Dita e 9 e protestës kundër projektit në Zvërnec/ Mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë: Revolucion dhe dorëheqje!
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
Sipas agjentëve të tregut, rënia e Euros po vazhdon të nxitet nga një ofertë e lartë e valutës në treg, ndërsa kërkesa nuk arrin të ndjekë të njëjtin ritëm, pavarësisht blerjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë.
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.19 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi i Euros duket tashmë i orientuar drejt kufirit të 95 lekëve, i nxitur nga rritja e pritshme e ofertës valutore për shkak të sezonit veror.
Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.6% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 2.8%.
Sipas agjentëve të tregut, rënia e Euros po vazhdon të nxitet nga një ofertë e lartë e valutës në treg, ndërsa kërkesa nuk arrin të ndjekë të njëjtin ritëm, pavarësisht blerjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë.
Banka Qendrore ka luajtur një rol të rëndësishëm në tregun valutor në dy vitet e fundit, duke tërhequr nga tregu më shumë se dy miliardë euro. Kjo e ka frenuar pjesërisht rënien e Euros, që në mungesë të kërkesës shtesë të Bankës Qendrore do të kishte arritur nivele edhe më të ulëta.
Megjithatë, rritja e inflacionit mund ta çojë Banën e Shqipërisë në një pikë dileme. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, për majin inflacioni arriti nivelin 3%, që është edhe objektivi pikësor i Bankës Qendrore.
Deri tani, ndërhyrjet në tregun valutor ishin motivuar kryesisht me objektivin e inflacionit, për të frenuar efektin deflacionist të inflacionit të importuar mbi çmimet e konsumit në ekonominë shqiptare.
Tashmë që inflacioni është rikthyer në objektiv, vështirë se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë mund të mbështeten më mbi argumentin e stabilitetit të çmimeve. Në rast se Banka Qendrore tërhiqet nga ndërhyrjet në tregun valutor ose të paktën i redukton këto ndërhyrje, gjasat janë që rënia e Euros të vazhdojë, të paktën gjatë verës, për shkak të rritjes së pashmangshme sezonale të ofertës.
Forcimi i mëtejshëm i Lekut mund të japë një kontribut pozitiv në kontrollin e inflacionit, që pritet të vazhdojë rritjen, për shkak të çmimeve më të larta të karburanteve dhe ndikimit të tyre në kostot e prodhimit.
Por, nga ana tjetër, një dobësim i mëtejshëm i Euros do të godiste edhe më shumë sektorët eksportues të ekonomisë, duke filluar nga vetë turizmi. Zhvlerësimi i Euros i ul të ardhurat në Lekë dhe tkurr marzhet e eksportuese, duke i shtyrë drejt rritjes së çmimeve dhe humbjes së konkurrueshmërisë./Monitor
TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për p&...
Foto ilustruese Kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit për aplikimin e Marrëveshjes të Paqes Fiskale. Bizneset kan&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritjen e të ardhurave buxhetore në ra...
TIRANË- Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshir&eu...
Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas të...
foto ilustruese TIRANË- Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në ...
foto ilustruese TIRANË- Në muajin mars pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore (DIVA 2025)...
TIRANË- Sistemi SelfCare, nëpërmjet të cilit bizneset kryejnë veprimet administrative online, sërish ka shfaqur probleme funksio...
Shoqatat e bizneseve pohojnë njëzëri se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të sjellë rritje të sigu...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria është kthyer në kantier ndërtimi me rrugë e hekurudha të hapura nga qeveria dhe n...