Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.13%, nga 3.07% që kishte qenë për shtatorin. Inflacioni bazë gjithashtu ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në tetorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.19%.
Inflacioni bazë u rrit përsëri në muajin tetor dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.13%, nga 3.07% që kishte qenë për shtatorin. Inflacioni bazë gjithashtu ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në tetorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.19%.
Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për tetorin u rrit në 3.5%, nga 3.4% që kishte qenë për shtatorin dhe ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2% të një viti më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin tetor u rrit në 3.36%, nga 3.28% që kishte qenë në muajin shtator.
Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për tetorin ra në 2.3%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin shtator, por në rritje nga niveli prej 1.9% që kishte qenë një vit më parë.
Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave.
Analiza e inflacionit sipas kategorive kryesore të shportës tregoi se çmimet e komponentëve më të qëndrueshëm të inflacionit ku përfshihen shërbimet, strehimi dhe mallrat e konsumit afatgjatë ishin kontribuuesit kryesore në formimin dhe rritjen e inflacionit total në tremujorin e tretë.
Në veçanti, kategoria e strehim-qirasë përjetoi një zgjerim të inflacioni dhe të kontributit përkatës në inflacionin total. Inflacioni mesatar i kësaj kategorie arriti në 5.8% gjatë tremujorit të tretë, duke qenë rreth trefishi i mesatares së 12 muajve paraardhës dhe rreth 2.5 herë më i
lartë se mesatarja e periudhës qershor 2021- qershor 2025. Kontributi i kësaj kategorie në inflacionin total u rrit në 0.8 pikë përqindjeje, nga 0.3 pikë përqindjeje mesatarisht për 12 muajt paraardhës.
Rritje graduale të inflacionit u shënuan edhe në nëngrupet e shërbimeve të lidhura kryesisht me turizmin, si ato të hotele-restorante-kafene, por edhe të shërbimeve të mirëmbajtjes së shtëpisë, arsimit, në pasqyrim të rritjes së kërkesës dhe të kostove të punës në sektorët e tjerë të shërbimeve etj.
Në të kundërt, presionet inflacioniste nga jashtë mbeten të dobëta, të kushtëzuara nga çmimet e ulëta të lëndëve bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të Lekut. Kjo duket të jetë arsyeja kryesore pse inflacioni në total ngelet ende poshtë objektivit, pavarësisht forcimit të presioneve për rritjen e çmimeve nga ekonomia e brendshme./ Monitor
Foto ilustruese Pas thuajse 6 muajsh nga pezullimi i tenderit që lidhej me mirëmbajtjen e fiskalizimit me një fond limit 7.7 milionë eu...
Foto ilustruse Nëse dini si ta përdorni Inteligjencën Artificiale, ajo mund t’ju kursejë shumë kohë dhe para. Po lidhni...
Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më t&eum...
Foto ilustruse Në fillim të vitit 2025, nisi aplikimi i tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve për...
Foto ilustruse Punonjësit e industrisë fason janë në një pjesë të madhe femra, pa arsim dhe me njohuri të dobë...
Foto ilustruse Industria e veshjeve dhe këpucëve në vendin tonë pritet të përgjysmohet në numër në periudh&eum...
TIRANË- Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit prezantoi së fundmi nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një stra...
Gent Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vuri në dukje rolin vendimtar të transformimit di...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Finanacave ka çuar për ratifikim në Kuvend projektligjin për miratimin e Marrëveshjes ...
foto ilustruese TIRANË- Indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit, që mat prishmëritë e sektorit për porositë...