LIVE UPDATES
Ekonomi

Mbyllja e fabrikave ngadalëson eksportet në tetor, “rezistojnë” tekstilet dhe këpucët

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në tetor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të dytin muaj tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

18 Nëntor 2022, 07:08 Nga A.B
Mbyllja e fabrikave ngadalëson eksportet në tetor,
Fabrika

Rritja e eksporteve është ngadalësuar ndjeshëm për të disatin muaj radhazi, teksa sektori po vuan pasojat e krizës globale dhe kostove të larta të energjisë si dhe ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit nga dy sipërmarrje të mëdha, Kurum dhe Albchrome.

Në tetor eksportet u rritën me 12.5% me bazë vjetore, sipas INSTAT,  që është zgjerimi më i ulët i këtij viti, në shtator shifra ishte 16.3% dhe në muajt e parë të vitit zgjerimi mujor ishte rreth 50%.

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në tetor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të dytin muaj tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

Janë ngadalësuar ndjeshëm dhe eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, një sektor i goditur nga rritja e kostove, sidomos të energjisë.

Tekstilet dhe këpucët janë ato që po mbajnë peshën kryesore në rritjen e eksporteve, të ndjekura nga makineritë dhe pjesët e këmbimit.

Sipas INSTAT, në Tetor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 miliardë lekë, duke u rritur me 12,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 0,8%, në krahasim me Shtator 2022.

Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 404 miliardë lekë, duke u rritur me 35%, nga mbi 50% që ishte zgjerimi në muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT, në Tetor 2022, në rritjen e eksporteve prej 12,5%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,9 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,8 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +2,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,2 pikë përqindje.

Për 10 mujorin, Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +9,3 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,6 pikë përqindje.

Fasoni përshpejtohet sërish

Tekstilet dhe këpucët kanë parë rritje të porosive, por problem mbetet fuqia punëtore.

Sipas INSTAT, eksportet e Tekstile dhe këpucë, që janë grupi më i madh në vend, me 27% të totalit, u rritën me 22% për 10 mujorin, duke përshpejtuar sërish ritmet (zgjerimi ishte 19.7% me bazë vjetore për 9 mujorin).

Edvin Prençe kryetar i Proeksport Albania pohoi për Monitor se eksportet më tepër janë rritur në vlerë sesa në sasi, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para. Sipas tij në industrinë fason 80% të eksporteve e zënë kostot e lëndëve të para dhe pjesa e mbetur është kosto e krahut të punës.

“Aktualisht porositë për industrinë fason janë me rritje krahasuar më parë. Por rritja e eksporteve nuk është ndikuar nga shtimi i porosive, por nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe kostos për fuqinë e punëtorëve. Pra efekti rritës te eksportet është më i lartë nga vlera e porosive, sesa nga sasia e tyre”.

Materialet e ndërtimit dhe metale, bien pasi Kurum ndërpreu prodhimin nga energjia e shtrenjtë

Materialet ndërtimit dhe metalet kanë shënuar rënie për të dytin muaj radhazi, duke u tkurrur me 13.2% në tetor.

Në gusht, Kurum International, një ndër eksportuesit më të mëdhenj njoftoi mbylljen e përkohshme të fabrikës së prodhimit të çelikut për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Kompania vijoi eksportet edhe në gusht, pasi kishte stok, ndërsa efekti u ndie në shtator e tetor.

Për 10 mujorin, ky grup është rritur me 43%, si rrjedhojë e çmimeve të larta që i kanë nxitur eksportet në vlerë në pjesën e parë të vitit.

Mbyllja e fabrikave ngadalëson eksportet në tetor,

Ngadalësohen mineralet dhe lëndët djegëse

“Mineralet, lëndë djegëse, energjia” ngadalësuan sërish ritmet e rritjes në tetor, duke u zgjeruar me 13.6%, nga mbi 50% në gusht. Për 10 mujorin shitjet u rritën me 53%, nga 58% për 9 mujorin,.

Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh i naftës në vend pohon se rritja e eksporteve të tij ka ardhur si rrjedhojë e çmimit më të lartë, ndërsa në sasi pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Një nga eksportuesit më të mëdhenj të mineraleve Albchrome pothuajse ka ndalur aktivitetin në shtator. Kompania zotëron 4 furra prodhimi në uzinat në Elbasan dhe Burrel ku vetëm njëra prej tyre vijon punën.

Ushqimet dhe pijet rritje e ngadaltë

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve u rrit me 14.7% për 10 mujorin, nga 20% në 5-mujor.

Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera. Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.

Makineritë e pajisjet në rritje të fortë

Makineritë e pajisjet kanë shënuar ecuri pozitive duke qenë grupi i dytë me kontributin më të lartë në zgjerimin e eksporteve, pas tekstileve e këpucëve. Ky grup u rrit me 37% për 10 mujorin. Sektori është nxitur vitet e fundit nga ngritja e fabrikave që montojnë pjesë elektrike për automjetet. Përfaqësues e kompanive pohojnë se ata po përfitojnë nga zhvendosja e tregjeve të prodhimit pas luftës në Ukrainë, që ka rritur kërkesën për fabrikat shqiptare.

Sipas INSTAT, deficiti tregtar i këtij muaji është 45 miliardë lekë, duke u rritur me 5,5%, krahasuar me Tetor 2021 dhe duke u ulur me 8,7%, në krahasim me Shtator 2022.

Për 10 mujorin, Deficiti tregtar arriti vlerën 374 miliardë lekë, duke u rritur me 12,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Rriten eksportet me Italinë, bien me Kosovën

Sipas INSTAT, Në muajin Tetor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2021 janë: Itali (20,3%), Gjermani (34,4%) dhe Maqedoni (3,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (13,8%) ,Spanja (13,4%) dhe Greqia (16,9%).

Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (42,1%), Gjermani (74,4%) dhe Greqia (21,1%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (0,03%) dhe Spanja (15,1%).

Në muajin Tetor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Tetor 2021 janë: Turqia (24,7%), Kina (28,0%) dhe Spanja (53,5%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (1,4%), Greqia (4,2%) dhe Gjermania (3,7%).

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (9,0%), Turqia (39,9%) dhe Greqia (28,4%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (14,4 %), Rusia (15,2%) dhe Zvicra (27,2%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60,2%, të gjithë tregtisë. Në Tetor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,9% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,6% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,6%), Turqia (8,2%), Greqia (6,7%) dhe Kina (6,3%).

Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 59,6% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Tetor 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,9% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,4%), Turqia (8,4%), Greqia (7,2%) dhe Gjermania (6,5%)./MONITOR

fabrika

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës