LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko: “Kura e hidhur” e rritjes së interesave nuk do ta dëmtojë ekonominë

Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ndal gjerësisht në argumentimin e vendimmarrjeve të këtij viti në drejtim të një normalizimi të shpejtë të politikës monetare, duke rritur normat e interesit. Sipas tij, presionet inflacioniste në vend paraqiten të forta dhe të qëndrueshme.

27 Tetor 2022, 14:18 Nga A.B

 

Sejko: “Kura e hidhur” e rritjes së interesave nuk do ta
Perfaqesuesit e Bankes

 

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës zhvilloi sot konferencën vjetore me temë “Rikthimi i inflacionit: Si mund ta përballojmë në kushtet e pasigurive të shtuara?”.

Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ndal gjerësisht në argumentimin e vendimmarrjeve të këtij viti në drejtim të një normalizimi të shpejtë të politikës monetare, duke rritur normat e interesit. Sipas tij, presionet inflacioniste në vend paraqiten të forta dhe të qëndrueshme.

“Ndonëse këto presione burojnë – në masën më të madhe – nga goditje të huaja të ofertës, ato kanë filluar të transmetohen tashmë në strukturën e kostove të ekonomisë shqiptare dhe në pritjet për inflacion të agjentëve ekonomikë. Ky konstatim është në sinkron të plotë me evoluimin e mendimit të thuajse gjithë bankave qendrore dhe mbart konsensusin e analistëve ekonomikë.

Qëndrueshmëria e presioneve inflacioniste është nxitur nga kohëzgjatja dhe intensiteti i goditjes së ofertës së huaj, nga kërkesa relativisht e qëndrueshme për mallra e shërbime në vend, por edhe nga reduktimi i kapaciteteve të pashfrytëzuara në tregun e punës dhe të kapitalit.

Kjo e fundit është shoqëruar me rritje të shpejtë të punësimit dhe të pagave në ekonominë shqiptare, duke lehtësuar transmetimin e goditjeve të mëtejshme të ofertës,” tha Sejko.

Sipas tij, ekonomia shqiptare rrezikon të përjetojë një periudhë të gjatë me inflacion të lartë, në mungesë të reagimit të politikës monetare.

Ai shtoi se inflacioni i lartë dhe i qëndrueshëm sjell pasoja negative për zhvillimin ekonomik e social, pasoja të cilat tentojnë të jenë më të mëdha për vendet në zhvillim si Shqipëria.

“Në këndvështrimin ekonomik, teoria dhe praktika botërore dëshmojnë se inflacioni i lartë redukton nivelin dhe rrit luhatjet e rritjes ekonomike në afatin e gjatë. Efekti negativ i inflacionit buron nga rritja e pasigurisë dhe shpërndarja joeficiente e burimeve financiare dhe njerëzore në ekonomi, si pasojë e reduktimit të aftësisë sinjalizuese të çmimeve të tregut.

Këto pasoja përforcohen më tej nga rritja e vëmendjes së bizneseve dhe familjeve ndaj mbrojtjes financiare, në kurriz të investimeve afatgjata në aktive fizike, si dhe nga rritja e kostove reale të financimit, në pasqyrim të reduktimit të kursimeve financiare.

Në këndvështrimin social, teoria dhe praktika botërore dëshmojnë se inflacioni i lartë rrit pabarazinë sociale, duke prekur më shumë shtresat me të ardhura të pakta, si dhe mund të dëmtojë konsensusin politik dhe vetë institucionet demokratike të një shteti.

Në kontekstin e vendeve në zhvillim, inflacioni i lartë ka një ndikim shtesë negativ në stabilitetin financiar, duke dëmtuar besimin e publikut në monedhën kombëtare dhe duke goditur, potencialisht, edhe besimin e tij në institucionet financiare,” tha ai.

Sipas Sejkos, qëndrueshmëria e presioneve inflacioniste dhe dëmet afatgjata të inflacionit ofrojnë, në vetvete, premisa të mjaftueshme për një reagim të politikës monetare. Megjithatë, ai shtoi se vendimmarrja e bankës së Shqipërisë në këtë drejtim është motivuar edhe nga një konsideratë e tretë.

“Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare nuk do të shoqërohet me pasoja të panevojshme negative për ekonominë shqiptare dhe stabilitetin e saj monetar e financiar. Projeksionet tona sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në afatin e mesëm dhe të gjatë.

Po ashtu, rezultatet e simulimeve tona sugjerojnë se sistemi bankar ka një shkallë të kënaqshme rezistence, edhe ndaj goditjeve relativisht ekstreme ekonomike dhe financiare. Në mënyrë metaforike, ne hyjmë në këtë betejë të bindur se kura jonë do të shërojë sëmundjen, por – sado e hidhur dhe e pakëndshme – nuk do të dëmtojë pacientin.

Kjo bindje bazohet në analiza të plota, të vazhdueshme dhe të kujdesshme, konkluzionet kryesore të të cilave po i radhis në vijim,” tha Sejko.

Sipas tij, ekonomia shqiptare vjen në këtë përballje me një inerci pozitive zhvillimi dhe burimet e rritjes shfaqen të gjera, të bazuara si në kërkesën e brendshme dhe në atë të jashtme. Bilancet financiare të bizneseve dhe familjeve janë relativisht të shëndetshme, ndërsa tregu i punës mbetet dinamik, i karakterizuar nga rritje e qëndrueshme e punësimit dhe pagave.

Në këtë kontekst, ndonëse ngadalësimi i ritmit në të ardhmen e afërt është diçka normale, rritja ekonomike pritet të mbetet në territor pozitiv, ndërsa recesioni shfaqet si rrezik material vetëm në skenarë ekstremë të zhvillimeve në ambientin e huaj.

“Në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme të përballjes me goditje, stabiliteti financiar i vendit paraqitet i konsoliduar. Tregjet financiare janë relativisht të qeta, pavarësisht luhatjeve të moderuara në segmente të caktuara të tij. Sektori bankar është likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Borxhi publik mbetet nën kontroll dhe hapat konkrete të qeverisë për konsolidim fiskal ofrojnë një mbështetje më shumë për qëndrueshmërinë e tij.

Gjej me vend të theksoj se qëndrimi i politikës sonë monetare do të vijojë të mbetet stimulues, gjatë gjithë procesit të normalizimit.

Ky normalizim nënkupton një reduktim të intensitetit të stimulit monetar, por jo ndryshim të natyrës stimuluese të kësaj politike. Në fakt, skenari ynë bazë nuk parashikon (ende) adoptimin e një qëndrimi shtrëngues të politikës monetare, por rishikimi i qëndrimit të politikës monetare synon të ofrojë një balancë më të mirë të rreziqeve në ekonomi,” tha Guvernatori./Marre nga MONITOR

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale