LIVE UPDATES
Ekonomi

Nuk ka mjaftueshëm "Wende"

Makinat luksoze, pajisjet e prodhimit dhe mallrat e konsumit, qarkullonin nëpër botë, gjithnjë e më shumë drejt Kinës autokrate.

26 Mars 2023, 07:54 Nga I.A
Nuk ka mjaftueshëm "Wende"
Olaf Scholz

GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politikë që lejonte hidrokarburet e lira të rridhnin drejt Perëndimit dhe të fuqizonin makinën më të fuqishme industriale të Europës, shkruan The Economist. Makinat luksoze, pajisjet e prodhimit dhe mallrat e konsumit, qarkullonin nëpër botë, gjithnjë e më shumë drejt Kinës autokrate.

Shpresa ishte se përfitimet tregtare, me kalimin e kohës, do ta shndërronin ariun e uritur rus, në një kafshë shtëpiake të ushqyer mirë, duke i kursyer Gjermanisë me qindra miliarda euro në shpenzimet e mbrojtjes dhe duke mbushur, ndërkohë, arkat e saj të korporatave. Të gjithë do të dilnin të fituar.

Kjo politikë u duk qesharake pasi Vladimir Putin sulmoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2014 dhe ajo u shemb krejtësisht si ide, një vit më parë. Tre ditë pas pushtimit të Rusisë, kancelari Olaf Scholz njoftoi për ardhjen e një “Zeitenwende”, ose “ndryshimi epoke”, në një seancë urgjente të Bundestag-ut.

Ai përcaktoi dy detyra gjigante: “të investojmë më shumë në sigurinë e vendit” dhe “të garantojmë një furnizim të sigurt me energji”. Dymbëdhjetë muaj më vonë, sa ndryshime konkrete janë bërë?

Rreziqet nuk mund të jenë më të larta se kaq për Gjermaninë, dhe për gjithë Europën. Që kontinenti të bëhet ushtarakisht efektiv dhe i aftë për të mbrojtur veten nga shtrëngimi ekonomik, ai ka nevojë që vendi i tij më i madh të marrë drejtimin.

Kur bëhet fjalë për energjinë, Gjermania nuk ka pasur zgjidhje tjetër veçse të hidhet në veprim. Që përpara se Europa të fillonte të diskutonte mbi një embargo të gazit, Vladimir Putin mbylli rubinetet e gazit.

Por qeveria e zotit Scholz ka vepruar me shkathtësi, duke ndërtuar terminale të gazit natyror të lëngshëm, duke rritur rezervat e gazit, duke blerë furnizues të rinj dhe duke u përshtatur më shpejt nga sa parashikohej.

Gjermania është marrë gjithashtu me ndërtimin e infrastrukturës së energjisë së pastër. Prodhimi i energjisë së rinovueshme arriti nivel rekord në vitin 2022 dhe objektivi i ri është që pjesa e tij në gjenerimin total, të arrijë në 80% deri në vitin 2030.

Po vazhdojnë ankandet për pikat e energjisë së erës në det të hapur në Detin e Veriut dhe në Detin Baltik dhe që para pushtimit, rreth 2% e tokës gjermane ishte rezervuar për fermat me erë.

Problemi është se arritjet në fushën e mbrojtjes nuk duken të mira. Në janar, pas disa muajsh pengesa,

Gjermania ra dakord që të dërgonte tanke në Ukrainë dhe të lejonte vendet e tjera që të blinin tanket gjermane Leopard. Plani i zotit Scholz ishte i mirëpritur, por deri tani, nuk janë bërë shumë ndryshime: Gjermania do të dërgojë vetëm 14 tanke dhe vendet e tjera po zvarriten.

Një problem më i madh afatgjatë është gjendja e turpshme e Forcave të Armatosura të Gjermanisë. Dekada të tëra investimesh të pamjaftueshme, e kanë lënë vendin më të madh dhe më të pasur të BE-së, me tanke që nuk mund të ngiten, avionë që nuk mund të fluturojnë dhe ushtarë të demoralizuar, të vendosur nëpër kazerma të ndyra.

Jo më kot, posti i ministrit të Mbrojtjes është quajtur varreza e politikanëve. Gjermania ka ndërruar pesë të tillë vetëm në dekadën e fundit.

Reformimi i Bundeswehr-it është një detyrë e madhe. Megjithatë, që kur zoti Scholz mbajti fjalimin, arritjet e tij kanë qenë zhgënjyese, ndoshta sepse ai foli në momentin kur rreziku rus ishte në kulm dhe ndërsa kërcënimi ndaj Kievit është tërhequr, po ashtu është zbehur edhe ndjenja e urgjencës së kancelarit.

Ai i shpërdoroi nëntë muajt e ardhshëm, duke u varur nga një ministër i Mbrojtjes që dukej shkoqur se nuk ishte i aftë për detyrën.

Për më tepër, mbetet i paqartë qëllimi i saktë i “fondit special” prej 100 miliardë eurosh (107 miliardë dollarë) për Forcat e Armatosura, që shpalli Scholz.

Ka pak shenja të rritjes së vazhdueshme të kontratave apo prokurimeve të reja ushtarake. Fjalimi premtoi gjithashtu se Gjermania “duke filluar që tani, vit pas viti” do të shpenzonte më shumë se 2% të PBB-së për mbrojtjen, një objektiv jo detyrues i vendosur nga NATO në vitin 2006, por të cilit Gjermania as që i është afruar ndonjëherë.

Pavarësisht premtimit, objektivi nuk u arrit në vitin 2022 (u shpenzua vetëm rreth 1.5%) dhe do të humbasë sërish këtë vit dhe ndoshta, edhe vitin e ardhshëm.

Është e vështirë të përfytyrohet një thirrje zgjimi më e zhurmshme për Europën, se ajo e viteve të fundit. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ndodhi vetëm një vit pasi Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse ai do ta kishte mundur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020, Ukraina mund të kishte kapitulluar në shkurt të vitit të kaluar. Polonia, një anëtare e BE-së dhe e NATO-s, tashmë mund të kishte ushtri ruse në kufirin e saj.

Shanset e zotit Trump në vitin 2024, mund të duken të dobëta, por ato nuk janë të papërfillshme. Zërat, sa majtas dhe djathtas, që argumentojnë se Amerika duhet të tërhiqet nga Europa, mund të fillojnë të dëgjohen, ose të rishfaqen në një formë më pak kaotike dhe më të besueshme.

Për shkak të rreziqeve që paraqesin autokracitë dhe varësia nga Amerika, Europa duhet të ndërtojë mbrojtjen e saj. Por nëse vendi më i madh i Europës nuk vepron, përpjekja do të jetë e dështuar.

Ka ende politikanë dhe industrialistë në Gjermani, që shpresojnë se kur të përfundojë lufta, marrëdhëniet me Rusinë do të rikthehen si dikur.

Vendi duhet të përballet edhe me rreziqet nga lidhjet e tij të ngushta ekonomike me Kinën, një tjetër autokraci me prirje imperialiste: një dokument strategjik i qeverisë për marrëdhëniet kino-gjermane është vonuar vazhdimisht. Zeitenwende nuk duhet të jetë pika e kthesës ku Gjermania nuk arriti të kthehej.

Marrë nga Monitor.al

olaf scholz

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Mars 2023, 07:47 I.A

Vjosa, Park Kombëtar, po tani?

Lumi Vjosa TEPELENË- “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. Por për sa kohë...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:41 I.A

Pse mungon siguria kibernetike

Siguria kibernetike TIRANË- Një nga arsyet pse kompanitë ose shtetet kapen të papërgatitur nga sulmet kibernetike është ...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:37 I.A

Robin Hood-ët kibernetikë

Sulmet kibernetike TIRANË- Një sulm kibernetik në serverët e çdo institucioni qeveritar është një çës...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez