LIVE UPDATES
Ekonomi

Importet drithërave ranë me 27 % në 10-mujor, shkak rezervat, emigrimi dhe prodhimi vendas

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë 10-mujorit u importuan rreth 193 mijë tonë drithëra nga më shumë se 266 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, me rënie 27.4%.

22 Nëntor 2022, 10:27 Nga I.A
Importet drithërave ranë me 27 % në 10-mujor, shkak rezervat,
Foto Ilustruese

TIRANË- Importet e drithërave në sasi shënuan rënie të fortë gjatë periudhës janar-tetor 2022, jo e zakontë në vitet e mëparshme. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë 10-mujorit u importuan rreth 193 mijë tonë drithëra nga më shumë se 266 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, me rënie 27.4%. Pas këtyre zhvillimeve qëndrojnë tre faktorë themelore. E para rezervat e trashëguara nga viti i kaluar, e dyta emigrimi i lartë i të rinjve gjatë këtij viti dhe e treta rritja e prodhimit vendas për autokonsum nga frika e bllokimit të furnizimeve nga lufta në Ukrainë.

Burimet nga tregu pohuan se, gjatë vitit të kaluar, importuesit rriten sasitë e furnizimeve të frikësuar nga çmimet e drithërave në bursat ndërkombëtare, të cilat po rriteshin me shpejtësi. Këtë vit tregjet e drithit u përkeqësuan edhe më tej pas luftës në Ukrainë, ku çmimet shënuan rekorde në të reja në fillim të marsit me mbi 1300 dollarë për tonë. Si kudo në botë edhe në Shqipëri konsumatorët blenë sasi të larta të miellit gjatë marsit dhe prillit 2022, por pas kësaj periudhe shitjet ranë në mënyrë drastike duke ndikuar edhe në rënien e importeve të reja.

Aktualisht një ton grurë kushton në bursat ndërkombëtare 800 dollarë, nga rreth 1300 dollarë që ishte në maj të vitit 2022, mirëpo mbiçmimi i dollarit ndaj lekut në nivelin 117 aktualisht lekë nga 107 lekë që ishte një vit më parë nuk po favorizon importin. Importet e drithërave në dy dekadat e fundit janë vënë në trend rënës edhe për shkak të pakësimit të popullsisë vendase nga lindjet më të pakta dhe nga emigracioni. Të dhënat nga Eurostat dhe nga Ministria e Brendshme e Britanisë tregojnë se, gjatë së paku 20 mijë shqiptarë kryesisht të rinj kanë kërkuar azil deri në vjeshtë.

Adi Haxhiymeri i cili drejton shoqatën Përpunuesve të Miellit, thotë se, konsumi i brumërave po pëson rënie çdo vit për shkak të emigracionit. Të rinjtë janë konsumatorët kryesorë të brumërave, ndaj largimi i tyre shënon rënie të menjëhershme në të shitjeve e për rrjedhoje edhe të importeve. Këtë fakt e pohuan edhe pikat e pakicës në Tiranë, të cilat pohuan se këtë vit konsumi ka pësuar rënie të ndjeshme për shkak të emigracionit. Fenomeni i cili më parë ka qenë më i dukshëm për rrethet, vitet e fundit dhe sidomos këtë vit ka përfshirë edhe Tiranën. Një anketë e INSTAT gjeti se gjatë 2011-2019 rreth 100 mijë persona janë larguar në emigracion nga kryeqyteti. Një arsye tjetër që ka ndihmuar sasinë në ulje të importeve të drithërave është edhe rritja e prodhimit vendas për vetë konsum. Statistikat për prodhimin e drithërave në vend mungojnë edhe pse sezoni i korrjeve ka përfunduar.

Marrë nga Monitor.al

instat

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit