LIVE UPDATES
Ekonomi

Vendimi për faljen e gjobave/ Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

Më herët, po përpara zgjedhjeve, qeveria shpalli nismën për “Paqe Fiskale”, që parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore të akumuluara prej më shumë se 10 vitesh dhe faljen e pjesshme të detyrimeve 5 deri në 10-vjeçare.

1 Qershor 2025, 08:27 Nga M.B
Vendimi për faljen e gjobave/ Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja
Foto ilustruese

TIRANA- Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024. Më herët, po përpara zgjedhjeve, qeveria shpalli nismën për “Paqe Fiskale”, që parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore të akumuluara prej më shumë se 10 vitesh dhe faljen e pjesshme të detyrimeve 5 deri në 10-vjeçare.

Nisma nuk ishte e papritur, pasi gjithnjë para periudhave zgjedhore, qeveria tenton të bëjë “paqe” me biznesin. Shqipëria ka zbatuar ndërhyrje të tilla të herëpashershme, duke filluar nga viti 2008, kur u falën detyrimet tatimore dhe doganore të prapambetura deri më 31 dhjetor 2007, apo në 2014-n, (kur u falën gjoba dhe kamatëvonesa për tatimpaguesit që kryenin pagesën e principalit deri më 31 dhjetor 2014, me synim formalizimin e borxheve tatimore dhe falje administrative).

Tentativat e herëpashershme të viteve të fundit për një amnisti fiskale dhe administrative për deklarimin e fitimeve të paregjistruara nuk kanë arritur të bëhen realitet, për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme të institucioneve financiare, duke detyruar qeverinë ta “fshehë” amnistinë nëpërmjet paqes fiskale.

Edhe kjo nismë nuk iu shmang debatit të përhershëm të dëmit moral, që shkaktojnë këto lloj lëvizjesh, pasi stimulon evazorët dhe fshehjen e detyrimeve, sikurse dekurajon tatimpaguesit e rregullt dhe që kanë paguar detyrimet.

Historia e vërteton këtë shqetësim. Në fund të vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në afat kap vlerën e 162,5 miliardë lekëve, apo rreth 1,6 miliardë euro, me rritje prej 4.7% në krahasim me vitin e kaluar.

Por, paqja duket se u shua menjëherë pas zgjedhjeve, ende pa nisur. Vendin e saj e zuri “lufta”. Bizneset raportojnë se kontrollet e inspektorateve të Punës apo Shëndetësore, që ishin qetësuar muajt e fundit, kanë rifilluar vrullshëm.

Administrata Tatimore mori së fundmi akses të menjëhershëm në informacionin mbi mjetet e regjistruara, që do të mundësojë monitorimin e të dhënave në kohë reale, me qëllim mbledhjen e borxheve tatimore, duke paralajmëruar intensifikim të procesit të mbledhjes me forcë të detyrimeve.

Që Shqipëria ka një nivel të lartë evazioni, ky nuk është një sekret. Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët kanë ardhur në rritje në vlerë vit pas viti, por në raport me madhësinë e ekonomisë, janë luhatur që pas vitit 1998, në kufirin e 26-28% të PBB-së.

Ky nivel është shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 40% e PBB-së, apo dhe se vendet e tjera të rajonit (me përjashtim të Kosovës), që luhaten në 34-40% të PBB-së. Informaliteti më i lartë mbetet në tregun e punës, me të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore që nuk e kalojnë 6% të PBB-së, sa gjysma e mesatares europiane.

Format për të luftuar evazionin janë të shumta, por as lufta dhe as paqja fiskale, që japin mesazhe të kundërta te tatimpaguesit, nuk hyjnë në to. Forcimi i administratës tatimore nëpërmjet dixhitalizimit të sistemit të faturimit dhe raportimit financiar rrit transparencën dhe ul hapësirat për shmangie.

Po ashtu, zgjerimi i bazës së tatimpaguesve, veçanërisht në sektorin informal, dhe ofrimi i stimujve për deklarim vullnetar, janë mjete të efektshme. Legjislacioni i qëndrueshëm, një sistem i thjeshtuar me pak shkallë tatimore, procedura të lehta deklarimi dhe pagesash dhe rregulla të qarta ndihmon në uljen e kostove të përputhshmërisë për bizneset dhe individët. Kjo i bën më të lehta respektimin e detyrimeve tatimore dhe redukton nxitjen për shmangie.

Edhe Qeveria duhet të japë një mesazh të fuqishëm kundër evazionit fiskal dhe në favor të përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore duke treguar në mënyrë të qartë dhe transparente se si taksat shndërrohen në shërbime publike konkrete dhe cilësore.

Kjo kërkon që të ardhurat nga taksat të administrohen me efikasitet, integritet dhe transparencë, duke u orientuar drejt përmirësimit të infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale. Sa më i lartë shpërdorimi, nëpërmjet koncesioneve jo eficiente, korrupsionit në tendera, lejimit të evazionit, aq më e fortë do të jetë dhe “rezistenca” e bizneseve dhe individëve.

Vetëm kur qytetarët shohin se kontributi i tyre tatimor përkthehet në përmirësim real të jetesës, kjo do të rrisë besimin në shtet dhe do të zvogëlojë motivimin për shmangie fiskale. Për momentin, shenjat janë që “lufta” ka për të vazhduar deri në “paqen” e zgjedhjeve të radhës./ Monitor

paqe fiskale

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?