Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rritjet më të lehta të bulmetrave dhe vezëve u vunë në vende si në Portugali me 1.8%, Maqedoninë e Veriut me 1.8%, Serbi 1.5% dhe Mali i Zi me +1.1.
TIRANË- Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve më 2024, sipas të dhënave të reja të Eurostat të azhurnuara këto ditë për ndryshimet vjetore të çmimeve në Europë.
Në krye të listës qëndron Turqia, me një rritje të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve prej 38.6%. Turqia tre vitet e fundit po përjeton një hiperinflacion që vjen i kombinuar nga problemet strukturore të ekonomisë turke dhe politikës monetare.
Pas saj vijnë Malta me rritje 6.7%, Norvegjia me 5.9% dhe Islanda 4%. Shqipëria ndjek këtë renditje me një rritje prej 3.9%, duke e tejkaluar ndjeshëm mesataren e BE-së dhe të rajonit. Islanda dhe Malta janë vende ishullore me kapacitete të ulëta prodhimi dhe kosto të larta të transportit, teksa Shqipëria nuk është e krahasueshme me këto vende.
Rritjet më të lehta të bulmetrave dhe vezëve u vunë në vende si në Portugali me 1.8%, Maqedoninë e Veriut me 1.8%, Serbi 1.5% dhe Mali i Zi me +1.1. Ndonëse presionet inflacioniste po zbuten në shumë ekonomi europiane, Shqipëria ende përballet me sfida që e bëjnë tregun e ushqimeve me rritjen nga më të lartat në Europë.
Ndërkohë, shumë vende të Bashkimit Europian kanë përjetuar ulje të çmimeve për këtë grup produktesh, veçanërisht Çekia me -6%, Hungaria -4.4%, Finlanda -2.4%, dhe Gjermania -1.7%.
Zona euro në tërësi ka shënuar rënie mesatare vjetore prej -0.4% deri në -0.5% të çmimeve të bulmetit dhe vezëve më 2024, duke reflektuar stabilizim ose lehtësim të presionit të çmimeve, pas rritjeve të ndjeshme në vitet e mëparshme pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Rritja me 3.9% e çmimeve për produktet bazë në vendin tonë si qumështi, djathi dhe vezët është pasojë e kostove të larta të prodhimit dhe importit, mungesës së subvencioneve të qëndrueshme për bujqësinë.
Numri i kafshëve në ferma është përgjysmuar dekadën e fundit duke ulur ofertën në treg, teksa nga ana tjetër ardhja e turistëve ka rritur kërkesën për bulmet dhe vezë në muaj të caktuar duke ndikuar më tej në rritjen e çmimeve.
Në një kohë kur vendet e BE-së po përfitojnë nga stabilizimi i tregjeve dhe reduktimi i çmimeve bazë, Shqipëria vijon të përjetojë rritje që ndikon drejtpërdrejt në kostot e jetesës, veçanërisht për shtresat në nevojë.
Me një popullsi në plakje, me ulje të popullsisë në fshat, me mungesë të theksuar të subvencioneve për bujqësinë dhe me kontrolle jo efecientë në zinxhirin e furnizimit Shqipëria rrezikon të vijojë trendin rritës të çmimeve edhe në të ardhmen./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Pritet që numri i vizitorëve të huaj në vend të trefishohet gjatë viteve në vijim, shkruan media...
Foto ilustruese TIRANË- Shitësit e pronave kanë qenë më të prirur për të negociuar çmimet e tyre gjatë ...
Foto ilustruese TIRANA- Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim për shfuqizimin e masave administrative të paekzek...
Foto ilustruese TIRANA- Të dhënat e fundit nga tregu i punës tregojnë se bizneset kanë ezauruar pagën si mjet për të...
Foto ilustruese TIRANA- Këtë vit është vënë re rritje e lehtë e kërkesës për punonjës të huaj, ...
Foto TIRANË- Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në t...
Takimi DUBROVNIK- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë...
Foto ilustruese TIRANA- Investitorët nga jashtë vendit i zgjeruan përsëri investimet e tyre në instrumentet e borxhit të qeve...
Foto nga takimi KROACIA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lar...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i...