LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia konsumatore po ruan rritjen, arrin në gati 590 milionë euro

7 Nëntor 2022, 07:20 Nga DOSJA
Kredia konsumatore po ruan rritjen, arrin në gati 590 milionë euro
Foto Ilustruese

TIRANË- Kredia konsumatore e dhënë nga sektori bankar shqiptar po vijon rritjen edhe gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore, duke përfshirë edhe overdraftet, arriti në pothuajse 69 miliardë lekë ose rreth 590 milionë euro, në rritje me 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia konsumatore po jep një kontribut të rëndësishëm në rritjen e portofolit të kredisë për individë, megjithëse me rritje më të ngadaltë krahasuar me kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, çka nënkupton se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij.

Një rënie drastike në flukset e kredisë së re konsumatore ndodhi në muajt pas pandemisë dhe mbylljes së ekonomisë, por rimëkëmbja erdhi shumë shpejt, në linjë me gjallërimin e shpejtë të aktivitetit ekonomik. Për këtë arsye, rritja e kredisë konsumatore, si një nga elementët mbështetës të konsumit në ekonomi, mund të jetë një indikator i tërthortë se konsumi po i reziston rritjes së fortë të çmimeve. Inflacioni ka arritur në 8.1%, niveli më i lartë që prej vitit 1998, duke rënduar ndjeshëm buxhetet e ekonomive familjare.

Megjithatë, shifrat e deritanishme tregojnë se pasojat negative për konsumin nuk janë ende shumë të dukshme. Ngadalësimi I ndjeshëm I rritjes së depozitave bankare në lekë gjatë këtij viti mund të jetë gjithashtu një sinjal se deri tani familjet kanë arritur ta ruajnë konsumin duke ulur kursimin apo duke prekur kursimet e mëparshme. Shifrat e INSTAT dëshmuan se për tremujorin e dytë të vitit konsumi privat në ekonomi u rrit 8% me bazë vjetore, duke shfaqur ecurinë më të mirë mes komponentëve të kërkesës. Një ecuri pozitive besohet të ketë shfaqur edhe tremujori i tretë, kryesisht për shkak të sezonit pozitiv veror dhe kontributit të lartë të turistëve të huaj.

Ecuria ende pozitive e kredisë konsumatore në gjysmën e parë të këtij viti tregon se ky konsum po rezulton në një trajektore pozitive, megjithëse këtë vit po vendoset nën presion të fortë nga rritja më e lartë e çmimeve qysh prej krizës së vitit 1997. Gjithashtu, disa sinjale vërehen edhe në strukturën e kredisë konsumatore, lë lidhura me qëllimin e përdorimit të saj.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë japin një ndarje të kredisë konsumatore në tre grupe kryesore: kredi për mallrat ë qëndrueshëm, për mallra jo të qëndrueshëm dhe overdrafte. Mallrat e qëndrueshëm në përgjithësi përkufizohen si produkte që kanë një jetëgjatësi më të madhe se tre vjet.

Kredia konsumatore për këtë qëllim përfshin kryesisht financimin e blerjes së pajisjeve elektronike, elektroshtëpiake, mobiljeve, automjeteve, etj. Statistikat tregojnë se rritja e kredisë konsumatore ka ritme të përafërta si në segmetin e kredisë për mallra jo të qëndrueshëm, me 10.7%, ashtu edhe në atë për mallra të qëndrueshëm, me 10.3%, ndërsa masa e rritjes është më e ulët për overdraftet. Shpërndarja e balancuar e rritjes mund të jetë një tregues se shpenzimet konsumatore përgjithësisht po vijojnë një tendencë rritjeje, duke përfshirë këtu edhe investimin në mallra të qëndrueshëm.

Marrë nga Monitor.al

kredi konsumatore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet