LIVE UPDATES
Ekonomi

Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

Të dhënat nga agjencitë private të punësimit tregojnë se kërkesat më të mëdha nga bizneset janë në sektorin e shitjeve, ndërsa 30% e kërkesave nga punëmarrësit janë për ekonomistë dhe inxhinierë.

1 Qershor 2025, 07:45 Nga M.B
Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet
Foto ilustruese

TIRANA- Të dhënat e fundit nga tregu i punës tregojnë se bizneset kanë ezauruar pagën si mjet për të rekrutuar punonjës. Pritshmëritë për rritjen e pagave në maj u ulën në krahasim me janarin 2025. Të ardhurat e bizneseve po rriten më pak se shpenzimet për pagat dhe kostot e tjera në proceset e prodhimit. Pezullimi i planeve të zgjerimit, furnizimi me punonjës nga jashtë dhe investimet në teknologji po shikohen zi zgjidhje për të përballuar situatën. Të dhënat nga agjencitë private të punësimit tregojnë se kërkesat më të mëdha nga bizneset janë në sektorin e shitjeve, ndërsa 30% e kërkesave nga punëmarrësit janë për ekonomistë dhe inxhinierë.

Presionet në tregun e punës janë shtuar më tej këtë vit, nga mungesat e fuqisë punëtore, zgjerimi e kërkesës nga jashtë për punonjës shqiptarë, por nga ana tjetër, bizneset po përdorin më pak pagën si mjet joshjeje. Kërkesa vijon të jetë e lartë për punonjës në sektorin e tregtisë, shërbimeve dhe ndërtimit, teksa bizneset po tregohen më të kujdesshme në ofertat e pagave.

“Tani presionet ‘më rrit pagën ose iki’ marrin përgjigjen ‘shumë mirë, ik’” – pohoi Erald Pashaj, i cili drejton EPPC Albania & Kosovo, një nga kompanitë më të mëdha të Konsulencës për Burimet Njerëzore.

Kjo sjellje e bizneseve ka frenuar dukshëm rritjen e pagave në sektorin privat në tremujorin e parë në krahasim me pritshmëritë e janarit 2025, tha ai. Edhe për periudhën në vijim, ritmet e rritjes së pagave në biznese do të frenohen. Bizneset po u thonë “stop” kërkesave për paga më të larta. Ajo që në gjuhën ekonomike quhet produktivitet i ulët, për bizneset është rritje e kostove, pa mundur të rrisin të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve.

Informacioni i fundit ekonomik zyrtar mbi ndërmarrjet tregon se në vitin 2023, shpenzimet e bizneseve përpara janë rritur shumë më tepër se të ardhurat. Të ardhurat totale të të gjitha bizneseve shënuan rritje vjetore me vetëm 0.7% në vitin 2023, teksa shpenzimet për paga u rritën me 17% në një kohë që numri i të punësuarve me pagë u rrit me vetëm 2.1%.

Vitin e kaluar, pagat në sektorin privat u rritën më pak se në atë shtetëror. Paga në sektorin privat arriti në 71,162 lekë në muaj bruto, me rritje 5% nga viti 2023, ndërsa paga mesatare në sektorin shtetëror arriti në mbi 92 mijë lekë, me rritje vjetore 12%. Diferenca ndërmjet pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror u thellua më tej, pasi politika e qeverisë për të nxitur pagat në privat duke rritur pagat e administratës nuk funksionoi.

Paga mesatare në sektorin privat ishte sa 77% e pagës mesatare në shtet nga 80% që ishte ky raport më 2023. Kërkesa e ulët nga jashtë për mallra shqiptare dhe zhvillimi i ekonomisë drejt sektorëve me vlerë të ulët po kufizojnë mundësitë e bizneseve për të përdorur pagat si mjet për të plotësuar nevojat për punonjës. Në këtë situatë, shumë biznese po qëndrojnë në vendnumëro dhe të tjerë po plotësojnë nevojat me punonjës të huaj. Të tjera biznese po mundohen të shfrytëzojnë avantazhet e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale.

Agjencitë e punësimit që sjellin punonjës nga jashtë kanë ankesa ndaj bizneseve shqiptare, pasi shumica e tyre nuk kanë njohuri për burimet njerëzore, kontratat dhe detyrimet. P.sh. disa kompani ndërtimi marrin punonjës turq dhe indianë, që fillimisht i joshin me kushte të mira dhe paga të larta, por që nuk i respektojnë më pas. Pasi kalon një muaj ose dy, grupet e punonjësve ikin dhe vijnë të tjerë, që largohen sërish, por ndërkohë kompania (në këtë rast ndërtuesi) ka arritur të kryejë volumet e punës. Ekspertët e burimeve njerëzore janë të shqetësuar për këtë sjellje të kompanive shqiptare, e cila ndikon shumë negativisht në vendet e origjinës ku Shqipëria synon të sjellë punonjës të huaj.

Pagat, rritje më pak se pritshmëritë

Ekspertët e burimeve njerëzore parashikuan në janar të vitit 2025 se rritja mesatare e pagave këtë vit do të ishte rreth 7%. Zoti Pashaj e dha këtë parashikim, pasi analizoi buxhetet e kompanive për vitin 2025, ku vërejti se në kompani të ndryshme, rritja minimale do të ishte 4% dhe maksimale deri në 12%, për sektorë dhe pozicione të caktuara, por norma mediane do të ishte rreth 7%. Por zhvillimet në tregun e punës nga janari në maj 2025 tregojnë se rritja e pagave do të jetë më e ulët, në kufijtë e inflacionit, sipas z. Pashaj.

“Mesa duket, volumet në shitje dhe rritja në biznes nuk është e tillë sa të motivojë rritje kostosh të tjera”, tha ai. Ndërkohë cilësia e punës nuk po ecën në proporcion të njëjtë me rritjen e pagave.

Dy vitet e fundit, shumë biznese kanë menduar se duke rritur pagat do të kenë më shumë të ardhura, (punë më cilësore, etj.), por nuk ka ndodhur kështu. Pas pandemisë, pagat janë rritur vetëm nga presioni i tregut, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore dhe konkurrencës ndërmjet punëdhënësve, sepse dikush ofron më shumë dhe e merr nga dikush tjetër që nuk ofron aq shumë, etj. Kjo rritje pagash, e cila nuk është shoqëruar me rritje të produktivitetit, duket se është ezauruar. Z. Pashaj tha se pritshmëritë për rritjen e pagave janë rishikuar me ulje të fortë në 4-mujorin e parë 2025.

Irida Vela, një tjetër eksperte e burimeve njerëzore, tha se në Shqipëri, pagat po rriten ngadalë, më së shumti në sektorët e IT-së, bankave dhe prodhimit. Jashtë vendit, pagat për profesionet e përmendura janë shumë konkurruese dhe shpesh shoqërohen me përfitime të tjera. Ajo tha se profesionet me perspektivë janë ato në teknologji, analiza të të dhënave, kujdes shëndetësor dhe menaxhim projektesh.

Prej gati dy vitesh ka vështirësi në analizimin e të dhënave zyrtare mbi punësimin, për shkak se INSTAT nuk ka harmonizuar popullsinë zyrtare me të dhënat e Censit 2023. Banka e Shqipërisë, në vrojtimet e saj për 3-mujorin e parë 2025, referoi se rritja e kërkesës për mallra e shërbime do të shoqërohet me krijim të vendeve të reja të punës dhe rritje të mëtejshme të pagave. Megjithatë, kërkesa për punë në 6-mujorin e dytë 2024 është rritur më ngadalë dhe pritjet për krijimin e vendeve të punës janë më të ulëta.

Treguesit e tërthortë tregojnë se punësimi është rritur, teksa bizneset vijojnë të hasin vështirësi në plotësimin e vendeve të lira. Banka e Shqipërisë pohoi se pagat në sektorin privat vijuan rritjen, por me ritme më të ulëta, duke zbutur presionin mbi kostot e punës për njësi. Rezultatet e Vrojtimit të Besimit të Bizneseve në industri, ndërtim dhe shërbime treguan si faktor kufizues në aktivitetin e firmave “mungesën në forcën e punës”. Treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë tremujorit të katërt 2024.

Punonjësit e huaj, nuk ka stabilitet

Shumë biznese, që janë duke tentuar të plotësojnë nevojat me punonjës të huaj, po eksperimentojnë me vende dhe agjenci të ndryshme. Burimet nga tregu pohojnë se punonjësit e ndërtimit po vijnë nga Turqia, ndërsa punonjësit e pastrimit dhe prodhimit në fabrika, nga Azia.

“Tendenca e punësimit të të huajve është në rritje dhe kështu do të vijojë, pasi nuk ka mënyrë tjetër. Por punonjësit e huaj ende janë shumë pak, 10-12 mijë leje pune në total. Ky treg konsiderohet vunerabël si në klientë vendas dhe në ata që vijnë”, tha z. Pashaj.

Bizneset shqiptare ende nuk kanë përqafuar teknikat e kohës në trajtimin e burimeve njerëzore, si në paga edhe në politika. Për shkak të kësaj mangësie, një pjesë e madhe e të rinjve ikin nga Shqipëria. Në sektorin e prodhimit (fabrika dhe ndërtim) punonjësit e huaj zënë 5-10% të totalit të punonjësve. Paga e tyre është mesatarisht 500 euro në muaj, teksa sigurohet fjetja dhe një bonus për ushqimin.

Punonjësit e huaj shpesh trajtohen më mirë se ata shqiptarë, edhe pse janë më pak frytdhënës në punë. Njëkohësisht po përdoren si “mjet” për të kërcënuar punonjësit shqiptarë, me idenë që të mos kërkojnë paga më të larta se janë të zëvendësueshëm.

Z.Aliaj, një djalë në të 30-tat, i cili punon në një kompani ndërtimi në Tiranë tha se gati 30% e kolegëve janë nga Turqia.

“Edhe pse i marrin me kushte më të mira se ne (70 euro dita) kur vjen puna te pagesat dhe qiraja, pronari nuk e mban fjalën. Kemi ndërruar tre ekipe me punonjës nga Turqia për një vit. Turqit ikën se nuk morën pagat e premtuara, por ndërkohë pronari i mbaroi punimet”, tha Aliaj.

Rriten kërkesat nga jashtë për punonjës shqiptarë

Kërkesat nga jashtë për punonjës nga Shqipëria si me kualifikim, ashtu edhe pa kualifikim, po rriten, ndërsa është zgjeruar edhe gjeografia e vendeve europiane që po synojnë tregun shqiptar të burimeve njerëzore. Kërkesat për punonjës shqiptarë të përqendruara kryesisht në Gjermani, tani po shtrihen edhe në vende të Europës së Veriut, gjithashtu, edhe gama e profesioneve që po kërkohen po zgjerohet.

Irida Vela, profesioniste me përvojë të gjatë në menaxhimin e burimeve njerëzore, pohoi se ka rritje të qëndrueshme për punonjës shqiptarë, sidomos nga Gjermania, Italia dhe vendet nordike. Shqipëria po shihet si një burim i rëndësishëm i fuqisë punëtore të përgatitur mirë, veçanërisht në shëndetësi, teknologji dhe profesione të kualifikuara. Kjo prirje, sipas saj, pritet të vazhdojë, por rrezikon të përkeqësojë mungesën e profesionistëve brenda vendit. Infermierët, mjekët, IT specialistët, ndihmësit socialë dhe punëtorët sezonalë (në ndërtim, bujqësi, turizëm) janë më të kërkuarit.

Vendet që kërkojnë më shumë punonjës shqiptarë janë Gjermania, Austria, Italia, Suedia. Të dhëna nga agjencitë e punësimit referojnë se po rritet kërkesa për dentistët shqiptarë dhe profesione me më pak aftësi, të tilla si punonjës ndërtimi, kujdestarë për të moshuar etj.

Nga përpunimi i të dhënave të “Pantheon”, një agjenci private punësimi, rezulton se nga 160 vende pune të lira, rreth 60% i takojnë tregut të huaj dhe 40%, tregut shqiptar. Ofertat më të mëdha për punësim jashtë i takojnë Gjermanisë, Italisë dhe Zvicrës. Paga në tregun e huaj për punonjës shqiptarë variojnë nga 1000 euro për pastrues në Gjermani deri në 4000 euro për shef kuzhine në Itali.

Të dhënat tregojnë se në tregjet jashtë ka kërkesë për sanitare, kujdestare, personel bari dhe restoranti, ndërsa edhe në Shqipëri, kërkesa më e lartë për punonjës shihet në sektorin e bareve dhe restoranteve, punonjës supermarketesh dhe sanitare biznesesh, punonjës ndërtimi etj. Jashtë vendit dominon pagesa fikse mujore, përfshirë akomodimin falas, ndërsa brenda vendit shpesh përdoret pagesa ditore (2000 – 3 000 lekë / ditë) ose pagesë bazë + bakshish, ndërsa për punonjësit e ndërtimit, pagat variojnë 4500-5000 lekë në ditë.

Kërkesa e madhe për punonjës nga vendet e Europës po nxit më tej emigracionin. Të dhënat e Eurostat treguan se gjatë 2022 dhe 2023 kanë emigruar në vendet e Europës rreth 100 mijë shqiptarë, të cilët më së shumti ikin me kontrata pune dhe jo si azilkërkues.

Profesionet, trendet dhe disbalancat e vitit 2025

Të dhënat e përditësuara deri në maj 2025 nga platforma Duapune.com  tregojnë një tablo interesante të tregut shqiptar të punës, ku punëdhënësit vazhdojnë të kërkojnë profile të lidhura me shitjet dhe shërbimin ndaj klientit, ndërsa punëkërkuesit orientohen kryesisht drejt financës dhe profesioneve inxhinierike. Të dhënat tregojnë një hendek midis kërkesës dhe ofertës së aftësive.

Sipas indeksit Duapune.com, në muajin maj 2025, sektori i shitjeve (Agjent shitje, Menaxher shitjesh, Shitës) përbën 13 % të të gjitha njoftimeve në listën e 20 punëve me të ofruara në Duapune.com. Sektori i financës (me profesione si financier, ekonomist, analist kredie, etj.) zënë 12.5 % të totalit të ofertave dhe teknologjia (informaticien dhe të tjera nga IT) zunë 4.1 % të ofertës, teksa mbi 6% e ofertave ishin për punonjës në sektorin e ndërtimit.

Nga ana tjetër, kërkesat nga punëkërkuesit në 20 kategoritë kryesore, rreth 20% ishin për profesione që kishin lidhje me ekonominë dhe financën, 15% e kërkesave u përkisnin profesioneve që kishin lidhje me inxhinierinë dhe profesionet kreative (montazhier, dizajner, balerin, kostumograf) përbënin 7.5 %, ndonëse oferta e punëdhënësve mungon pothuajse tërësisht për këto profesione.

Rreth 41% e punëkërkuesve ishin të grupmoshës 34-44 vjeç, 24% të kërkesave për punë ishin të moshës 35-44 vjeç dhe grupmosha 25-34 përbënte 24% kërkesës për punë. Të rinjtë nën 25 vjeç përbënin vetëm 3% të punëkërkuesve dhe 7% ishin në moshën 45-54 vjeç. Nga të dhënat e Duapunë.com shihet se oferta e punëdhënësve për sektorin e shitjeve është shumë më e madhe se kërkesa e punëmarrësve për këto profesione.

Për profesionet e financës kërkesa dhe oferta janë më të balancuara, ndërsa ka një hendek në aftësitë dixhitale. Punëdhënësit kanë vështirësi të gjejnë punonjës shitjesh dhe IT, ndërsa një numër i madh kandidatësh financiarë dhe punonjës të dizanjit konkurrojnë për shumë pak vende të lira pune. Të dhënat sugjerojnë se bizneset duhet të përmirësojnë pagat dhe kushtet e punës për profesionet në mungesa, ndërsa sistemet arsimore në vend duhen të përshtatin ciklet e studimet me nevojat e tregut të punës.

Më 2025, pagat më të lara jepen për pozicione më të rralla. Menaxherët dhe profesionet e specializuara në financë, IT dhe inxhinieri përbëjnë 7% të njoftimeve të biznesit, por ofrojnë 30-60% mbi pagën mesatare kombëtare. Gati 78% e njoftimeve janë në kryeqytet dhe kjo shton konkurrencën, por dhe potencialin për pagë më të lartë./ Monitor

punesimi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës