LIVE UPDATES
Ekonomi

Projekti 2 miliardë USD i Durrësit, qeveria kalon marrëveshjen me investitorin

Forma e bashkëpunimit të shtetit në këtë marrëveshje u miratua përmes pjesëmarrjes së shtetit në një shoqëri të përbashkët me investitorin privat. Kjo shoqëri e krijuar nga privati dhe publiku do të zhvillojë projektin dhe do të përfitojë prej tij duke qenë mbajtësi i masave mbështetëse.

7 Nëntor 2022, 07:24 Nga DOSJA
Projekti 2 miliardë USD i Durrësit, qeveria kalon marrëveshjen me
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare kaloi këtë të premte në mbledhjen e saj marrëveshjen për Ballinën Ujore të Durrësit me një vlerë investimi 2 miliardë dollarë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për të ecur para me projektin dhe se për herë të parë Shqipëria është mbajtëse e aksioneve në një sipërmarrje të tillë. Balluku tha se brigjet dhe deti do të vijojnë të jenë prona shtetërore pavarësisht investimit ndërkohë që pavarësisht sesa do të rrisë kapitalin apo investimin pala private shteti nuk do të jetë i detyruar ta bëjë këtë duke mbajtur të njëjtat aksione.

“Qeveria miratoi marrëveshjen kuadër mes qeverisë shqiptare, Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company.

E gjithë kjo është një marrëveshje kuadër që lidhet me ndërtimin e Ballinës Ujore në Portin e Durrësit si dhe Portin e jahteve. Forma e bashkëpunimit të shtetit në këtë marrëveshje u miratua përmes pjesëmarrjes së shtetit në një shoqëri të përbashkët me investitorin privat. Kjo shoqëri e krijuar nga privati dhe publiku do të zhvillojë projektin dhe do të përfitojë prej tij duke qenë mbajtësi i masave mbështetëse.

Për herë të parë Republika e Shqipërisë është mbajtëse e aksioneve sa i takon një projekti kaq të madh, 2 miliard euro investim. Parashikohet në mënyrë direkt dhe indirekt punësimi i 12 mijë personave. Ky projekt e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit,. Kjo projektmarrëveshje reflekton të qartë të drejtat dhe detyrimet e secilës palë pjesëmarrëse në këtë projekt. Duhet të themi që marrëveshja do të kalojë në parlament pasi të kalojë në komisione.

Pjesëmarrja shtetërore propozohet në nivele të tilla që nuk shuajnë ose reduktojnë ndjeshëm riskun operacional të investitorit. Pavarësisht veprimeve të aksionerit privat pra mund të shtojë kapitalin në vite kuota e aksionerit shtetëror nuk do të ndryshojë. Bregdeti deti përkatës dhe brigjet mbeten prona shtetërore të patjetërsueshme. Ato do ti nënshtrohen pastrimit ambiental” tha Balluku.

Sipas saj prona private dhe publike rreth zonës do të pësojë rritje.
Aktiviteti i portit të Durrësit nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë fazës së zbatimit. Në fazën e parë të zbatimit parashikohet që të përdoren ato pjesë që nuk prekin punën e portit.

Ministrja foli dhe për projektin e portit të ri që do të vendoset në Porto Romano duke nënvizuar se projekti gjendet në një fazë të avancuar.

Projekti i Durrës Marina & Yachts

Në dhjetor 2020, një marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara kaloi në Kuvend për të marrë miratimin. Në fokus të saj ishin tre pika: rizhvillimi i Portit të Durrësit, mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil dhe investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit.

Viti 2021 do të niste me lajmet e bujshme sesi kompania më e madhe që transformoi Dubain, EMAAR, do të zbatonte projektin e Durrësit. Delegacione të qeverisë në Dubai dhe anasjelltas nuk munguan, duke i dhënë zë projektit që do të zbatohet në Shqipëri, ashtu sikurse nuk munguan edhe daljet e Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall.

Teksa projekti, për vetë përmasat, vlerën e investimit por edhe akuzave që e kanë shoqëruar mbi kompaninë zbatuese, që nuk është drejtpërdrejt EMAAR, shihet disi me sy konservator, institucionet shqiptare këmbëngulin se ai do të bëhet realitet.

Marrë nga VOA

porti i durresit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj