LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i ri: Europianët, 3,000 euro më të varfër çdo vit që pas krizës financiare

Për momentin, propozimet po mbahen të fshehta, por për Sebastian Mang, ekspert i fushatave në NEF, rregullat e shpenzimeve duhet të zbuten në të ardhmen.

7 Nëntor 2022, 07:25 Nga DOSJA
Raporti i ri: Europianët, 3,000 euro më të varfër çdo
Foto Ilustruese

TIRANË- Qytetarët europianë mund të kenë humbur rreth 3,000 euro në vit për shkak të masave shtrënguese të aplikuara nga qeveritë e BE-së që nga kriza financiare e vitit 2007, sipas një raporti të ri. Studimi nga New Economics Foundation (NEF) dhe Finance Watch, i cili u publikua të premten, pohoi gjithashtu se vendet e BE-së mund të kishin shpenzuar deri në 1,000 euro më shumë në vit për person në shërbimet publike, nëse do të ishin aplikuar masa shtrënguese më pak të ashpra.

Lajmi vjen në një kohë kur shtetet e BE-së po arrijnë nivele borxhi të paprecedenta në kohën moderne të paqes, për të zbutur efektet e pandemisë COVID-19 dhe të luftës në Ukrainë. Frank Van Lerven, drejtues i programit të makroekonomisë në NEF, tha se masat shtrënguese kanë qenë një dështim.

“Dekada e fundit e politikave shtrënguese ka dëmtuar ekonomitë europiane dhe nuk ka lejuar përmirësimin e standardeve tona të jetesës,” tha Van Lerven.

“Përqendrimi i tepruar te reduktimi i borxhit dhe i deficitit, as nuk nxit rritjen ekonomike dhe as nuk e mban borxhin të ulët. Përkundrazi, masat shtrënguese i kanë penguar vendet europiane për të arritur potencialin e tyre.”

Pas krizës financiare, Brukseli filloi aplikimin e disa rregullave fiskale për huamarrjen dhe shpenzimet qeveritare, të cilat ishin më të rrepta. Qëllimi i këtyre masave ishte reduktimi i borxhit publik. Kjo u synua të arrihej përmes reduktimeve të shpenzimeve publike dhe të investimeve. Por, pas goditjes së pandemisë, BE-ja i pezulloi këto rregulla – të njohura edhe si Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes – për t’u ofruar vendeve më shumë fleksibilitet në trajtimin e pasojave ekonomike.

Studimi nga New Economics Foundation zbuloi se masat e mëparshme shtrënguese e kanë bërë Europën që të ishte më vulnerabël ndaj goditjeve ekonomike të COVID-19 dhe të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Nëse masat shtrënguese nuk do të kishin qenë kaq të rënda, ai thotë se 533 miliardë euro do të ishin në dispozicion të qeverive të BE-së për t’u shpenzuar në projektet e infrastrukturës, duke përfshirë edhe ato të infrastrukturës së gjelbër, të cilat, sipas studimit, mund të kishin ndihmuar në zbutjen e ndikimit të rritjeve të çmimeve të energjisë.

Por, Antonios Nestoras, drejtor ekzekutiv i përkohshëm i Forumit Liberal Europian, tha për Euronews se gjetjet e raportit nuk ofrojnë një perspektivë të ekuilibruar dhe nuk marrin parasysh faktorë të tjerë të rëndësishëm, duke shtuar se nivelet e shpenzimeve publike mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm pasi të jenë krijuar bazat e një shoqërie të pasur.

“Ne duhet të krijojmë pasuri. Ne duhet t’u ofrojmë qytetarëve dhe korporatave një fushë të barabartë loje, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të krijojnë pasuri,” shpjegoi Nestoras.

“Ne duhet të vendosim rregulla të menduara mirë për të mbështetur inovacionin, kërkimin, zhvillimin, industrinë, teknologjinë.

Këto janë gjërat ku duhet të fokusohemi dhe më pas mund të luajmë me nivelet e shpenzimeve publike, të përpiqemi të kontrollojmë inflacionin dhe të përpiqemi të krijojmë stabilitet makroekonomik duke u bazuar te shpenzimet publike.”

“Për sa kohë që ne nuk i përqendrojmë përpjekjet tona në krijimin e pasurisë, nga do të vijnë paratë? Kjo është një pyetje që nuk ka përgjigje në këtë raport dhe nga politikat publike në përgjithësi.”

“Një qasje afatgjatë”

Të mërkurën e ardhshme, Komisioni Europian do të paraqesë planet për udhëzimet e reja fiskale, pasi të përfundojë pezullimi i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes në fund të vitit 2023.

Për momentin, propozimet po mbahen të fshehta, por për Sebastian Mang, ekspert i fushatave në NEF, rregullat e shpenzimeve duhet të zbuten në të ardhmen.

“Në mes të krizës së COVID-19, Komisioni Europian u autorizua të merrte hua nga tregjet financiare për herë të parë, në mënyrë që të financonte përgjigjen e tij ndaj krizës”, tha Mang për Euronews.

“Por, në vend që të bazohemi te përgjigjet ad-hoc ndaj çdo krize të re, ajo për të cilën ka nevojë Europa përtej vitit 2024 është një qasje afatgjatë që është e përshtatshme për qëllimin.

Ekonomia e kursimeve ishte një eksperiment i dështuar. Nivelet e ulëta të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto sollën një rënie të taksave të marra nga qeveritë, duke shtuar kështu borxhin publik.”

“Qeveritë kombëtare duhet të fuqizohen për të investuar te shërbimet publike, si shëndetësia dhe arsimi, si dhe në reduktimin e emetimeve të karbonit. Nga ana e tij, Komisioni Europian duhet të jetë në gjendje të mbështesë shpenzimet kombëtare përmes huamarrjes nga institucionet europiane.”

Nestoras, nga ana tjetër, tha se duhet gjetur një ekuilibër kur bëhet fjalë për rregullat fiskale të BE-së.
“Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur për këto gjëra,” tha ai për Euronews.

“Politika reale është gjetja e ekuilibrit të duhur, raporti i artë mes forcave që kundërshtojnë njëra tjetrën, si forcave politike, ashtu edhe atyre ideologjike. Kam besim se sistemi që kemi krijuar në Europë do të gjejë një kompromis mes të dyjave.”

Sondazhet e përfshira në raport zbuluan se 70% e njerëzve janë të shqetësuar nga ajo që mund të ndodhë nëse fillojnë të zbatohen përsëri masat shtrënguese. Në të njëjtën kohë, 70% e të anketuarve raportuan gjithashtu shqetësim për rritjen e borxhit të qeverive.

Megjithatë, një gjë për të cilën njerëzit e pyetur ishin të sigurt, mbetet nevoja për të investuar më shumë në shërbimet publike jetike, të tilla si arsimi, shëndetësia dhe kujdesi social.

Marrë nga Monitor.al

kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj