Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një dokument të bërë publik nënvizohet se mbyllja e planifikuar në 31 korrik 2025 parashikohet të bëhet në qershor 2026. Kjo do të vlejë vetëm për financimin shtesë ë miratuar në janar 2022 ku kredisë ekzistuese prej rreth 64 milionë dollarësh iu shtua edhe një shumë prej 30 milionë USD të tjera.
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur nga Banka Botërore.
Në një dokument të bërë publik nënvizohet se mbyllja e planifikuar në 31 korrik 2025 parashikohet të bëhet në qershor 2026. Kjo do të vlejë vetëm për financimin shtesë ë miratuar në janar 2022 ku kredisë ekzistuese prej rreth 64 milionë dollarësh iu shtua edhe një shumë prej 30 milionë USD të tjera.
“Në përgjigje të kërkesës së Huamarrësit të datës 8 maj 2025, ky Dokument Ristrukturimi synon: (a) një zgjatje prej 11 muajsh të datës së mbylljes së huasë për Financimin Shtesë për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit në Shqipëri, nga 31 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, me rishikimin përkatës të vlerësimeve të disbursimit, dhe (b) rishikime në Kornizën e Rezultateve për të pasqyruar ndryshimet në afatin e zbatimit dhe zgjatjen e datës së mbylljes së AF-së.
Zgjatja e propozuar është e nevojshme për të siguruar kohë të mjaftueshme për përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të Projektit, siç është planifikuar, dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Projektit (PDO)”, thuhet në shpjegimin e dokumentit.
Huaja origjinale për zhvillimin urban dhe turizmin u miratua në 15 nëntor 2016 teksa një shtesë tjetër erdhi thuajse 6 vite më pas.
Qëllimi i Projektit është të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.
Raporti vlerëson se ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje duke sjellë për rrjedhojë krimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.
Ndërhyrjet kanë përfshirë disa bashki ku fillimisht Berat, Gjirokastër, Përmet Sarandë por disa të tjera u zhvendosën edhe në bashki të reja në një përpjekje për të përmirësuar itinerarin turistik jugor të vendit./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Kredia për ekonominë frenoi lehtë në muajin prill, por deri tani këtë vit vazhdon të jet&eu...
foto ilustruese TIRANË- Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsis&e...
Foto ilustruese TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statist...
foto ilustruese TIRANË- Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësim...
Foto ilustruese TIRANË- Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në vendet me të ardhura të...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit t&...
Gent Sejko TIRANË- Eksporti i shërbimeve të dixhitalizuara mund të jetë një potencial i rëndësishëm për t...
Foto ilustruese TIRANA- Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kës...
Foto ilustruese TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 mili...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndih...