LIVE UPDATES
Ekonomi

U regjistruan si të vetëpunësuar, bie numri i të siguruarve në biznese

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin e kaluar, kontribuuesit mesatarë arritën në 827 mijë persona, 25,6 mijë më shumë se në vitin 2022 ose me zgjerim 3.2%.

10 Prill 2024, 07:24 Nga M.B
U regjistruan si të vetëpunësuar, bie numri i të siguruarve
Foto ilustruese

TIRANA- Skema e sigurimeve shoqërore është zgjeruar me kontribuues të rinj vitin e kaluar, kryesisht nga interesi më i madh i fermerëve për të marrë pjesë në skemë. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se në vitin e kaluar, kontribuuesit mesatarë arritën në 827 mijë persona, 25,6 mijë më shumë se në vitin 2022 ose me zgjerim 3.2%. Shifrat më të detajuara tregojnë se rritja e numrit të kontribuuesve erdhi nga interesi më i lartë i fermerëve për të paguar sigurime.

Në vitin 2023, numri i fermerëve që paguan kontribute arriti në 75,4 mijë persona me rritje vjetore 21.6%. Më tej, kategoria me rritjen më të madhe të kontribuuesve në skemë ishin të vetëpunësuarit. Në vitin 2023, mbi 140 mijë të vetëpunësuar paguan sigurime shoqërore nga 135,2 mijë që ishin në vitin 2022, me rritje 3.7%. Sektori i biznesit ka numrin më të lartë të punonjësve me sigurime me rreth 394,7 mijë persona më 2023 me rritje 2,4% që nga viti 2022.

Në krahasim me para pandeminë ka rënie të të punësuarve me sigurime nga bizneset. Nga viti 2019 në 2023 ka 23,806 persona më pak të siguruar në bizneset, teksa ka rreth 56 mijë të vetëpunësuar më shumë në skemë, me rritje 67%. Shumë punonjës me paga të larta në sektorin e biznesit kaluan si të vetëpunësuar vitet e fundit, për të shmangur tatimet mbi pagën. Numri i të punësuarve që raporton INSTAT është shumë më i lartë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2023, INSTAT raportoi se ishin të punësuar mesatarisht mbi 1,3 milionë persona, teksa sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore vetëm 62% e tyre paguan sigurime.

Ekspertët pohojnë se të punësuarit me sigurime po rriten në fshat për shkak të tranzicionit drejt konsolidimit që po kalon bujqësia. Teksa po falimentojnë fermat e vogla blegtorale dhe ngastrat nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në zonat rurale, në anën tjetër po rriten të punësuarit në serra në fermat e mëdha blegtorale. Në zonat fushore punonjësit e bujqësisë paguajnë 3,200 lekë kontribute në muaj, ndërsa në zonat malore 2,400 lekë në muaj. Me gjithë rritjen e numrit të kontribuuesve, informaliteti në tregun e punës në vendin tonë vijon të jetë i lartë. Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se në vitin 2022, përqindja e punësimit informal në sektorin jobujqësor është 28,2%, teksa Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogariti se punësimi informal në disa sektor jobujqësor arrin deri në 60%./ Monitor

punesimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj