LIVE UPDATES
Ekonomi

Hotelet që shkarkojnë në det, liqene dhe lumenj duhet të instalojnë impiante/ Bizneset: Kostoja e papërballueshme para sezonit

Por bizneset ngrenë shqetësimin se instalimi i impianteve të kërkuara, që siç përcaktohet në udhëzim do të trajtojë mbetjet me llum aktiv, kushton në vlera nga 80 mijë deri 100 mijë euro. Nga drejtuesit e bizneseve u tha se kostoja për instalimin e impiantit është e papërballueshme në prag të sezonit të ri turistik.

1 Mars 2024, 07:44 Nga N.F
Hotelet që shkarkojnë në det, liqene dhe lumenj duhet të
Foto ilustruese

TIRANË- Që nga fshatrat, komplekset turistike, resortet, hotelet, motelet, bujtinat, kampingët dhe njësitë e tjera të akomodimit të ngritura në zonat bregdetare, pranë liqeneve dhe lumenjve që nuk trajtojnë ujërat e ndotura dhe i derdhin ato në ujërat larëse janë të detyruara të zëvendësojnë gropat skeptike me instalim impiantesh të teknologjisë së fundit.

Pas publikimit në Fletoren Zyrtare më 5 janar 2024 të Aktit Normativ “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse” ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë firmosur udhëzimin e përbashkët ku përcaktohen standardet teknike që duhen të ndiqen nga subjektet pranë zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve, për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve bashkëkohore për trajtimin e ujërave të ndotura.

Por bizneset ngrenë shqetësimin se instalimi i impianteve të kërkuara, që siç përcaktohet në udhëzim do të trajtojë mbetjet me llum aktiv, kushton në vlera nga 80 mijë deri 100 mijë euro. Nga drejtuesit e bizneseve u tha se kostoja për instalimin e impiantit është e papërballueshme në prag të sezonit të ri turistik. Afati për instalimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura është 90 ditë pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ.

Bizneset kanë afat deri në fund të muajit mars të instalojnë pajisjet apo sistemet e përcaktuara ose në të kundërt, siç përcaktohet në Aktin Normativ nëse Task-Forca, pas kryerjes së monitorimit dhe inspektimit, kur konstaton mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual në përputhje me rregullat teknike për trajtimin e ujërave të ndotura, bizneset do të dënohen me gjoba që variojnë nga 1,500,000 lekë deri në 2,650,000 lekë. Po ashtu subjektet nuk do të mund të marrin edhe certifikatën e përdorimit për objektin ose projektin e ndërtuar apo të zhvilluar. Udhëzimi të përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit përcakton standardet teknike për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve.

“Kjo Rregullore Teknike bën të mundur orientimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike, në zonat bregdetare dhe bregun e liqeneve e të lumenjve apo janë në proces ndërtimi ose kanë aplikuar për leje ndërtimi, në bazë të kapacitetit dhe zgjidhjeve teknike ekzistuese të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura sipas përcaktimeve në Aktin Normativ nr.8, datë 28.12.2023.

Në përmbajtje të saj fillimisht përcaktohen vlerat e lejuara të shkarkimeve nga trajtimi i ujërave të ndotura, të cilat duhet të përmbushen nga subjektet përkatëse, teknologjia për trajtimin e ujërave të ndotura, e cila duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv, si dhe zëvendësimi i Gropave Septike.

Nga ana tjetër, janë dhënë udhëzime për mënyrën e vendosjes së impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, i cili duhet të përfshijë njësinë e paratrajtimit ose trajtimin mekanik, njësinë e trajtimit biologjik dhe pusetën e kontrollit në dalje të impiantit. Gjithashtu, janë parashikuar, kushtet teknike të instalimit të Impiantit, duke përfshirë procesin e gërmimit, mbushjes dhe rikthimit të sipërfaqeve në gjendjen e mëparshme”, citohet në udhëzim “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotur për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotur dhe të pa trajtuara pranë ose në ujëra larës”.

Në udhëzim përcaktohet se teknologjia e Impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv. “Të gjitha subjektet që disponojnë Gropa Septike duhet t’i zëvendësojnë me impante të trajtimit me llum aktiv dhe të plotësojnë standardet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve sipas përcaktimeve në Aneksin nr. 2 të kësaj Rregullore Teknike”, thuhet në rregullore. Në rregullore llogariten edhe kapacitetit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura që do të përcaktohet sipas madhësisë së subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përkufizimeve të nenit 2, të Aktit Normativ nr. 8, datë 28.12.2023, si dhe kapacitetit të shfrytëzimit.

“1.Kapaciteti mesatar i shfrytëzimit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik për njësi dhe dhomë është përcaktuar 3 persona. 3. Kapacitetit i shfrytëzimit për njësi shërbimi është përcaktuar 1.75 m2/person. 4. Sasia e ujërave të ndotura të shkarkuara nga çdo person do të merret 100% e sasisë së ujit të konsumuar, sipas metodologjisë për vendosjen e tarifave të Entit Rregullator të Ujit. 5. Sasia e ujit të konsumuar për çdo person do të merret 200 litra/person/dite, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 10.2.2021 “Për miratimin e rregullave teknike të projektimit e të ndërtimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimin”. 6. Për njësitë e shërbimit sasia e ujit të konsumuar do të merret 40 litra/person/dite bazuar në standardet më të mira europiane. 7. Kapaciteti i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura përcaktohet në bazë të ngarkesës së ndotjes që trajton dhe shprehet në PE ose “NJP, njëvlerës për popullsinë”. 1 PE = 200 litra ujë i ndotur urban në ditë ose 1 PE = 1 person. Për njësitë e shërbimit përcaktimi i kapacitetit llogaritet si raport i sasisë së ujit të konsumuar për person/dite me sasinë e përcaktuar për ujin e ndotur urban për 1 PE. Konkretisht, 1 person = 0.2 PE”, thuhet në neni 10 të Rregullores.

Marrë nga Monitor

biznese shkarkime ne det

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet