LIVE UPDATES
Ekonomi

Ministria e Financave: Individët më pak interes për të blerë borxhin e qeverisë

Investimet e individëve në bono po ulen për të tretin vit radhazi, ndërsa pesha e individëve në strukturën e financuesve të borxhit të brendshëm publik ka arritur nivelin më të ulët që prej vitit 2018.

27 Maj 2026, 19:16 Nga D.S
Ministria e Financave: Individët më pak interes për të
foto ilustruese

TIRANË- Pjesa e borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të tremujorit të parë 2026, individët zotëronin 16.75% të borxhit të brendshëm, nga 18.53% në fund të vitit 2025. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte dhe investimet e kryera nëpërmjet bankave tregtare.

Investimet e individëve në bono po ulen për të tretin vit radhazi, ndërsa pesha e individëve në strukturën e financuesve të borxhit të brendshëm publik ka arritur nivelin më të ulët që prej vitit 2018.

Rënia e interesit të individëve konfirmohet edhe nga ecuria e investimeve të reja gjatë periudhës. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për tremujorin e parë 2025 individët investuan 7.9 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, në rënie me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 2370, me një rënie vjetore prej 17.6%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 5.8 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 15.2%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 2.1 miliardë lekë, 15.9% më pak krahasuar me 3-mujorin e parë 2025.

Pjesa e portofolit të borxhit të brendshëm e mbajtur nga individët pati arritur nivelin më të lartë historik prej 20.4% në vitin 2023. Kjo u nxit nga rritja e shpejtë e yield-eve që pasoi valën inflacioniste në vitit 2022. Por, rënia e yield-eve gjatë dy viteve të fundit është reflektuar menjëherë në zbehjen e interesit të individëve për të investuar në titujt e borxhit qeveritar.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve në përgjithësi kanë shfaqur një tendencë rënëse edhe në tremujorin e parë të vitit, falë gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm në fund të marsit 2026 ra në 4.19%, nga 4.23% që kishte qenë në fund të vitit 2025 dhe 4.42% që kishte qenë një vit më parë. Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.33%, nga 4.35% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Aktualisht, yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët që prej vitit 2022, kur kriza inflacioniste që nxiti konflikti në Ukrainë solli një rritje të fortë të normave të interesit në tregjet financiare. Ecuria e yield-it mesatar konfirmon një ecuri përgjithësisht në rënie të kostos së huamarrjes së qeverisë shqiptare edhe në tremujorin e parë të vitit.

Yield-i mesatar i borxhit ka pësuar rënie, megjithëse Ministria e Financave ka vijuar të rrisë maturitetin mesatar, nëpërmjet shtimit të peshës specifike të instrumenteve afatgjata në strukturën e huamarrjes së re./Monitor.al

ministria e financave borxhi i qeverisë

Sondazh

Poll
Ekonomi 23 Maj 2026, 08:07 I.A

Shesh xhirimi i ri i Europës Juglindore

Foto Ilustruese TIRANË- Në një moment kur konkurrenca globale për produksionet audiovizuale është kthyer në një gar...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet