LIVE UPDATES
Ekonomi

Nuk ka më low cost; Rriten ndjeshëm çmimet e biletave të avionëve nga Rinasi, mesatarisht 100-200 euro

Biletat më të lira janë në destinacionet italiane, ku mund të gjesh edhe me 70 euro-100 (dy drejtime) për në maj, por më pas në qershor çmimet dyfishohen.

27 Mars 2023, 08:06 Nga DOSJA
Nuk ka më low cost; Rriten ndjeshëm çmimet e biletave të
Foto Ilustruese

TIRANË- Vitet e fundit të fluturoje nga Rinasi nëpër Europë u bë mjaft e lirë, si rrjedhojë e hyrjes së operatorëve me kosto të ulët (low cost). Për data të caktuara ishte e mundur që të gjeje një bilete vajtje ose ardhje për 20 euro, ose 40 euro vajtje-ardhje, sidomos në destinacionet drejt Italisë.

Mesatarisht, edhe në destinacione të tjera, si Gjermania, apo Franca mund të blije bileta vajtje-ardhje 50-100 euro. Vetëm në periudhat e sezonit, si në verë, apo për festat e fundvitit, biletat ishin më të shtrenjta. Por, këtë vit, çmimet kanë shënuar rritje të ndjeshme. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” në faqet zyrtare të kompanive ajrore në vend, është pothuajse e pamundur që të gjesh bileta të lira.

Me përjashtim të destinacioneve italiane në ditë të caktuara, përgjithësisht një biletë vajtje-ardhje tashmë kushton mesatarisht midis 110-200 euro.

Biletat më të lira janë në destinacionet italiane, ku mund të gjesh edhe me 70 euro-100 (dy drejtime) për në maj, por më pas në qershor çmimet dyfishohen.

Në gusht, nëse i pret sot arrijnë 400-500 euro (dy drejtime) për të gjitha destinacionet.

Por, burime nga “Wizz AIr”, operatori më i madh në treg kanë pohuar më herët për Monitor, se duke qenë se pas pandemisë ka ndryshuar algoritmi për blerjen e biletave, nëse shikon çmimet për një afat më të gjatë se 3 muaj, automatikisht ato janë më të shtrenjta, pasi supozohet që personi që do të presë biletën kaq herët e ka të sigurt që do të udhëtojë. Gjithsesi, përgjithësisht në gusht, çmimet shtrenjtohen ndjeshëm, kurdo që t’i presësh.

Shtrenjtohet ndjeshëm Gjermania

Me “Wizz Air”, – që është operatori më i madh në vend, me gati 60% të tregut – në Hamburg për datat 7 me 9 maj, bileta vajtje ardhje kushton 115 euro.

Në qershor, për vajtje në datën 10 dhe kthim në 13, çmimi rritet në 180 euro. Për në Baden po të Gjermanisë, – ku vitin e kaluar një biletë vajtje-ardhje në qershor e gjeje me 40 euro -, në 10 qershor 2023, vetëm vajtja është 310 euro dhe kthimi 80 euro!

Për në Berlin, në fillim të majit bileta po me “Wiiz Air” kushton 135 euro (vajtje-ardhje). Për në 9-13 qershor, çmimi rritet në 200 euro.

Vitin e kaluar, biletat drejt destinacioneve gjermane i gjeje dhe me 70 euro (dy drejtimet). Tashmë është e pamundur, që të blesh një biletë, që kushton më pak se 100 euro.

Për në gusht të këtij viti (vajtje me datë 5 dhe kthim në datën 8), bileta për në Berlin arrin në 485 euro.

Italia, pak më e lirë, por jo aq sa ishte më parë

Drejt Italisë fluturimet janë të shumta dhe çmimet pak më të lira, por gjithsesi dhe në këtë destinacion çmimet janë shtrenjtuar. Më “Wizz Air”, një udhëtim në Milano në datat 6-8 maj kushton minimalisht 70 euro. Një vit më parë bileta mund të gjeje edhe 40 euro. Për në qershor bileta shtrenjtohet në 80-100 euro, ndërsa në gusht arrin në 400 euro (5-7 gusht)!!!

Për në Romë, në maj bileta është 65 euro vajtje-ardhje. Në qershor arrin në 90 euro, ndërsa në gusht 170-180 euro.

Me “Air Albania”, – operatori i dytë më i madh në vend, me 8% të tregut-, në maj, bileta për Milano kushton 103 euro.

Po me “Wizz Air”, për në Paris në datat 5-8 maj, një biletë vajtje-ardhje kushton 200 euro. Një vit më parë, në fund të prillit, një biletë vajtje-ardhje për në Paris kushtonte 55 euro.

Për në Barcelonë, bileta në maj është 115 euro, për në qershor arrin 180 euro.

Për në Eindhoven, në maj bileta kushton 120 euro, ndërsa në qershor arrin në gati 390 euro.

Londra është më e lirë, 70-80 euro në maj. Në qershor i kalon 100 euro, ndërsa në gusht arrin në 340 euro.

Për në London Stansted Airport, me “Air Albania”, në maj biletat janë të shitura, ndërsa në qershor janë mbi 200 euro,

Për në Vjenë, me “Wizz Air” në maj, duhen 135 euro. Me “Austrian Airlines”, po në Vjenë, në të njëjtat data, bileta kushton rreth 160 euro.

Biletat mos i lini për momentin e fundit, por mos i blini as shumë herët!!

Sa më shumë të afrohet data e udhëtimit aq më të shtrenjta bëhen biletat, përgjithësisht. Psh, për në Milano në datat 1-3 prill, bileta kushton 135 euro. Në Romë, po në të njëjtat data kushton 160 euro.

Por edhe nëse e programon në avancë në më shumë sesa tre muaj, sërish është e shtrenjtë, për shkak të algoritmit të ndryshuar të shpjeguar më lart për operatorët me kosto të ulët. Periudha më e mirë për të gjetur një biletë të lirë është të paktën një muaj përpara udhëtimit.

“Wizz Air” ka gati 60% të tregut, Milano-Bergamo destinacioni kryesor i fluturimeve

Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil, në fund të tremujorit të tretë 2022, “Wizz Air” kishte 59% të tregut të fluturimeve, nga 42% në fund të vitit 2021. Operatori i dytë, “Air Albania” kishte një peshë shumë më të ulët, vetëm 8% (nga 11.6% në fund të vitit 2021) e ndjekur nga “Albawings” me 6% (nga 7.1% në fund të 2021-t).

Milano-Bergamo është destinacioni kryesor i fluturimeve, me 13% të totalit, i ndjekur nga Londra, me 9.6%, Bolonja me 5.6%, Roma me 2.3%, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA), që i përkasin shkurtit 2023.

Udhëtimet përmes ajrit janë shtuar ndjeshëm në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas TIA, në janar-shkurt fluturuan nga dhe drejt Rinasit 755 mijë pasagjerë, me një rritje prej 63% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga Monitor.al

rinas biletat ne rinas

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Mars 2023, 07:54 I.A

Nuk ka mjaftueshëm "Wende"

Olaf Scholz GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politik&eum...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:47 I.A

Vjosa, Park Kombëtar, po tani?

Lumi Vjosa TEPELENË- “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. Por për sa kohë...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:41 I.A

Pse mungon siguria kibernetike

Siguria kibernetike TIRANË- Një nga arsyet pse kompanitë ose shtetet kapen të papërgatitur nga sulmet kibernetike është ...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:37 I.A

Robin Hood-ët kibernetikë

Sulmet kibernetike TIRANË- Një sulm kibernetik në serverët e çdo institucioni qeveritar është një çës...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez