LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor do ti duhen deri 70 vjet për të arritur standardet e jetesës të BE-së

Në këtë ngjarje, janë të pranishëm krerët e qeverisë nga 6 vendet e rajonit. Gjatë hapjes së samitit, presidenteja e BERZH, Odile Renaud-Basso, theksoi se edhe pse rajoni ka bërë një progres të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, ende ekziston një hendek i ndjeshëm midis rajonit dhe Bashkimit Europian.

27 Shkurt 2024, 07:24 Nga N.F
Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor do ti duhen deri 70 vjet
Pamje nga samiti

LONDËR- Në Londër u zhvillua dje Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm krerët e qeverisë nga 6 vendet e rajonit. Gjatë hapjes së samitit, presidenteja e BERZH, Odile Renaud-Basso, theksoi se edhe pse rajoni ka bërë një progres të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, ende ekziston një hendek i ndjeshëm midis rajonit dhe Bashkimit Europian.

“Sipas një studimi të ri të BERZH-së mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek.

Ky zbulim nxit në mënyrë kritike nevojën për të kombinuar fondet publike me kapitalin privat për të shpejtuar konvergjencën. Kështu, BERZH ka bashkëpunuar me institucione financiare ndërkombëtare dhe Komisionin Europian për të gjetur mënyra për të përfshirë kapitalin privat në projektet kryesore të infrastrukturës rajonale, përmes PPP-ve ose tërheqjes së investimeve private në sektorin e energjisë”, deklaroi Renaud-Basso.

Ajo theksoi se është koha për të njohur forcat dhe potencialin e vërtetë ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ajo shprehu gatishmërinë e BERZH për të bashkëpunuar ngushtë me Komisionin Evropian dhe qeveritë e rajonit në zbatimin e Planit të Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor, duke parë në këtë një mundësi për të sjellë investime dhe reforma të nevojshme.

Renaud-Basso gjithashtu theksoi potencialin e madh të investitorëve në rajon, duke përmendur regjimet e favorshme të tatimit të fitimit të korporatave, forca punë konkurruese dhe perspektivën e qartë të integrimit në Bashkimin Europian. Ajo shtoi se njerëzit e rajonit janë të arsimuar mirë, shumë të kualifikuar dhe shumë prej tyre janë sipërmarrës të talentuar.

Në përfundim, ajo shtoi se rajoni duhet të përqëndrohet në tri prioritete kryesore. Së pari, është e nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë procesin e tyre të gjelbërimit. Investimet e shtuara në fushën e energjisë rinovueshme, si dhe në rrjetet elektrike dhe në efikasitetin e energjisë, do të ndihmojnë në rritjen e rezilienecës së rajonit ndaj sfidave të ardhshme në fushën e energjisë dhe konkurrueshmërisë ekonomike.

Së dyti, përmirësimi i standardeve të qeverisjes publike duhet të jetë një prioritet, duke përfshirë reformën e ndërmarrjeve shtetërore, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjisë dixhitale. Së treti, përhapja e hapësirave për tregti dhe investime është thelbësore. Integrimi më i thellë në zinxhirët globale të vlerave do të jetë kyç për rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit. Si organizata e financimit ndërkombëtar më e madhe në rajon, BERZH ka investuar mbi 18 miliardë euro në rajon, me një shifër rekord prej 1.63 miliardë euro vetëm vitin e kaluar.

Marrë nga Monitor

berzh shqiperi standarte jetese be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës