LIVE UPDATES
Ekonomi

KEDS alarmohet për rritje të konsumit të energjisë në Kosovë, KEDS-i apelon për kursim

Në një reagim të enjten, KEDS-i ka thënë se “kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mund të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit”.

23 Shtator 2022, 07:06 Nga A.B
KEDS alarmohet për rritje të konsumit të energjisë në
Prishtina

Konsumi i energjisë elektrike është rritur për 12 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. KEDS-i ka thënë se kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mund të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit.Me rënien e temperaturave në vend, është regjistruar rritje prej 12 për qind e konsumit të energjisë elektrike në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka njoftuar KEDS-i të enjten, duke apeluar që qytetarët të mos shfrytëzojnë energjinë për ngrohje.

Në një reagim të enjten, KEDS-i ka thënë se “kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mund të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit”.

KEDS-i ka apeluar që të gjenden alternativa tjera për ngrohje. “Në të njëjtën kohë, qytetarëve u bëjmë thirrje të kursejnë rrymën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë”, thuhet në njoftim të KEDS-it.

Pas shtrenjtimit enorm të rrymës në bursa ndërkombëtare, KEDS-i ka thënë se blerja me çmimet aktuale është shumë e vështirë dhe e papërballueshme për ekonominë vendore.
Ndër këshillat e KEDS-it ka qenë që të evitohet ngrohja me rrymë, të mos ndizen dritat pa nevojë, të përdoren makinat për larje pas orës 23:00 në verë e 22:00 në dimër dhe të lëshohet bojleri sipas nevojës.

“Apel për kursim sa më të madh të energjisë elektrike po bën bota mbarë, meqë të gjithë do të përballemi shpejt me një krizë të tillë, të paparë ndonjëherë. Vendet që kanë praktikuar efiçiencën e energjisë përgjatë viteve të fundit, tashmë kanë kosto më të ulëta për konsumatorë, por edhe furnizim stabël. Megjithatë, apeli për të vepruar shpejt në efiçiencën e energjisë kurrë nuk ka qenë më i duhur sesa sot.

Ky apel është qëllim, e qëllimi duhet të përkthehet në praktikë. Të kursejmë bashkë, sepse vetëm kështu sistemi ynë elektroenergjetik nuk vihet në vështirësi serioze funksionimi. Shprehi të vogla, por me ndikim të madh! Vetëm duke kursyer mund t’ia dalim bashkë mbanë!” thuhet në njoftim. Problemet me energjinë janë paralajmëruar tash e sa kohë, sidomos për dimër kur Kosova nuk i përmbush nevojat e veta me furnizim dhe detyrohet për import.

Është paralajmëruar edhe shtrenjtim i çmimit, ndërsa institucionet s’kanë përjashtuar edhe reduktimet. KEDS-i ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursimin e rrymës, duke thënë se edhe hapat e vegjël do të ndihmonin në përmirësimin e situatës energjetike, para stinës së dimrit.Përdorimi i rrobalarëses e enëlarëses gjatë tarifave të ulëta të rrymës apo me ujë të ftohtë, kursen rrymën.

Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit kursen po ashtu. Për pajisjet e vjetra elektrike, që shpenzojnë rrymë më shumë, KEDS rekomandon që të zëvendësohen me modele më të reja, që janë më efiçiente. Për ngrohjen qendrore që nuk e ka mundësinë e kufizimit të temperaturës përmes termostatit, KEDS rekomandon modifikimin e pajisjeve.
Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë./MONITOR

keds energjia ne kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje