LIVE UPDATES
Ekonomi

Kontrasti/ Një e treta e depozitave të individëve nuk kanë asnjë lek; 4.5% zotërojnë gati 60% të të gjitha kursimeve

Ndërsa një pakicë prej 4.5% e depozituesve zotërojnë gati 60% të kursimeve në banka.

10 Prill 2024, 07:26 Nga M.B
Kontrasti/ Një e treta e depozitave të individëve nuk kanë
Foto ilustruese

TIRANA- Individët kanë hapur shumë llogari në banka, por një e treta  e tyre janë bosh, dhe 62% kanë shuma më të vogla se 2.5 milionë lekë. Ndërsa një pakicë prej 4.5% e depozituesve zotërojnë gati 60% të kursimeve në banka. Në fund të vitit 2023, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.66 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.2 trilionë lekë.

ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë. Por, pjesa më e madhe e këtyre llogarive janë bosh, pasi kanë një balancë 0 deri në 100 lek. Konkretisht numri i tyre në dhjetor 2023 ishte 898,348, ose rreth 34% e totalit të llogarive bankare që janë hapur nga individët.

Në sistemin bankar ka shumë depozitues të tjerë të vegjël. Sipas ASD-së, janë 1,646,547 depozituesit individë (61.8% e totalit të depozituesve), që kanë depozita që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 509.6 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.

Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 119,623 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë gati 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 698.6 mld lekë. Sipas ASD-së, në fund të vitit 2023, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,511.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 6%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 86 mld lekë.

Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme. Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2023 arritën 1,208 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80% të tyre (norma e ndryshimit vjetor ishte +4%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48%, ndjekur nga depozitat në euro, me 46%./ Monitor

depozita bankare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj