LIVE UPDATES
Ekonomi

Mungesa e qumështit shtrenjton bulmetin; Çmimi i gjalpit arrin 1,600 lekë, ndikohet dhe nga kërkesa e lartë për bakllava

Tashmë u bë 1 vit që në treg qumështi i lopës gjendet me vështirësi. Në muajt korrik -gusht fabrikat përpunuese kishin mungesë të djathit të stazhinuar.

21 Nëntor 2022, 07:06 Nga DOSJA
Mungesa e qumështit shtrenjton bulmetin; Çmimi i gjalpit arrin 1,600
Bulmet

TIRANË- Në tërësi produktet e bulmetit sipas listës së re në supermarkete për produktet e një prej kompanive më të mëdha në treg janë shtrenjtuar sërish nga 9 deri 30%. Rritja më e lartë është shënuar te produkti i gjalpit dhe djathit të lopës. Çmimi i gjalpit të lopës prej ditësh në supermarkete dhe dyqanet ushqimore po shitet më shtrenjtë sesa mishi. Nga fillimi i muajit tetor çmimi i gjalpit të lopës në dyqanet ka arritur 1,500 deri 1,600 lekë/kg nga 1,250 lekë që ishte një muaj më parë. Çmimi është shtrenjtuar 20-28% më shtrenjtë. Për produktet e tjera të bulmetit si: gjiza çmimi është rritur 27% nga 220 lekë çmimi ka arritur 280 lekë; kaçkavalli i lopës është rritur 13% dhe i deles 9%, çmimi i djathit të lopës është rritur 28%, krem i qumështit është rritur 50%.

Çmimi i gjalpit prej disa ditësh është shtrenjtuar edhe nga një tjetër operator. Taulant Pupa administratori i kompanisë “Vita 2001” tha së për shkak të rritjes 75% të qumështit të lopës nga fermerët është detyruar të shtrenjtojë çmimin e gjalpit rreth 18%. Çmimi i gjalpit nga kjo kompani po shitet 1,000 kg nga 850 lekë që shitej më parë. Ndërsa qumështi i lopës nga fermerët nga 40 për litër po shitet 70 lekë, ndërsa fermat e mëdha e shesin 80 lekë.

Pupa shton se përveç kostos së qumështit rritja e çmimit është ndikuar edhe nga kërkesa e lartë e gjalpit për përgatitjen e bakllavasë në prag të festave të fundvitit, në një kohë kur produkti i stazhinuar është në sasi më të ulët se vjet. Edhe kompanitë e tjera përpunuese veçojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kostove. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Lufra” Luis Ndreka tha se deri tani çmimet janë rritur 40 deri 50% më shumë se vitin e kaluar, për shkak të kostove.

“Problematika më e madhe është mungesa me rreth 15% e qumështit lëndë e parë në vend. Vështirësia për të gjetur sasinë e duhur të qumështit nga fermat rrjedhimisht ka prishur ekuilibrat e çmimit. Sot çmimi me të cilin po blihet qumështi në derën e fermës e kalon çdo shtet të Europës. Të mos harrojmë që lënda e parë qumësht është rreth 65% e kostos totale të produktit final dhe një ndryshim në këtë kosto ka impakt shumë të madh në koston totale”, pohoi ai.

Tashmë u bë 1 vit që në treg qumështi i lopës gjendet me vështirësi. Në muajt korrik -gusht fabrikat përpunuese kishin mungesë të djathit të stazhinuar.

“Kjo ka ardhur për shkak të rënies së numrit të fermave të vogla. Edhe pse fermat e mëdha të mbajtjes së lopëve janë rritur në raport me reduktimin e fermave të vogla zgjerimi i tyre nuk ka efekt te prodhimi. Rënia e fermave të vogla ka ardhur për shkak të emigrimit të rinjve. Kërkesa për djathë lope po plotësohet me vështirësi me qumësht nga jashtë, pasi edhe qumështi i importit po gjendet me vështirësi”, shtoi më herët për Monitor një tjetër operator.

Të gjithë operatorët e tregut për këtë vit kanë shtrenjtuar çmimet e produkteve të tyre nga 3 deri në 5 herë. Rritje tjetër pritet parashikohet të ketë edhe për muajin mars, pasi pritet që me nisjen e prodhimit të qumështit të deles dhe dhisë çmimi të jetë 20 deri 30% më shumë.

Marrë nga Monitor.al

kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet