LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Biznesi’ i Kupës së Botës, ku do vërshojnë paratë e shqiptarëve?

Ndonëse Shqipëria nuk është as vendi mikpritës i organizimit të kompeticionit dhe pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të fushës së futbollit, fitimet që priten të gjenerohen gjatë këtij muaji përfshijnë disa sektorë.

21 Nëntor 2022, 07:03 Nga DOSJA
‘Biznesi’ i Kupës së Botës, ku do vërshojnë
Katar

TIRANË- Është hera e parë që Kupa e Botës do të mbahet gjatë stinës së dimrit dhe pikërisht ky eveniment sportiv i shumëpritur nisi mbrëmjen e djeshme! Katar 2022 hyri tashmë në histori, pasi solli Kupën e Botës në Lindjen e Mesme për herë të parë, duke mirëpritur miliona tifozë dhe ekipe nga e gjithë bota dhe duke u dhënë një shtysë bizneseve turizmit dhe investitorëve në të gjithë rajonin.

Shteti i Katarit ka shpenzuar 220 miliardë dollarë për ndërtimin e infrastrukturës së klasit botëror, duke përfshirë rrugë të reja, transport publik, hotele dhe objekte sportive. Ndeshjet do të zhvillohen në tetë stadiume të teknologjisë së lartë, duke siguruar rehati maksimale për shikuesit. Dhe 1.5 milionë fansa pritet ta vizitojnë Katarin për ngjarjen historike, duke i dhënë një shtysë turizmit dhe industrisë së ushqimit dhe pijeve. Ndonëse Shqipëria nuk është as vendi mikpritës i organizimit të kompeticionit dhe pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe të fushës së futbollit, fitimet që priten të gjenerohen gjatë këtij muaji përfshijnë disa sektorë.

Janë fushata të tëra promocionale (me produkte apo shërbime) që janë hartuar dhe kanë nisur të zbatohen më herët me nisjen e këtij eventi gjigant që do të mbajë të mbërthyer njerëzit në mbarë botën nga data 20 nëntor deri në 18 dhjetor. Vendi ynë nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, por skuadra historike të zemrës si Brazili, Gjermania, Holanda, Anglia po. Listës së të preferuave të shqiptarëve u mungon Italia por a do të ndikojë kjo gjatë turneut sa i përket shikueshmërisë. ekspertët e fushës thonë se kjo mbetet për t’u parë gjatë zhvillimit.

Megjithatë, duke u mbështetur në vëzhgime si edhe në traditën e viteve të mëparshme, Gjermania dhe Brazili janë dy skuadra që mendohet se edhe këtë vit, do të marrin zemrat dhe brohoritjet e shqiptarëve. Shpenzimet për reklamat dhe marketingun rreth Kupës së Botës do të arrijnë një rekord të lartë këtë vit dhe ekspertët thonë se koha e tyre në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, i jep Katarit 2022 potencialin për të ofruar përvojën më unike për markat. FIFA gjeneroi më shumë se 3 miliardë dollarë të ardhura nga të drejtat e licencimit të televizionit dhe transmetimit gjatë Kupës së Botës së mëparshme.

Edhe këtë vit, sikurse ndodhi në 2018, Kupa e Botës do të transmetohet ekskluzivisht nga Radio Televizioni Shqiptar dhe do të jetë papagesë. Kostoja e së drejtës së transmetimit në Shqipëri, sipas zyrës së marketingut të Radio Televizionit Shqiptar, është informacion konfidencial. Por, e drejta e transmetimit nga RTSH do të ofrohet vetëm nga ky medium, i cili do të jetë e rishitësi në kanale të tjera. Natyra e fushatës së marketingut që do të shoqërojë këtë transmetim televiziv do të jenë kontrata sponsorizimi, reklamime, highlight – pra shitja e së drejtës së përmbledhjeve për televizionet e tjera në lajme apo në programe.

Një tjetër zë i rëndësishëm është edhe ‘publicview’ pra e drejta e transmetimit në vende publike që organizohen posaçërisht për eventin dhe ku zhvillohet aktivitet komercial. Drejtori i marketingut pranë RTSh, Elton Kadisi tha se vitet e fundit, çmimet e të drejtave televizive në fushën e sportit janë rritur shumë. Sa i përket reklamimit, z. Kadisi thotë se interesi për reklama ka qenë më i lartë se sa eventet e mëparshme dhe sponsor gjeneral janë kompani të mëdha në vend. Shqiptarët vijojnë t’i mbeten besnikë birrës për raste të tilla. Në një komunikim, disa nga kompanitë prodhuese apo importuese të birrave në Shqipëri, tregojnë se kjo ngjarje është ndër më shpresëdhënëset sa u përket përfitimeve që mund të arrijnë.

Sipas tyre, tre janë kanalet e shpërndarjes: lokalet, që pritet të shtojnë dyfish porositë e tyre, një pjesë e madhe e tyre kanë vendosur një ambient dedikuar birrës. I dyti, supermarketet dhe marketet e shumicës kudo në Shqipëri, që janë kryesisht të lidhur me kërkesat e individëve dhe konsumin në familje. I treti do të ishin ambientet e jashtme të organizuar për këtë event, që premtojnë në mënyrë të pashmangshme konsum të lartë. Pa diskutim, formatet e pijeve që pëlqehen më shumë janë ato 0.33 ml dhe mbi të gjitha krikot, që do pritet të konsumohen shumë në lokale apo ambientet e hapura në kryeqytet.

Zona që pritej të mblidhte më shumë tifozë është ajo në sheshin “Skënderbej”, i cili pritej të shndërrohet në një “pikë të nxehtë”, por stina dhe moti duket se nuk e favorizon këtë. Ende nuk janë parë instalacione grumbullimesh për Tifozët. Lokale të ndryshme në Tiranë thonë njëzëri se në të tilla ngjarje sportive është e vështirë që të bëhen parashikime të sakta mbi fitimet që do të vijnë nga nxitja e konsumit. Sidomos duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve në tërësi që ka frenuar konsumin. Megjithatë, shprehin bindjen se duke u afruar e festave e Nëntorit apo atmosfera e fundvitit, dhe Botërori do të rrisin xhirot e tyre. Në shumë lokale në kryeqytet nuk mungon ekrani i madh dhe promocionet e ndryshme, me oferta pijesh në oraret e zhvillimit të ndeshjeve, ku kulmon transmetimi në orët e mbrëmjes.

Në komunikim me disa kompani shitje me pakicë të elektroshtëpiakeve e produkteve teknologjike, pohohet se që në fillim të muajit nëntor nisën interesimet për Televizorë më të mëdhenj, por ato e lidhin jo vetëm më Botërorin këtë element. Sipas tyre, një faktor që ka nxitur rritjen e shitjeve të televizorëve të formateve të mëdha është rihapja e basteve në janar 2023.

Tashmë është zyrtare, 3 shqiptarë do të jenë në Kupën e Botës. Mes lojtarëve të grumbulluar të Skuadrës së Zvicrës janë tre lojtarë shqiptarë: kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari. Ky fakt është nxitës, sipas ekspertëve të fushës së futbollit, për të qenë më të predispozuar që të ndjekim ndeshjet ku do të luajë Zvicra, gjë që do të sjellë angazhim më të madh në terma ekonomikë për vendin tonë, në fushat e basteve, konsumit dhe frekuentimit të ambienteve jashtë etj. Për pjesëmarrje në fazën e grupeve, FIFA ka siguruar shpërblim prej 8.7 milionë eurosh për secilën përfaqësuese, ndërsa për kualifikim në 1/8 e finales skuadrat do të kenë përfitime prej 12.5 milionë eurosh. Për arritje në çerekfinale është i garantuar një çmim në të holla prej gati 16.5 milionë euro, ndërsa vendi i katërt do të shpërblehet me 24 milionë euro.

Për vendin e tretë është i garantuar një çmim prej 26 milionë eurosh, nënkampioni do të arkëtojë 30 milionë euro, kurse kampioni i botës gjithsej 42 milionë euro. FIFA gjithashtu do të sigurojë më shumë se 200 milionë euro si kompensim për klubet, lojtarët e të cilëve do të luajnë në Kampionatin Botëror.

Marrë nga Monitor.al

kupa e botes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet