LIVE UPDATES
Ekonomi

Mjetet elektrike, siguracion më i lirë

Kjo solli diferencim të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, në varësi të fuqisë motorike, vjetërsisë, moshës së drejtuesit të mjetit, qarkut ku mjeti është regjistruar.

7 Dhjetor 2025, 07:24 Nga E.d
Mjetet elektrike, siguracion më i lirë
Foto ilustruse

Në fillim të vitit 2025, nisi aplikimi i tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta, mbështetur mbi disa faktorë rreziku. Kjo solli diferencim të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, në varësi të fuqisë motorike, vjetërsisë, moshës së drejtuesit të mjetit, qarkut ku mjeti është regjistruar.

Duke filluar nga viti 2026, do të nisë edhe aplikimi i parimit bonus-malus, që parashikon çmime më të larta për ata që shkaktojnë dëme (malus) dhe më të ulëta për drejtuesit që nuk shkaktojnë dëme (bonus). Sistemi i ri që aplikohet prej vitit 2025 parashikon prime më avantazhuese për automjetet elektrike, pavarësisht fuqisë së tyre.

Në rastin e mjeteve elektrike, nuk ekziston treguesi i kubikazhit ose madhësisë së motorit, që aplikohet për motorët me djegie të brendshme. Në llogaritjen e primit të sigurimit TPL, mjetet elektrike klasifikohen me koeficientin më të ulët që parashikon sistemi, ai që aplikohet për automjetet me madhësi motorike më të vogël se 1300 cm3. Kjo bën që çmimi i siguracionit të jetë më i ulët, pavarësisht se sa mund të jetë fuqia efektive e motorit elektrik të mjeteve.

Fuqia mund të jetë e ndryshme në varësi të mjetit, por në përgjithësi mjetet elektrike kanë fuqi më të lartë (të shprehur në kuaj fuqi) krahasuar me mjetet që përdorin motorë me djegie të brendshme. Në këtë kuptim, aplikimi i një koeficienti minimal mund të konsiderohet një incentivim që u bëhet mjeteve elektrike.

Faktor tjetër që përcakton çmime më të ulëta për mjetet elektrike është edhe fakti që ato kanë një moshë mesatare më të re. Në përgjithësi, makinat elektrike janë prodhim i viteve të fundit dhe mosha e mjetit është faktor që diferencohet në llogaritjen e primit të sigurimit. Sa më e re makina, aq më i ulët është primi.

Për shembull, për një automjet elektrik që sigurohet me parametrat minimalë të riskut (përdorim nga një individ, me moshë mbi 21 vjeç, me moshë mjeti deri në pesë vjet dhe i regjistruar në një nga qarqet me frekuencën më të ulët të aksidenteve), primi vjetor i sigurimit kushton më pak se 15,500 lekë.

Për të njëjtin mjet, të regjistruar në Tiranë, primi i sigurimit është afërsisht 16 mijë lekë. Megjithëse sistemi i llogaritjes së tarifave të TPL-ve nuk përmban incentiva të posaçme për faktin që ato janë elektrike dhe kanë një ndikim më të vogël negativ mjedisor, sërish koeficienti i madhësisë motorike bën që primi i sigurimit të jetë më i ulët krahasuar me një mjet që përdor një motor tradicional me djegie të brendshme.

Mjetet elektrike, në rritje

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në fund të vitit 2024, në Shqipëri rezultonin të regjistruara 5722 mjete elektrike aktive. Numri i mjeteve elektrike aktive është dyfishuar vitin e kaluar, duke treguar një tendencë në rritje të shpejtë.

Pesha e mjeteve elektrike kundrejt totalit të flotës së mjeteve në qarkullim ngelet modeste, me vetëm 0.6% të totalit. Megjithatë, në regjistrimet e reja, pesha e mjeteve elektrike është në rritje të dukshme. Nga 44232 mjete të regjistruara në 6-mujorin e parë 2025, pothuajse 9% e tyre (3901 njësi) ishin mjete elektrike.

Në pjesën dërrmuese, bëhet fjalë për autovetura. Sipas prodhuesve, mjetet u takojnë në pjesën më të madhe kompanive kineze. Pothuajse gjysma e mjeteve elektrike të importuara këtë vit janë të prodhuesit të madh kinez BYD. Shifrat tregojnë se tendencat e përdorimit të mjeteve elektrike në Shqipëri janë në rritje të dukshme. Shtysën kryesore në këtë tendencë duket se e kanë dhënë bizneset.

Investimi në mjete elektrike po shihet si një mënyrë për uljen e kostove operacionale. Shembulli më i dukshëm janë flotat e kompanive të taksive, që në pjesën dërrmuese funksionojnë me energji elektrike. Por, përdorimi i mjeteve elektrike është në rritje edhe në mjetet e punës të kompanive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Në segmentin e individëve, depërtimi i automjeteve elektrike vlerësohet të jetë më i ngadaltë, për disa arsye. Duke qenë se në përgjithësi, makinat elektrike janë më të reja, çmimi i tyre është mesatarisht më i lartë krahasuar me automjetet me motorë me djegie të brendshme, ku ekziston mundësia për të blerë mjete më të vjetra dhe me çmim më të lirë.

Një faktor tjetër frenues vlerësohet të jetë infrastruktura ende e pamjaftueshme e pikave të karikimit dhe kufizimet në autonominë e përdorimit të këtyre mjeteve. Ndërsa mund të jenë një zgjidhje e mirë për udhëtime në distanca të shkurtra, këto mjete mund të perceptohen ende jo shumë praktike për udhëtime të gjata, edhe duke pasur parasysh mungesën e një rrjeti të gjerë të stacioneve të karikimit të tyre.

Lehtësitë për mjetet elektrike

Aktualisht, shteti shqiptar aplikon disa incentiva për automjetet elektrike. Që prej vitit 2019, për këto automjete nuk aplikohen tarifat e lidhura me regjistrimin e mjeteve, siç janë pagesat për kontrollin fizik, nxjerrjen e lejes së qarkullimit, pajisjen me targa apo nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.

Gjithashtu, që prej vitit 2020, mjetet që funksionojnë vetëm me motor elektrik janë të përjashtuara nga pagesa e TVSH-së, por vetëm në rastin kur janë mjete të reja, me kilometra zero dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në një shtet tjetër.

Përjashtimi vlen qoftë për importin e tyre apo për shitjen e parë brenda vendit, për sa kohë që mjeti vazhdon të jetë me kilometrazh zero. Më tej, nga momenti që automjeti elektrik klasifikohet si i përdorur, shitja i nënshtrohet TVSH-së (në rastin kur shitet nga një subjekt që është pjesë e skemës së TVSH-së).

Ndërkohë, për mjetet e transportit publik tё licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende ose më shumë, vetëm me motor elektrik aplikohet një shkallë e reduktuar e TVSH-së në masën 6%. Në këtë rast, ligji nuk parashikon kufizime të lidhura me moshën e mjetit.

Rritet çmimi i energjisë për pikat e karikimit

Megjithatë, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon incentivat e mësipërme për përdorimin e mjeteve elektrike, në muajin tetor, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mori një vendim që parashikon rritjen e çmimit të energjisë për stacionet e karikimit të këtyre mjeteve.

Sipas vendimit, çmimi i ri për stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW e rrit çmimin e energjisë për këto kategori nga 14 lekë që ishte më parë në 22 lekë/kWh. Vendimi hyri në fuqi nga data 1 nëntor. Madje, në fashën e orarit të pikut, energjia për këto kategori do të paguhet 15% më shumë se çmimi bazë, ose me një tarifë 25.3 lekë/kWh.

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) kërkoi rishikim të çmimit për kategorinë e pikave të karikimit të makinave elektrike dhe të qytetarëve që instalojnë kapacitet mbi 11 kW në funksion të karikimit të makinave, për shkak se rritja e numrit të përdoruesve ka krijuar kosto të lartë te disbalancat.

“Nisur nga të dhënat e analizuara, kosto mesatare mujore e disbalancave mbi plan dhe konsumit mesatar mujor të pikave/stacioneve të karikimit të makinave elektrike arrin në 8 lekë/kWh.

Duke marrë në konsideratë parimet mbi të cilat kryhet përcaktimi i çmimeve si: kosto reflektuese, transparente dhe jodiskriminuese, vlerësojmë se kjo kosto duhet të shtohet mbi çmimin e shitjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kW, meqenëse kosto e disbalancave e planifikuar mbështetur në vlerat e lejuara nga ERE mbulohet nga çmimi 14 lekë/kWh”, argumentoi FSHU në kërkesën e saj.

Shoqata “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikata Shqiptare e Taksive depozituan në ERE një kërkesë me objekt pezullimin e menjëhershëm të të zbatimit të tarifës së re, deri në zhvillimin e një dëgjese publike me grupet e interesit, si dhe rishikimin e tarifës, me qëllim vendosjen e një çmimi preferencial për karikimin e taksive elektrike, si sektor publik, me ndikim social dhe mjedisor. Në vendimin e datës 31 tetor, Bordi i ERE-s vendosi të refuzojë kërkesën për pezullimin e menjëhershëm të tarifave të reja.

Lidhur me kërkesën e rishikimit të vendimit, Bordi i ERE-s bëri të ditur se do të shprehet me vendim përfundimtar brenda afateve ligjore të parashikuara për këtë procedurë. Në një letër dërguar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ERE-s, Sindikata Shqiptare e Taksive shprehet se rritja e çmimit të energjisë për karikimin e mjeteve elektrike penalizon transportin e gjelbër, dekurajon investimet në energji të pastër dhe bie ndesh me objektivat e qeverisë për dekarbonizim dhe ulje të ndotjes urbane./Monotor.al

tarifa aplikim mjete

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Dhjetor 2025, 07:15 E.d

Kriza pa kthesë e fasonit

Foto ilustruse Industria e veshjeve dhe këpucëve në vendin tonë pritet të përgjysmohet në numër në periudh&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet