LIVE UPDATES
Ekonomi

Ministri Mete: Integrimi në SEPA-s ul ndjeshëm kostot e pagesave dhe mbështet tregtinë

Ministeriali u zhvillua në pararendje të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për Planin e Ri të Rritjes së Komisionit të BE-së.

28 Shkurt 2024, 18:13 Nga M.B
Ministri Mete: Integrimi në SEPA-s ul ndjeshëm kostot e pagesave dhe
Ervin Mete

TIRANA- Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA), ishte fokusi i Ministerialit që mblodhi sot në Tiranë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministeriali u zhvillua në pararendje të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për Planin e Ri të Rritjes së Komisionit të BE-së. Ky Plan Rritjeje ka identifikuar aksesin në SEPA (Single European Payment Area) si një nga mundësitë që vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë përpara finalizimit të procesit të anëtarësimit, me përmbushjen e kushteve. Sipas njoftimit për shtyp, Ministri i Financave Ervin Mete, gjatë fjalës së mbajtur në Ministerialin e zhvilluar në Tiranë, u shpreh se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në SEPA do të sillte përfitime të konsiderueshme ekonomike për rajonin.

“Hapja e SEPA-s për anëtarët jo të BE-së, si pjesë e Planit të Ri të Rritjes së Komisionit të BE-së, përfaqëson një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor që të ulë ndjeshëm kostot e pagesave brenda rajonit dhe me BE-në dhe në të njëjtën kohë mund të konsiderohet si një mjet monitorimi për Bashkimin Europian për identifikimin e gatishmërisë dhe vullnetit tonë për të qenë pjesë e familjes europiane. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ndërlidhura me Bashkimin Europian, prandaj është e një rëndësie të madhe për ne që të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare,” u shpreh ai.

Mete nënvizoi se Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, e po ashtu burimi më i madh i investimeve të huaja direkte dhe flukseve të tjera financiare.

“Mbi 70 për qind e eksporteve nga Ballkani Perëndimor shkon në vendet anëtare të BE-së. BE-ja është gjithashtu burimi më i madh i investimeve të huaja direkte në rajon. Ajo përbën rreth 70% të totalit të IHD-ve në Ballkanin Perëndimor. Gjatë dy dekadave të fundit, IHD-të kanë qenë një shtytës kryesor i rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor duke promovuar integrimin në zinxhirët e vlerave europiane, duke krijuar vende të reja pune dhe duke futur teknologji të reja. Më tej, pothuajse një e pesta e popullsisë së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit dhe shumica e tyre ndodhet në vendet e BE-së. Në këtë kontekst, edhe remitancat luajnë një rol të rëndësishëm për ekonomitë tona. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kosto për të dërguar remitanca për shembull në rastin e Shqipërisë përllogaritet mesatarisht në 8.7% dhe vlerësohet se me përfshirjen në SEPA emigrantët dhe familjet e tyre mund të kursejnë në mënyrë domethënëse,” deklaroi Ministri i Financave Ervin Mete.

Ministri shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit në SEPA jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta.

“Përafrimi i sistemeve tona të pagesave me ato të vendeve europiane, do të rrisë atraktivitetin tonë si destinacion investimi. Investitorët do të kenë besim më të madh në stabilitetin dhe efikasitetin e sistemit tonë financiar. Ai krijon po ashtu një fushë loje të barabartë për të gjithë vizitorët europianë që vijnë, të cilët do të përballen me atribute të ngjashme pagese për sa i përket kostos, kohës dhe sigurisë, si në vendin e tyre. Turizmi po bëhet një nga faktorët kryesorë të rritjes së PBB-së në dy vitet e fundit. Sigurimi i pagesave të thjeshta, të shpejta dhe të besueshme ndërkufitare do ta mbështesë më tej këtë sektor,” tha më tej ministri.

“Digjitalizimi i pagesave, shtoi më tej ai, është plotësues i zbatimit të Agjendës së Përbashkët Digjitale të rajonit tonë. “Sistemet e pagesave mund të jenë një rrugëdalje për t’i bërë gjashtë ekonomitë tona më gjerësisht dixhitale. Rëndësia strategjike e ekonomisë dixhitale nuk mund të mbivlerësohet dhe për këtë arsye ajo është bërë prioritet i politikave tona kombëtare,” nënvizoi ministri Mete.

Ministri i Financave siguroi se Shqipëria është tashmë e përgatitur në përmbushjen e legjislacionit bazë të BE-së për transaksionet e SEPA-s dhe ka përafruar gjerësisht kuadrin e saj ligjor me Direktivat e BE-së në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Për më tepër, që nga tetori i vitit të kaluar, Shqipëria nuk është nën mbikëqyrjen e Task Forcës së Veprimit Financiar. Banka Botërore po mbështet përmes asistencës teknike vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur kushtet e nevojshme për aplikimin dhe anëtarësimin eventual në Sistemin Europian të Pagesave./ Monitor

ervin mete ekonomia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet