LIVE UPDATES
Ekonomi

Pas thuajse 6 muajsh, KPP heq pezullimin për tenderin 7.7 mln euro të mirëmbajtjes së fiskalizimit

Pas thuajse 6 muajsh nga pezullimi i tenderit që lidhej me mirëmbajtjen e fiskalizimit me një fond limit 7.7 milionë euro Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që të lejonte Agjencinë Kombëtaret ë Shoqërisë së Informacionit që të vijonte me procedurat e tenderit që po zhvillonte për llogari të Tatimeve.

8 Dhjetor 2025, 07:40 Nga M.L
Pas thuajse 6 muajsh, KPP heq pezullimin për tenderin 7.7 mln euro të
Foto ilustruese

Pas thuajse 6 muajsh nga pezullimi i tenderit që lidhej me mirëmbajtjen e fiskalizimit me një fond limit 7.7 milionë euro Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që të lejonte Agjencinë Kombëtaret ë Shoqërisë së Informacionit që të vijonte me procedurat e tenderit që po zhvillonte për llogari të Tatimeve.

I hapur në prill të këtij viti tenderi u ankimua vetëm pas dy javësh ku operatorët kërkonin rishikimin e dokumenteve. Vetë Komsioni i Prokurimit Publik do të vendoste në datë 1 korrik të këtij viti që AKSHI dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të merrnin masa lidhur me rekomandimet që KPP kishte bërë dhe se deri në reflektimin e tyre tenderi do të qëndronte i pezulluar.

Në datë 4 dhjetor duket se KPP ka vendosur që të lejojë vijimin e procedurës që ka në objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, me fond limit 770.8 milionë lekë. Vetë AKSHI dhe Tatimet kanë njoftuar KPP se kanë bërë ndryshimet me një shkresë të protokolluar në 20 nëntor.

Tenderi dhe çfarë synon

Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardëare). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” theksohet më tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit.

Monitorimi i rregullt i roleve dhe aktiviteteve të përdoruesve të sistemit dhe përpilimi i raporteve përkatëse.

Vlerësimi i raporteve të monitorimit dhe përpilimi i sugjerimeve për përmirësimin e infrastrukturës.

Izolimi dhe diagnostikimi i çdo problemi që ndikon sistemin, analizimi i shpeshtësisë së defekteve (bug-eve) dhe ofrimi i zgjidhjeve të detajuara.

Garancia për suport në rast se ndonjë faktor i brendshëm apo i jashtëm ndikon në funksionimin e sistemit.

Riparimi i defekteve, kontrolli i funksionaliteteve, si dhe analiza e log-eve të sistemit.

Ndërhyrjet duhet të kryhen vetëm pas miratimit të një plani të detajuar dhe brenda kohës së përcaktuar.

Operatori ekonomik duhet të ofrojë suport të vazhdueshëm dhe gatishmëri 24/7 për Modulin e Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit.

Po ashtu, kontraktori duhet të marrë masa për zëvendësimin e pajisjeve hardëare që dalin jashtë funksioni, në rast se nuk janë të riparueshme.

Një tjetër detyrim është kryerja e testimit për rikuperimin e të dhënave (“restore full backup”) çdo muaj (nga data 1 deri më 10), duke përdorur kopjen rezervë të fundit të muajit pararendës. Rezultatet e testit duhet të dokumentohen në një raport të veçantë./ Monitor

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Dhjetor 2025, 07:32 E.d

Fundi i ekonomisë së mashtrimit

Foto ilustruse Nëse dini si ta përdorni Inteligjencën Artificiale, ajo mund t’ju kursejë shumë kohë dhe para. Po lidhni...

Ekonomi 7 Dhjetor 2025, 07:24 E.d

Mjetet elektrike, siguracion më i lirë

Foto ilustruse Në fillim të vitit 2025, nisi aplikimi i tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve për...

Ekonomi 7 Dhjetor 2025, 07:15 E.d

Kriza pa kthesë e fasonit

Foto ilustruse Industria e veshjeve dhe këpucëve në vendin tonë pritet të përgjysmohet në numër në periudh&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj