LIVE UPDATES
Ekonomi

Bumi turistik i Shqipërisë, hyrjet e të huajve u rritën me 18% në krahasim me para pandeminë

Vetëm në shtator, në vend hynë 761 mijë shtetas, me rritje 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 29% në raport me 9 mujorin e 2019-s.

27 Tetor 2022, 07:17 Nga DOSJA
Bumi turistik i Shqipërisë, hyrjet e të huajve u rritën me
Të dhënat

TIRANË- Shqipëria po përjeton në 2022 vitin më të mirë historik deri tani për sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj, që si synim kryesor kanë turizmin.

Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-shtator në vend kanë hyrë gjithsej 6.4 milionë shtetas të huaj. Kjo shifër është 32% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 18% më shumë se janar-shtatori i 2019-s, që mbante deri tani rekordin si viti më i mirë turistik, që më pas u ndërpre nga pandemia.

Vetëm në shtator, në vend hynë 761 mijë shtetas, me rritje 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 29% në raport me 9 mujorin e 2019-s.

Sipas INSTAT, 94% e hyrjeve të shtetasve të huaj kishin si qëllim vizitë personale tek të afërm, apo qëllime turistike.

Sipas INSTAT, në shtator 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Maqedonia e Veriut me 3,3 herë, krahasuar me Shtator 2021.

Gjatë 9-mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,0 herë dhe Anglia me 2,0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Vijnë të huajt, shqiptarët ikin jashtë

Ndërsa janë rritur hyrjet e të huajve në vend, e njëjta tendencë është konstatuar dhe me daljet e shtetasve shqiptarë, që këtë vit nuk kanë pasur kufizime për të udhëtuar jashtë vendit.

Sipas INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shtator 2022, janë 1.371.621, duke shënuar një rritje me 42,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shtator 2022 janë 541.216.

Krahasuar me shtator 2021, ky numër është rritur me 47,6 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shtator 2022, janë 830.405. Krahasuar me shtator 2021, ky numër është rritur me 39,6 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit 2022, është 4.390.611, duke u rritur 36.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rriten ndjeshëm udhëtimet përmes ajrit

Sipas INSTAT, në nëntëmujorin e vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit paraqiten:

Numri i shtetasve që kanë hyrë:

– Nga pikat ajrore është rritur me 83,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Nga pikat detare është rritur me 47,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 25,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve që kanë dalë:

 Nga pikat ajrore është rritur me 86,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Nga pikat detare është rritur me 57,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

 Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 28,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga Monitor.al

turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar