LIVE UPDATES
Ekonomi

AKEP heq kufizimin, operatorët celularë mund të ofrojnë përsëri tarifa më të lira për thirrjet brenda rrjeteve

Kjo do të thotë se operatorët celularë do të jenë të lirë të aplikojnë përsëri tarifa preferenciale të thirrjeve apo mesazheve brenda rrjeteve të tyre.

28 Shkurt 2024, 07:15 Nga E.Shehu

 

AKEP heq kufizimin, operatorët celularë mund të ofrojnë
Foto ilustruese

 

TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendosi këtë muaj të heqë detyrimin e operatorëve celularë për të aplikuar tarifa të njëjta në thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit. Kjo do të thotë se operatorët celularë do të jenë të lirë të aplikojnë përsëri tarifa preferenciale të thirrjeve apo mesazheve brenda rrjeteve të tyre. Në dokumentin përfundimtar të analizës së tregut të telefonisë celulare, për tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet e telefonisë së lëvizshme,

AKEP ka gjykuar se kjo masë e ka dhënë efektin e saj, në përputhje me qëllimin e vendosur. Sipas AKEP, që nga periudha kur është vendosur kjo masë rregullatore, situata e operatorëve të këtij tregu ka ndryshuar ndjeshëm, ku nga katër operatorë celularë tashmë në treg janë vetëm dy, me pjesë e tregu të përafërta për sa i përket numrit të pajtimtarëve. AKEP argumenton se me strukturën e re të tregut me dy operatorë celularë, nuk ekzistojnë më stimujt e nevojshëm për aplikim të tarifave grabitqare për krijimin e grupeve të mbyllura.

Një faktor tjetër i rëndësishëm, sipas AKEP, është ulja e volumit të thirrjeve zanore, ndikuar nga rritja gjithnjë e më e madhe nëpërmjet aplikacioneve OTT, si për shembull whatsapp, të cilat kanë zëvendësuar në një masë të madhe thirrjet dhe mesazhet direkte nëpërmjet shërbimit të operatorëve celularë, duke shfrytëzuar nga këta të fundit vetëm shërbimin e të dhënave (internetin). AKEP vlerëson se struktura e thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit është e balancuar për një periudhë relativisht të gjatë. Pesha e thirrjeve brenda rrjetit ka rënë nga 93% të totalit në vitin 2013, në 56% në vitin 2022.

Masa e mosdiskriminimit u vendos në vitin 2014, si përgjigje ndaj praktikës së diferencimit të lartë në tarifat me pakicë për thirrjet brenda rrjetit në raport me ato jashtë rrjetit. Një praktikë e tillë (i njohur në atë periudhë si efekti club), ishte sidomos një mekanizëm që operatorët më të mëdhenj e përdornin për të mbyllur trafikun brenda rrjeteve të tyre dhe për të mos lejuar rritjen e operatorëve me pjesë më të vogël tregu.

Operatorët me pjesën e tregut më të madhe shfrytëzonin bazën më të gjerë të pajtimtarëve, duke u ofruar incentiva në kohë komunikimi brenda rrjetit me çmime preferenciale. Përdorimi i një praktike të tillë dëmtoi rëndë dy operatorët më të vegjël celularë. Duke vlerësuar se një praktikë e tillë ishte antikonkurruese dhe abuzim me fuqinë e lartë të tregut, AKEP vendosi të ndalonte diferencimin e tarifave me pakcië për thirrjet brenda rrjetit me ato jashtë rrjetit.

Autoriteti i Konkurrencës dhe vetë operatorët janë kundër

Vendimi i AKEP për heqjen e detyrimit të mosdiskriminimit të tarifave mes thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit u kundërshtua në fazën e konsultimit publik nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vendimin me qëndrimet e saj lidhur me analizën e tregut celular, Autoriteti i Konkurrencës u shpreh, në kushtet kur AKEP ende nuk ka realizuar një analizë të tregut të pakicës të tregut të telefonisë celulare për të ndërmarrë masat e nevojshme për rregullimin e këtij tregu, masa e mosdiskriminimit mes tarifave të thirrjeve brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit duhet të jetë ende në fuqi. Madje, kundër vendimit të AKEP janë shprehur edhe të dy operatorët celularë.

Në komentet dërguar AKEP lidhur me analizën e tregut, Vodafone Albania është shprehur se tërheqja e kësaj mase rregullatore do t’u linte shteg operatorëve që të përfitojnë në periudha të caktuara dhe të rihapin një luftë çmimesh me njëri —tjetrin, si edhe do të krijonte mundësinë që operatorët të aplikojnë tarifa preferenciale brenda rrjetit, që do të sjellin automatikisht humbje të të ardhurave, veçanërisht në kohë “lufte çmimesh”. Gjithashtu, sipas Vodafone Albania, nga pikëpamja e eksperiencës konsumatore kjo do të krijojë konfuzion për klientin për të kuptuar e kombinuar produktet, kur në treg ka aktualisht një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh.

Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe operatori tjetër, One Albania, që gjykon se kjo masë nuk duhet të hiqet, pasi në çdo rast ruan konkurrencën e lirë dhe të ndershme në treg dhe shmang stimujt për praktika antikonkurruese nga ana e operatorëve, duke kufizuar zgjedhjen e biznesit dhe duke lejuar potencialisht një lojtar të madh të dëmtojë konkurrencën. One Albania çmon se heqja e detyrimit të mos-diskriminimit on-net/off-net shoqëruar edhe me reduktimin e tarifave të terminimit, ekspozon vetëm shoqërinë One Albania me zhvillime jo pozitive të tregut celular.

Pavarësisht kundërshtimit nga të gjitha palët e shprehura në konsultim publik, AKEP e ka miratuar propozimin e vet për heqjen e këtij detyrimi. Në përgjigjen dhënë operatorëve dhe Autoritetit të Konkurrencës, AKEP, mes të tjerash, shprehet se, në rolin e rregullatorit ka në konsideratë jo vetëm mbarëvajtjen dhe shëndetin financiar të dy rrjeteve celulare të cilat duhet të rezultojnë në nxitje të investimeve dhe rritjes së cilësisë së shërbimit, por edhe konsumatorin fundor për rritjen e mundësive të tyre për përfitimin e produkteve/shërbimeve përkatëse me një ofertë të arsyeshme dhe racionale nga ofertuesit e tij, të krahasueshme dhe me vendet e rajonit dhe më gjerë mbi cilësinë, përmbajtjen e paketave dhe çmimin final të tyre.

“…arsyet bazike lidhen me faktin se tashmë situata në të cilën ndodhet tregu i telefonisë celulare ka ndryshuar, duke pasur vetëm dy operatorë celularë, kjo edhe në mungesë të MVNO-ve (operatorëve të rrjeteve virtuale) në këtë treg, me bazë pothuajse të njëjtë të pajtimtarëve, në kushtet e një niveli të ulët të tarifave të terminimit afër kostos eficente të shërbimit të terminimit dhe në simetri të plotë të tyre. AKEP e ndërmori masën e mosdiskriminimit on-net vs offnet në vitin 2014 në një treg me 4 operatorë mobile dhe në kushtet e tarifave të larta të terminimit të thirrjeve, ku thirret drejt rrjeteve të tjera celulare bashkë me efektin ‘Club ‘ penalizonin operatorët më të vegjël në treg kundrejt operatorëve që kishin pjesë më të madhe tregu. Ky ka qenë dhe faktori kryesor që AKEP përcaktoi këtë masë rregullatore. Në kushtet kur ulja e volumit të thirrjeve voice është reduktuar ndjeshëm në favor të rritjes së thirrjeve nëpërmjet shërbimeve OTT, dhe kur pjesët e tregut të dy operatorëve mobile Vodafone Albania dhe One Albania janë të ngjashme, me një strukturë të balancuar të pajtimtarëve dhe të thirrjeve, AKEP vlerëson se aplikimi i kësaj mase rregullatore nuk është më i nevojshëm,” thuhet në argumentimin përfundimtar të AKEP.

Marrë nga Monitor

 

akep tarifa

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje