LIVE UPDATES
Ekonomi

Analiza e BIRN: Pavarësisht përpjekjeve, lidhjet tregtare të Kosovës me Serbinë vështirë të zëvendësohen

Kosova ende po përpiqet të heqë dorë nga varësia e saj nga importet nga Serbia, ndërkohë që tregtia me Shqipërinë ka rënë, pavarësisht nismave dypalëshe.

4 Nëntor 2022, 15:31 Nga k.m.
Analiza e BIRN: Pavarësisht përpjekjeve, lidhjet tregtare të
Foto ilustruese

Qeveria e Kosovës ishte zotuar të nxiste tregtinë me Shqipërinë fqinje dhe të reduktonte varësinë e vendit nga importet nga Serbia, por të dhënat zyrtare tregojnë se këtë vit, të paktën, e kundërta po ndodh. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, vlera e importeve nga Serbia u rrit me 27 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, në rreth 58.7 milionë euro, ndërsa eksportet nga Kosova në Serbi u rritën me rreth 48.5 për qind mbi të njëjtën periudhë, në 48.7 milionë euro.

Ndryshe nga kjo, tregtia me Shqipërinë është ulur, pavarësisht takimeve vjetore midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës që synojnë thellimin e lidhjeve ekonomike. Në qershor të këtij viti, muaji i takimit të fundit ndërqeveritar, Kosova importoi mallra nga Shqipëria me vlerë rreth 24.3 milionë euro, afërsisht një milionë euro më pak se në qershor 2021. Eksportet drejt Shqipërisë në të njëjtin muaj arritën në rreth 8.95 milionë euro, ose rreth 860,000 euro më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar dhe madje 27 për qind më pak në qershor 2020, kur tregtia u kufizua rëndë nga pandemia e COVID-19.

Opozita në Kosovë ka përdorur këtë për të kritikuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, e cila erdhi në pushtet pjesërisht me një premtim për të thelluar lidhjet ekonomike me Shqipërinë dhe për t’i dhënë fund varësisë së Kosovës nga importet nga Serbia – veçanërisht lëndët e para – 14 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Disa ekspertë theksojnë se sa i përket sasisë së mallrave që kalojnë kufirin, tregtia me Shqipërinë dhe Serbinë, në fakt, është në rënie, por se inflacioni ka ndikuar në mënyrë disproporcionale në vlerën e importeve nga Serbia. Llogaritjet e vetë BIRN, bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ASK, megjithatë, tregojnë se, përkundër rritjes së çmimeve në Serbi dhe rënies së sasisë së mallrave të importuara, Kosova ende po merr një sasi shumë më të lartë mallrash nga Serbia sesa nga Shqipëria.

Kthimi në normën para-tarifore

Ishte një kohë kur importet nga Serbia ranë, por u desh një tarifë 100 për qind e vendosur nga ish-qeveria e kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj në nëntor 2018. Më pas, importet ranë me 98.5 për qind midis 2018 dhe 2019.

Në një periudhë të shkurtër të mëparshme në pushtet, Kurti hoqi tarifën në prill 2020, vetëm për të vendosur të ashtuquajturat “masa reciprociteti” – barriera tregtare – në prag të largimit nga detyra. Qeveria që erdhi në pushtet pas largimit të Kurtit, e udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, i hoqi masat e Kurtit.

Para se të kthehej në pushtet vitin e kaluar, Kurti u zotua se do të rivendoste masën e reciprocitetit brenda “disa ditësh apo javësh, jo muajsh”. Ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari tha për emisionin Kallxo Pernime të BIRN se masat tregtare po përgatiten “në koordinim të plotë me kabinetin, pra jo vetëm me një ministër”.

Por ndërsa opozita e ka akuzuar qeverinë se po dështon në trajtimin e varësisë së Kosovës nga importi nga Serbia, ekspertët thonë se trendi thjesht pasqyron një kthim në normalitetin para tarifës.

Në mars të këtij viti, një kontroll faktesh nga BIRN zbuloi se, ndërsa vlera e importeve nga Serbia kishte rënë krahasuar me pesë vjet më parë, në vitin 2021 Kosova ende bleu pak më shumë se 305 milionë euro mallra të prodhuara në Serbi, një rritje e madhe krahasuar me vitin 2020 të prekur nga pandemia.

“Serbia thjesht po ripozicionohet në tregun e Kosovës pas tarifës 100%”, tha ekspertja e tregtisë me bazë në Kosovë, Sytrime Dervisholli, me ndihmën e “afërsisë gjeografike dhe sfondit historik”.

Rënia e tregtisë me Shqipërinë

Analiza e BIRN: Pavarësisht përpjekjeve, lidhjet tregtare të
Edi Rama dhe Albin Kurti në Prishtinë

Kurti dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, kanë përshëndetur nivelin e bashkëpunimit mes qeverive të tyre dhe rritjen e tregtisë mes dy vendeve. Në planin afatgjatë, tregtia sigurisht që është në rritje, dhe në tre muajt e parë të këtij viti importet e Kosovës nga Shqipëria ishin në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Mirëpo, midis prillit dhe shtatorit, ato kanë rënë.

Nga janari deri në shtator 2022, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej rreth 183.2 milionë euro nga Shqipëria, 7.8 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të ASK-së. Në mënyrë të ngjashme, eksportet në Shqipëri ranë me rreth nëntë për qind – ose afërsisht 7.6 milionë euro – gjatë të njëjtës periudhë krahasuar me vitin e kaluar. Sa i përket sasisë, Kosova eksporton më shumë në Shqipëri sesa në Serbi, megjithëse të dhënat e ASK-së tregojnë një rritje prej 150 për qind të peshës së eksporteve drejt Serbisë në nëntë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Rënien e tregtisë Shqipëri-Kosovë, Dervisholli, ndër të tjera e shpjegon me “rritjen e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, çmimin e lartë të naftës, mungesën e lëndës së parë për hekur dhe çmimit të lartë të materialeve të ndërtimit.”

Çrregullime inflacionare

Lulzim Rafuna, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, gjithashtu identifikoi inflacionin si shkaktar të ndryshimeve në marrëdhëniet tregtare të Kosovës.

Të dhënat “tregojnë një rënie në sasinë e mallrave të importuara nga Kosova nga Serbia si dhe nga Shqipëria”, tha Rafuna për BIRN.

“Megjithatë, vlera në euro e mallrave serbe tregon rritje më të madhe për shkak të normës më të lartë të inflacionit.”

Llogaritjet e vetë BIRN tregojnë se normat e inflacionit kanë nënkuptuar që Kosova ka paguar më shumë për mallrat e importuara nga të dy vendet, por rënia e importeve nga Shqipëria është shumë më e madhe se nga Serbia, pavarësisht nga norma më e lartë e inflacionit prej rreth 14 për qind krahasuar me 8 për qind në Shqipëria.

Në të vërtetë, të dhënat e ASK-së tregojnë një rënie prej rreth 0.2 për qind të sasisë së mallrave të importuara nga Serbia deri në shtator 2022. Por kostoja e këtyre mallrave ishte 27 për qind më e lartë. Në të njëjtën periudhë, sasia e importeve nga Shqipëria ra me 42.6 për qind, por për shkak të inflacionit, në terma monetarë importet ranë vetëm 7.8 milionë euro./BIRN

lidhjet kosove-shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet