10 Qershor 2026, 16:07
Nga E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon rënien dhe preku të mërkurën një minimum të ri historik, më afër se kurrë më parë pranë pragut të 95 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.07 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi Euro-Lek ka rënë me afërsisht 1.8% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 2.9%.
Me hyrjen në stinën e verës, presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po forcohen më shumë. Kjo ishte e pritshme, për shkak të ndikimit më të rëndësishëm të prurjeve nga turizmi mbi ofertën e valutës në tregun vendas.
Blerjet e Bankës së Shqipërisë kanë ndikuar për ta mbajtur nën kontroll dhe për ta ngadalësuar tendencën e zhvlerësimit të Euros, por pa arritur ta frenojnë atë plotësisht. Në komunikimet publike lidhur me ndërhyrjet në kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka theksuar se nuk synon mbajtjen e nivele të caktuara të kursit të këmbimit, por shmangien e lëvizjeve shumë të forta të saj, në rastin konkret në kahun rënës.
Në periudhën 2024-2025, Banka e Shqipërisë bleu më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet besohet se kanë qenë të konsiderueshme edhe në pjesën e parë të vitit 2026, por vlerat e operacioneve nuk kanë qenë publike.
Perspektivat afatshkurtra të kursit duken në favor të një forcimi të mëtejshëm të Lekut, për shkak të sezonit turistik.
Nga ana tjetër, shtrenjtimi i karburanteve dhe rritja e inflacionit të importuar në muajt e fundit nuk po sjell ndonjë efekt të dukshëm në rritjen e kërkesës për valutë dhe në frenimin e rënies së kursit të Euros.
Por, rritja e inflacionit mund të ndikojë në qasjen e Bankës së Shqipërisë në lidhje me ndërhyrjet në tregun valutor. Në kushtet e një inflacioni që e ka arritur tashmë objektivin prej 3% dhe që duket të shfaqë tendenca në rritje të mëtejshme, Banka Qendrore nuk është më e justifikuar për ta frenuar forcimin e Lekut, me argumentin e kontrollit të inflacionit.
Një tërheqje e Bankës së Shqipërisë do ta linte kursin nën efektin e plotë të forcave të tregut, të cilat për momentin duken se ushtrojnë trysni në favor të një forcimi të mëtejshëm të monedhës vendase kundrejt Euros.
Forcimi i Lekut në teori do të zbuste presionet inflacioniste, të paktën në segmentin e mallrave dhe shërbimeve të importuara. Por, nga ana tjetër, Leku gjithnjë e më i fortë po gërryen përfitueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e degëve eksportuese të ekonomisë. /Monitor
euro renie kurs kembimi
Ekonomi
8 Qershor 2026, 18:01
E.d
Foto ilustruse
Administrata tatimore ka kujtuar se 30 Qershor 2026 është afati i fundit për dorëzimin e deklaratave tatimore të pa...
Ekonomi
8 Qershor 2026, 17:46
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum t&e...
Ekonomi
5 Qershor 2026, 08:08
D.S
TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për p&...
Ekonomi
4 Qershor 2026, 07:12
E.d
Foto ilustruese
Kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin e Marrëveshjes të Paqes Fiskale. Bizneset kan&e...
Ekonomi
1 Qershor 2026, 07:54
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritjen e të ardhurave buxhetore në ra...
Ekonomi
1 Qershor 2026, 07:53
I.A
TIRANË- Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshir&eu...
Ekonomi
1 Qershor 2026, 07:49
I.A
Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas të...
Ekonomi
27 Maj 2026, 19:16
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në ...
Ekonomi
26 Maj 2026, 07:36
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Në muajin mars pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore (DIVA 2025)...
Ekonomi
25 Maj 2026, 11:29
I.A
TIRANË- Sistemi SelfCare, nëpërmjet të cilit bizneset kryejnë veprimet administrative online, sërish ka shfaqur probleme funksio...