LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat arrijnë në 1.6 trilion lekë, kompensohen plotësisht 92.9% të depozituesve në banka

Në fund të vitit 2023 totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,605 mld lekë, ndërsa totali i depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit ishte 10.9 mld lekë.

9 Prill 2024, 21:11 Nga M.B
Depozitat arrijnë në 1.6 trilion lekë, kompensohen
Foto ilustruese

TIRANA- Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi në raportin vjetor se gjatë vitit 2023 ka siguruar depozitat e depozituesve në 11 banka të sistemit, si dhe në 9 shoqëri kursim-krediti. Në fund të vitit 2023 totali i depozitave në sistemin bankar ishte 1,605 mld lekë, ndërsa totali i depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit ishte 10.9 mld lekë. Agjencia sipas të dhënave për fund vitin 2023 ka detyrimin për kompensimin e 873.8 mld lekë depozitave në banka, apo të 1,900,391 depozituesve; si dhe detyrimin për kompensimin e 7.7 mld lekë depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit, apo të 19,212 depozituesve.

Në totalin e detyrimeve të Agjencisë, prej 881.6 mld lekë, ndaj depozituesve që kanë vendosur depozitat e tyre në banka dhe shkk, 99.1% e zë detyrimi i Agjencisë ndaj depozituesve që i kanë vendosur depozitat e tyre në banka, ndërsa 0.9% është detyrimi i Agjencisë ndaj depozituesve që i kanë të vendosura depozitat e tyre në shoqëritë e kursim-kreditit. Agjencia kompenson plotësisht 92.9% të depozituesve në banka dhe 90% të depozituesve në shkk.

Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, ndërsa depozituesi në shoqëritë e kursim-kreditit sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo llojit të monedhës të tyre.

Në fund të vitit 2023, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,511.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94% të totalit të depozitave. Krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 6 %, ndërsa rritja në vlerë absolute është 86 mld lekë. Depozitat e sigurueshme përfshijnë depozitat me afat, llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e kartave, llogaritë e përbashkëta dhe produkte të tjera të ngjashme.

Depozitat e sigurueshme në euro të shprehura në kundërvlerën në lek, në fund të dhjetorit 2023, zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme prej 47.9%, ndjekur nga depozitat në lekë me 46%, dhe nga depozitat në USD me kundërvlerën e tyre në lekë, me 4.4%. Në fund të dhjetorit 2023, depozitat e sigurueshme më të vogla ose të barabarta me nivelin maksimal të mbulimit ishin 538.6 mld lekë (e shprehur në përqindje 36% të totalit të shumës së depozitave të sigurueshme), kurse depozitat mbi nivelin maksimal të mbulimit arritën 972.6 mld lekë (ose 64% të totalit të shumës së depozitave të sigurueshme).

Depozitat e sigurueshme të individëve
Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2023 arritën 1,208 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80 % të tyre (norma e ndryshimit vjetor ishte +4%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48%, ndjekur nga depozitat në euro me 46%.

Depozitat e sigurueshme të tregtarëve e shoqërive tregtare.
Për sistemin bankar, këto depozita në dhjetor 2023 arritën 303 mld lekë dhe gjatë vitit u rritën me 15%. Depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë u rritën me 9.8 %, dhe pesha e tyre kundrejt totalit depozitave të sigurueshme të tregtarëve e shoqërive tregtare ishte 9.6%, kurse depozitat me shuma mbi 2.5 mln lekë (me peshë 90.4%), u rritën me 15.5 %./ Monitor

ekonomia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet