Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj. Si pjesë e ndryshimeve të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, vitin që vjen do të futen në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira. Kjo masë vlerësohet të kontribuojë në buxhetin e shtetit me 2 miliardë lekë në vit.
TIRANË- Vitin që vjen kufiri i patatueshëm i pagave do të bëhet 50 mijë lekë nga 40 mijë lekë që është aktualisht. Kjo do të thotë se personat që kanë paga bruto 50 mijë lekë në muaj do të paguajnë 0 tatim. Ky kufi është 40 mijë lekë aktualisht. Ministria e Financave përllogarit se, rritja e kufirit të patatueshën të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë do reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 miliardë lekë në vit, por ndërkohë do rrisë të ardhurat e punëmarrësve me paga deri në 50 mijë lekë në muaj.
Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj. Si pjesë e ndryshimeve të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, vitin që vjen do të futen në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira. Kjo masë vlerësohet të kontribuojë në buxhetin e shtetit me 2 miliardë lekë në vit.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimi ka referuar për deputetët e Komisionit të Ekonomisë se, janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listë-pagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13% dhe 23%. Ajo shpjegoi se ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15% tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve.
Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029, tha Ibrahimi.
Rritja e kufirit të patatueshëm të pagës në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë u aplikua në mes të këtij viti. Rritja e kufirit të patatueshëm të pagave ndihmon në rritjen e deklarimit real të pagave, pasi informaliteti është ende i lartë në këtë drejtim. Rritja e deklarimeve, nga ana tjetër, do të ndihmonte qeverinë të arkëtonte më shumë të ardhura nga kontributet e sigurimeve.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hodhi dritë mbi ecurinë e disa masave kryesore të saj n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare do të ulë ndjeshëm huamarrjen në tregun e brendshëm financiar për vitin e ardh...
Foto Ilustruese TIRANË- Ofrimi i më shumë se 1200 shërbimeve publike online që përbën sipas qeverisë 95% të sh...
Foto Ilustruese TIRANË- Përveç financimit të kontratave koncesionare, Ministria e Infrastrukturës do të realizojë rret...
Foto Ilustruese TIRANË- Viti 2021 e zëvendësoi 2020-n si viti më stresues i kohëve të fundit, me një rekord të ri p...
Foto Ilustruese TIRANË- Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaj...
Raporti TIRANË- Një raport periodik i Bankës Botërore, i publikuar sot, vë në dukje se ekonomitë e vendeve të Ballk...
Foto Ilustruese TIRANË- Për gjatë periudhës 2023 -2025 skema publike e pensioneve do të shtohet edhe me rreth 45 mijë pension...
Foto Ilustruese TIRANË- Tensionet gjeopolitike mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të inflacionit, probleme në zinxhi...
Foto Ilustruese TIRANË- Indeksi PMI për muajin tetor tregon rënien më të madhe të dy viteve të fundit dhe shton shenjat ...