LIVE UPDATES
Ekonomi

"Vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi"/ Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Ai tha ndër të tjera se për vende me ekonomi në zhvillim si Shqipëria, teknologjia ofron potencial për të kapërcyer kufizimet strukturore, për të ulur kostot e transaksioneve, për të rritur transparencën dhe për të hyrë në tregje të reja më shpejt se kurrë më parë.

6 Dhjetor 2025, 10:46 Nga E. D
"Vendet kanë nevojë për strategji të reja
Gent Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vuri në dukje rolin vendimtar të transformimit digjital për ekonomitë moderne, duke e cilësuar atë si themelin mbi të cilin do të ngrihen shoqëritë e së ardhmes.

I pranishëm në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar në Tiranë, Sejko tha se kur transformimi teknologjik po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme, vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi, që ndërthurin dijen, inovacionin dhe teknologjinë, me politikat publike dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Sipas tij, transformimi digjital nuk është më një opsion, por është themeli mbi të cilin do të ngrihen ekonomitë e së ardhmes. Ai tha ndër të tjera se për vende me ekonomi në zhvillim si Shqipëria, teknologjia ofron potencial për të kapërcyer kufizimet strukturore, për të ulur kostot e transaksioneve, për të rritur transparencën dhe për të hyrë në tregje të reja më shpejt se kurrë më parë.

Sejko theksoi se në Bankën e Shqipërisë, transformimi digjital është kthyer në një objektiv strategjik, që po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si funksionon sistemi financiar i vendit. Guvernatori nënvizoi gjithashtu se një nga arritjet më domethënëse të kohëve të fundit është integrimi i Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), në fuqi që prej 7 tetorit 2025.

Fjala e Guvernatorit Sejko në konferencën ICEBIT 2025

Është kënaqësi e veçantë të jem sot mes jush, në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, e cila bashkon kërkimin akademik me praktikën ekonomike dhe sjell në qendër të vëmendjes një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë: mënyrën se si të ndërtojmë ekonomi inteligjente, elastike dhe të orientuar drejt specializimit inteligjent.

Sot, kur transformimi teknologjik po zhvillohet me ritme të jashtëzakonshme, vendet kanë nevojë për strategji të reja zhvillimi, që ndërthurin dijen, inovacionin dhe teknologjinë, me politikat publike dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Transformimi digjital nuk është më një opsion, por është themeli mbi të cilin do të ngrihen ekonomitë e së ardhmes. Inteligjenca artificiale dhe automatizimi po krijojnë mundësi të reja për rritje, eficiencë dhe konkurrueshmëri. Për vende me ekonomi në zhvillim si Shqipëria, teknologjia ofron potencial për të kapërcyer kufizimet strukturore, për të ulur kostot e transaksioneve, për të rritur transparencën dhe për të hyrë në tregje të reja më shpejt se kurrë më parë. Kjo kërkon jo vetëm investime në infrastrukturë digjitale, por edhe në arsim, kërkim dhe inovacion, në mënyrë që teknologjia të mos jetë thjesht një mjet, por një faktor transformimi ekonomik.

Në Bankën e Shqipërisë, transformimi digjital është kthyer në një objektiv strategjik, që po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si funksionon sistemi financiar i vendit. Një nga arritjet më domethënëse të kohëve të fundit është integrimi i Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), në fuqi që prej 7 tetorit 2025. Siç e kemi theksuar më parë, për qytetarët dhe bizneset, integrimi në SEPA përkthehet në pagesa më të shpejta drejt Evropës, kosto më të ulëta, standarde më të larta sigurie, si dhe më shumë mundësi për tregti, investime dhe shërbime digjitale.

Paralelisht, po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për modernizimin e sistemeve të pagesave brenda vendit, për të mundësuar pagesa të menjëhershme dhe të sigurta 24/7, për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike, për të reduktuar përdorimin e parasë fizike dhe për të forcuar konkurrencën e inovacionin në tregun financiar.

Inovacioni nuk kufizohet vetëm te digjitalizimi i pagesave apo produktet e reja financiare; ai ndikon edhe mënyrën se si hartohet dhe zbatohet politika monetare dhe si monitorohet stabiliteti financiar. Në Bankën e Shqipërisë po aplikojmë modele të përparuara për parashikimin e inflacionit, po përdorim analiza të të dhënave për vlerësimin e rreziqeve në sistemin financiar, po digjitalizojmë mënyrën e marrjes së statistikave dhe të mbledhjes së të dhënave, si dhe po forcojmë transparencën përmes mjeteve të reja të komunikimit publik.

Banka e Shqipërisë mbështet idenë se përmes inovacionit dhe investimit në dije mund të ndërtojmë një ekonomi më konkurruese dhe më elastike. Në këtë proces, roli i akademisë është i pazëvendësueshëm.

Universiteti i Tiranës, dhe veçanërisht Fakulteti i Ekonomisë, përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme të dijes ekonomike në vend. Kërkimi shkencor, partneritetet ndërkombëtare, nxitja e start-up-eve dhe laboratorët e inovacionit janë ura që lidhin teorinë me praktikën dhe akademinë me tregun. Përgatitja e brezave të rinj që kuptojnë ekonominë digjitale, financat moderne, rolin e të dhënave dhe sfidat e tranzicionit të gjelbër është një investim me efekt shumëplanësh për shoqërinë.

Të nderuar zonja dhe zotërinj, Institucionet publike, si Banka e Shqipërisë, dhe universitetet kanë hapësirë të madhe bashkëpunimi: nga shkëmbimi i të dhënave dhe përfshirja e studentëve dhe studiuesve në projekte kërkimore reale, te zhvillimi i modeleve të reja analitike, programet e praktikës profesionale dhe ndërtimi i kapaciteteve në fusha si stabiliteti financiar, politikat monetare, sistemet e pagesave dhe edukimi financiar.

Në një ekonomi që aspiron të bëhet inteligjente dhe e integruar, këto partneritete nuk janë luks, por domosdoshmëri. Sfida jonë e përbashkët është të sigurojmë që ato të përkthehen në rritje të qëndrueshme, në rritje të produktivitetit, në më shumë mundësi për të rinjtë dhe në një ekonomi më të hapur, më elastike dhe më gjithëpërfshirëse.

Konferenca si kjo janë vendi ideal ku lindin ide të reja, ku diskutohen hapur sfidat dhe ku ndërtohen partneritete. Jam i bindur se diskutimet tuaja do të kontribuojnë jo vetëm në literaturën akademike, por edhe në hartimin e politikave dhe praktikave më të mira për ekonomitë tona. Ju uroj suksese në punimet e konferencës dhe ju falënderoj për ftesën dhe mundësinë për të ndarë me ju vizionin tonë./Dosja.al

gent sejko bankës së shqipërisë


Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta