Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tarifat e terminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për thirrjet që kryhen drejt rrjeteve respektive dhe rregullimi i këtyre tarifave është instrumenti kryesor i rregullimit të tregjeve të komunikimeve elektronike nga autoritetet përkatëse.
TIRANA- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vendosur uljen e tarifave të terminimit në rrjetet celulare, duke filluar nga muaji tetor 2024. Tarifat e terminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për thirrjet që kryhen drejt rrjeteve respektive dhe rregullimi i këtyre tarifave është instrumenti kryesor i rregullimit të tregjeve të komunikimeve elektronike nga autoritetet përkatëse. Mbështetur në analizën e tregut, AKEP ka shpallur përsëri si Operatorë me Fuqi të Ndjeshme (OFNT) në tregun përkatës me shumicë të terminimit të thirrjeve kombëtare për operatorët celularë One Albania dhe Vodafone Albania. AKEP ka vendosur që tarifa maksimale e terminimit të thirrjeve kombëtare në rrjetet celulare të Vodafone Albania dhe One Albania të ulet nga niveli aktual prej 1.1 lekë/minutë në 1.02 lekë/minutë në 1 tetor 2024, në 0.89 lekë/minutë në 1 prill 2025 dhe përfundimisht në 0.75 lekë/minutë në 1 tetor 2025.
Megjithatë, afatet e aplikimit të uljeve të përshkallëzuara të tarifave të terminimit janë shtyrë krahasuar me propozimet që ishin paraqitur në analizën e tregut, në nëntor të vitit të kaluar. Sipas propozimeve fillestare, uljet e tarifave duhet të zbatoheshin përkatësisht në 1 mars 2024, 1 shtator 2024 dhe përfundimisht në 0.75 lekë/minutë në 1 mars 2025. Në komentet e tyre gjatë fazës së konsultimit publik, të dy operatorët, Vodafone Albania dhe One Albania kishin kërkuar një shtrirje më të gjatë në kohë të uljes në kosto të tarifave të terminimit. Vodafone Albania kishte propozuar që ulja e tarifave të niste në prill 2024 dhe të arrinte gradualisht nivelin prej 0.75 lekë për minutë në prill 2027. Ndërsa One Albania propozonte që ulja të fillonte në janar 2025 dhe të shtrihej në kohë deri në janar 2027. AKEP i ka marrë pjesërisht në konsideratë këto kërkesa dhe përfundimisht e ka shtyrë nisjen e procesit në tetor të këtij viti dhe mbylljen e tij në tetor të vitit të ardhshëm. Tarifat e reja të terminimit janë përcaktuar mbështetur në dokumentin për rezultatet e modelit të kostove të shërbimeve me shumicë të rrjeteve celulare, që u miratua nga AKEP në vitin 2021. Dokumenti në fjalë përcakton tarifa terminimi të thirrjeve që të reflektojnë kostot direkte, të matura për operatorët e komunikimeve të lëvizshme në Shqipëri.
Sipas analizës së kostove të përgatitura nga konsulentët e kontraktuar nga AKEP për këtë qëllim, kosto e terminimit të thirrjeve kombëtare ka rezultuar rreth 0.751 lekë për minutë, ndërsa për thirrjet hyrëse ndërkombëtare 0.762 lekë për minutë. Tarifat aktuale të terminimit në Shqipëri janë aktualisht rreth 1.11 lekë/minutë për të dyja llojet thirrjeve. Për t’i çuar tarifat në kosto, që është edhe objektivi i AKEP, tarifat e terminimit të thirrjeve duhet të ulen me rreth 32%. Orientimi në kosto i tarifave me shumicë vlerësohet si mënyra më e mirë për të mundësuar një konkurrencë të drejtë dhe të ndershme mes operatorëve në tregun me pakicë. Më parë, për vendosjen e tarifave të terminimit të thirrjeve kombëtare AKEP është mbështetur në metodën benchmark të mesatarizimit të tarifave të aplikuara në vendet e BEREC (Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike). Megjithëse dokumenti me kostot e matura u miratua qysh në vitin 2021, ulja e përshkallëzuar e tarifave në kosto ngeli pezull për afërsisht tre vjet, në pritje të analizës së re të tregut për të shpallur edhe njëherë OFNT./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Importet e mallrave të akcizës pësuan rënie të mprehtë në muajin janar të këtij v...
Ervin Mete TIRANA- Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA), ishte fokusi i Ministerialit që mblodhi sot në Tiran...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendosi këtë muaj të heqë detyrim...
Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime gjatë muajit janar të këtij viti. Sipas tr...
Pamje nga samiti LONDËR- Në Londër u zhvillua dje Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i organizuar nga Banka Europi...
Foto ilustruese DURRËS-Gjykata e Arbitrazhit në Washington ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mos shqyrtimi...
Sera FIER- Një grup i madh fermerësh nga zonat e Beratit, Fierit u bashkuan këto ditë për të marrë çmime dys...
Foto ilustruese TIRANË-Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BE-së. Të gja...
Foto ilustruese VLORA- Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe...
Foto ilustruese KSAMIL- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për rajonin e Gjirokastrës lidhi se fundmi kontratën me vlerë 11...