LIVE UPDATES
Ekonomi

Ka mbledhur 41 mln euro deri tani, Bashkia Tiranë pritet të shtyjë edhe me tre vjet të tjera taksën e arsimit

Taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.

5 Dhjetor 2022, 07:32 Nga DOSJA
Ka mbledhur 41 mln euro deri tani, Bashkia Tiranë pritet të
Bashkia Tiranë

TIRANË- 2022-shi ishte viti i fundit i zbatimit të taksës së infrastrukturës në arsim, por Bashkia Tiranë pritet që ta shtyje atë dhe me tre vjet të tjera. Lajmi bëhet i ditur në relacionin e projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2023. Taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës. Taksa u vendos në vitin 2016 dhe kishte një afat 7 vjeçar, por tashmë parashikohet të zgjatet deri në 2025-n.

“Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e fundit të aplikimit vitin 2022. Duke qenë se nevojat për infrastrukturë arsimore dhe angazhimet në këtë fushë do të shtrihen përtej kësaj periudhe parashikohet mbulimi i këtyre nevojave me rivendosjen e kësaj takse të përkohshme për një periudhë tjetër 3 vjeçare”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2023-2025 të Bashkisë Tiranë.

41 milionë euro të mbledhura nga kjo taksë deri tani

Që nga viti 2016, kur hyri në fuqi, deri në 2022 (pritshmëri), Bashkia Tiranë ka arkëtuar gjithsej nga kjo taksë rreth 4.8 miliardë lekë të ardhura, ose rreth 41 milionë euro, sipas të dhënave në relacion.

Mesatarisht në vit arkëtohen rreth 6 milionë euro nga kjo taksë. Nëse do të zgjatet afati edhe për 3 vite të tjera, shuma totale që parashikohet të arkëtohet është 6.6 miliardë lekë, ose 56 milionë euro.

Për kategorinë i “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht në shumën 150 lekë për çdo familje. Ky detyrim evidentohet në faturën e konsumit të ujit.

“Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore ka një realizueshmëri të kënaqshme që nga koha e hyrjes në fuqi, në vitin 2016, si për kategorinë biznese edhe për kategorinë familjarë. Gjatë vitit 2021-2022 janë shlyer detyrime të prapambetura nga subjektet në lidhje me detyrimet e vitit 2020”, thuhet në relacionin e Bashkisë.

Në relacion Bashkia thotë se ka në plan ndërtimin e shkollave të reja; përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së procesit mësimor; Infrastrukturë të re sipas standarteve si në zonat urbane edhe rurale; Infrastrukturë ekzistuese e përmirësuar; Rritja e sigurisë në rrugë e në objektet shkollore; Rritja e Aksesit dhe gjithëpërfshirjes në Arsimin Parauniversitar; Rritja e aksesueshmërisë për grupet e pafavorizuara; Shkollat si qendra komunitare.

Bashkia e Tiranës thotë në relacion se po vijon skemën e partneritetit publik-privat për ndërtimin e 17 shkollave të reja, në programin e arsimit parauniversitar.

“Me ndërtimin e 10 shkollave të reja 9-vjeçare dhe 7 shkollave të reja të mesme, në qytetin e Tiranës do të marrë fund problemi i mësimit me dy turne. Përmes partneritetit publik privat, shkollat e reja do të ndërtohen me financimin e koncensionarit dhe Bashkia Tiranë do t’i paguajë me këste vjetore për një periudhë 7 vjeçare me anë të të ardhurave të mbledhura nga Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Pjesë e projekteve të këtij programi janë edhe objektet arsimore parashkollor dhe parauniveristare ekzistente, të cilat kërkojnë investime që synojnë përmirësimin e infrastrukturës arsimore, ambjenteve ndihmëse e rekreative, shtesa katesh etj.

Investimet në këtë program do të përbëjnë 10% të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2023-2025.

Programi ka të parashikuar si objektiv edhe shfrytëzimin e infrastrukturës së objekteve të arsimit parauniveristar pas përfundimit të proçesit të mësimit në dobi të nxënësve dhe komunitetit, por edhe mbështetje duke dizenjuar dhe aplikuar projekte social-arsimore që ndikojnë dukshëm në edukimin e fëmijëve. Gjithashtu është planifikuar që të ndërtohen shkollat ekzistuese si psh: Ndërtimi i shkollës 9 vjecare “Edit Durham” dhe Ndërtimi i shkollës 9 vjecare “Pjetër Budi””, thuhet në relacion.

Marrë nga Monitor.al

bashkia tirane

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit