA (SPAA)” rrit ndërveprimin e shërbimeve të bankingut të hapur me vendet anëtare të SEPA-s, si dhe krijon mundësi të reja për ofruesit e shërbimeve të pagesave në fushën e tregtisë elektronike. Krahas transpozimit të Direktivave PSD2 dhe E-Money 2, ne kemi ndërmarrë veprime për zbatimin e akteve të tjera ligjore dhe rregullatore, të cilat janë kërkesa të përputhshmërisë me SEPA-n, të tilla si Direktiva për Kërkesat e Kapitalit (CRD) dhe Direktiva për Parandalimin e Pastrimit të Parave (AML). Këto përafrime ligjore, si dhe dalja e Shqipërisë nga “lista gri” e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) vitin e kaluar, tregojnë se ne përmbushim të gjitha parakushtet e nevojshme për anëtarësim në SEPA. Gjithashtu, Shqipëria ka ndërmarrë veprime edhe për sa i përket transpozimit të së ashtuquajturës rregullore e SEPA-s. Kështu, në vitin 2021, Banka e Shqipërisë me qëllim përafrimin e këtyre standardeve në tregun shqiptar dhe kërkesat rregullatore të SEPA-s ka miratuar rregulloren 50/2021 “Për debitimin direkt”. Ndërkohë, krahas kësaj mase, me ndihmën e Bankës Botërore po hartojmë një projektrregullore për transaksionet në euro në SEPA, e cila synon të përmbushë të gjitha kërkesat për integrim, duke shënuar përmbylljen e masave të nevojshme për aplikimin në SEPA”, përfundoi guvernatori./ Monitor

gent sejko pagat be

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë